Sonte
Moj e bukura More u këndua sonte
Eenny s’kuptonte dot nga fjalët
nga zëri nga vaji s’kuptonte
as dhimbjes ndoshta s’ia ka frikën
si unë sonte në humbje të mikut
Wenny jep para në kitarë natën
e fituar në Prishtinën tërë ritëm
as dhimbjes ndoshta s’ia ka frikën
si unë sonte për qytetin për syrin
që fle s’më pret unë kthehem vonë
Moj e bukura More u këndua sonte