Ka netë me shi

Autorja: Xheraldina Vula

Nga dritarja e shtatë shoh turnin e tretë siluetat
rrëshqasin si në ujë punëtorë të lodhur gërvishin tokën
me thonj të zi fqinjët përballë ç’bëjnë që lëvizin apartamentit
vras mendjen shikoj tinëzisht minutat që humbim ka netë me shi
që për dreq s’të lëne ta bëshë atë punë ti nevrikosesh
shfleton fytyrën time ta gjesh veten e lodhur jam të them
nuk mund të qeshem një ditë këmbët e mia do të rrëshqasin
në Ors Vezer Tere ti s’do të jeshë aty dhe aq më bën po s’të pashë
kurr më të them ka netë me shi që për dreq s’të lënë ta bëshë atë punë
e më vie të pëlcas si nuk qëlloi ditë me diell