Dashuri e virgjër

Autori: Yasunari Kawabata

Përkthyesja: Ledia Dushi

(Pjesë nga novela «Shtëpia e bukurosheve të fjetura»)

Yasunari Kawabata, ndër emrat më të mëdhenj të prozës japoneze dhe asaj botërore, u lind në Osaka më 11.7.1899. Pas kryerjes së studimeve në Universitetin Perandorak të Tokios (1924), diplomohet për letërsi japoneze. Ndërkohë që nis të shkruajë, punon si gazetar. Kawabata është një nga themeluesit e revistës «Bungei Jidaji» (1924) dhe shtëpisë botuese «Kamakura Bunko» (1945). Në vitin 1948 zgjidhet kryetar, ndërsa në vitet 1959-1969 zëvendëspresident i P.E.N.-it japonez. Në vitin 1969 shkon në Honolulu si shkrimtar rezident i Universitetit të Hawaii-it. Yasunari Kawabata është nderuar jo vetëm me çmimet kombëtare: «Kikuchi Kan» (1944), «Geijutsuinsho» (1952), «Noma» (1954), etj, por dhe me medaljen gjermane ‘Goethe» (1959), Çmimin francez të «Libri i Huaj më i Mirë» (1961) dhe Çmimin «Nobel» (1968), Kawabata është anëtar i Akademisë së Arteve të Japonisë.
Ndër titujt e shumtë të njohur në mbarë botën po përmendim romanet: «Valci i lules» (1936), «Atdheu i dëborës» (1948), «Yëri i malit» (1954), «Liqeni» (1955), «Bukuri dhe mërzi (1965) dhe librat me tregime e novela: «Kërcimtari Izu e të tjera» (1964), «Shtëpia e bukurosheve të fjetura dhe tregime të tjera» (1969), nga i cili ësht ëmarrë fragmenti i mëposhtëm.
Kawabata i dha fund jetës me vetëvrasje në vitin 1972.

U shtri ngadalë duke patur frikë se zgjonte vajzën, gjë që gjithsesi nuk mund të ndodhte. Dukej se vajza nuk kishte asgjë veshur. U duk sikur tkurri gjoksin, shtrëngoi vithet ose dha shenja se po lëvizte, si të kishte ndjerë praninë e plakut.
Nga një grua e re, qoftë edhe në gjumë të thellë, mund të pritej një reagim i pavetëdishëm, por nuk munds të bëhej fjalë për një gjumë normal. Pikërisht për këtë, me shumë kujdes Eguki, duke u shtrirë, u shmang që të mos e prekte.
Gjuri i përkulur i vajzës zgjatej përpara; kështu Eguki kishte hapësirë të kufizuar për këmbët e tij. Vajza, që flinte mbi ijen e majtë, nuk e hidhte njerën këmbë mbi tjetrën në një qëndrim mbrojtës, por e mbante atë plotësisht të shtrirë. Eguki e kuptoi pa pasur nevojë ta shikonte.
Meqë shpinën e kishte të përkulur, dukej sikur këndi i shpatullës dhe ijes së majtë nuk i përkisnin të njëjtës krijesë. Mund të thuhej se vajza nuk ishte shtatlarë. Edhe dora, të cilën pak më parë plaku Eguki e kishte shtrënguar, dukej se ishte zhytur në gjumë e tani prehej në të njëjtin pozicion, atje ku e kishte lënë të binte. Kur plaku lëvizi jastëkun, dora e vajzës u lëshua përsëri. I mbështetur mbi bërryl për ta admiruar, Eguki përshpëriti:
«Është me të vërtetë gjallë».
Që ishte e gjallë, nuk pati asnjë dyshim që në fillim, por pëshpëritja e Egukit dukej sikur donte të thoshte «magjepsëse». Me t’i shqiptuar, ato fjalë lanë një jeh grotesk. Kjo vajzë e përhumbur në gjumë e që nuk merrte vesh se ç’bëhej, nuk kishte mundr ta ndalte kohën, por vetëm kishte marrë diçka praj saj. Mos vallë ishte fundosur në një humnerë të thellë?
Kukulla të gjalla nuk ekzistojnë, por ajo nuk ishte e tillë. Ishte kthyer në një lodër të krijuar përtë mos turpëruar pleqtë e paseks. Jo, nuk bëhej fjalë për një lodër: për ata pleq ishte, ndoshta, vetëm jeta.
Ndoshta ishte ajo jetë me të cilën qetësisht mund të kishin kontakt. Për këtë, dora krejt e afruar e vajzës u duk edhe më e butë, edhe më e bukur, para syve hipermetrope të Egukit. Në të prekur ishte e lëmuar e dukej pa asnjë shenjë. Sytë e plakut vunë re se e kuqja e nxhetë e gjakut, pak nga pak më e theksuar drejt majës së gishtave, ishte e dallueshme edhe në bulën e veshit që shfaqej midis flokëve.
Edhe të kuqtë në bulën e veshit tregonte freskinë e vajzës që ishte si një teh në gjoksin e plakut. Eguki kishte mbërritur në atë shtëpi pas njëfarë sigurie, i shtyrë nga kurreshtja. Por kishte të ngjarë që pleqtë më të vajtur se ai ta frekuentonin me kënaqësi të madhe e me trishtim të thellë.
Vajza kisht eflokë të gjatë. Ndoshta nuk i priste që t’i lejonte pleqtë të argëtoheshin. Me kokën në jastë, Eguki ia ngriti duke i zbuluar veshin. Nën flokë u duk bardhësia e lëkurës. Si qafa ashtu edhe shpatullat ishin plot freski, pa plogështinë që vihet re nganjëherë te gratë. Plaku e hoqi vështrimin dhe filloi të shihte përreth. Në koshin përkatës gjendeshin vetëm rrobat e tij, ndërsa ato të vajzës nuk shiheshin askund.
Mund t’i kishte marrë gruaja që kishte ardhur pak më parë. Ose vajza kishte hyrë në atë dhomë pa patur gjë veshur: krejtësisht e zbuluar ndaj kundrimit të vizitorëe. Nuk ishte rasti për t’u çuditur, dhe pikërisht për këtë vajza vihej në gjumë; Eguki i mbuloi shpatulën dhe mbylli sytë.
Dhe krejt papritur, duke ndjerë aromën e vajzës, i goditi hundën era e të porsalindurit: aroima e qumështit, tipike për fëmijët e gjirit. Më e ëmbël dhe më e fortë se aroma e vajzës.
«Edhe kjo na duhej…» Nuk ishte e mundur që vajza të kishte lindur një fëmijë e t’i kishte ende gjinjtë të fryrë prej qumështit. Përsëri Eguki i vështroi ballin, faqen e pastaj vijën e mjekrës së paprekur dhe vajzërore. Si të mos i mjaftonte për të kuptuar, ngriti mbulesën dhe vështroi me vëmendje. Duekj qartë që gjiri ishte fare i paprekur nga buzët e fëmjës dhe kur e prekje me majat e gishtave, nuk ndjeje lagështirë.
Nëse ajo vajzë ishte më pak se njëzet vjeç, edhe nëse mund të thuhej «që binte erë qumësht», trupi i saj i zhveshur nuk duhej ta kishte më atë aromë. E vërteta ishte se ajo kishte aromë gruaje. Por ishte e vërtetë edhe që pikërisht në atë çast plaku Eguki ndjeu aromën e të porsalindurit. A thua ishte vetëm një hulicinacion i çastit? Cili mund të ishte shkaku? Pyeste veten pa mundur të kuptonte. Ndoshta aroma e të porsalindurit kisht depërtuar nga ndonjë plasë në humbëtinë e mendjes së tij. Ndërsa mendonte kështu, Eguki u përhumb në një ndjenjë vetmie e trishtimi. Por më shumë se vetmi a trishtim ishte dëshpërimi i pleqërisë që ngrohtësia rinore e vajzës e kishte tjetërsuar në dhëmbshuri dhe ëmbëlsi. Mbase për një çast ia vlente të shkëputej nga mendimi i ftohtë i mëkatit: plaku pati përshtypjen se në trupin e vajzës po luhej një muzikë. Një muzikë plot dashuri. Dhe vështroi përreth, ndoshta sepse donte të ikte, por gjithçka ishte mbuluar me kadife dhe dukej sikur s’kishte dalje. Kadifeja e kuqe gjak, e cila merrte dritë nga tavani, edhe pse e butë, nuk lëvizte fare. Mbante të mbyllur vajzën e përgjumur, dhe plakun.
«Nuk po zgjohesh pra? Nuk po zgjohesh?», dhe Eguki kapi dhe shkundi shpatullën e vajzës, e kështu i ngriti kokën.
«Pra, nuk po ygjohesh? Nuk po zgjohesh?
E kishte shtyrë një ndjenjë e lindur papritur tek ai. Që vajza po flinte, që nuk fliste, që nuk njihte as fytyrën e as zërin e plakut, që nuk kuptonte atë çka ai po bënte, vetë praninë e tij, për Egukin ishte bërë papritur e padurueshme. Qenia e tij nuk komunikonte në asnjë mënyrë me vajzën.
Gjithsesi ajo nuk mund t’i hapte sytë, por kur ngriti lehtësisht vetullat, ndoshta nga pesha e kokës së mbështetur në dorën e plakut, u duk një shenjë e sigurt përgjigjeje. Eguki ndali dorën.
Ta zgjoje vajzën duke e shkundur me forcë, – sekreti i asaj shtëpie, për të cilën plaku Kiga thoshte, «është si të flesh me një Budë ezoterik», – do të thoshte t’i jepje fund gjithçkaje. Pa dyshim që një femër e tillë, e pazonja të shkundej nga përgjumja, që një tundim dhe një aventurë e këndshme për pleqtë, «për këta bujtës mes të cilëve mund të ndihesh i qetë», ndonëse edhe ata vetë ndiheshin të tillë.
Plaku Kiga i kishte thënë Egukit se ndjehesh plot me jetë kur ndodhesh pranë një vajze të përgjumur.
Kur kishte ardhur në shtëpinë e Egukit, kishte vënë re diçka të kuqe të rënë mbi myshkun e tharë të vjeshtës në kopshtin që dukej nga salloni.
«Ç’të jetë?», dhe menjëherë kishte shkuar për të marrë.
Ishte një rrushk i kuq therpele; në tokë kishte shumë. Kiga mori vetëm një e, ndërsa e sillte ndër gishtërinj, i foli për atë shtëpinë e shenjtë. I tha të shkonte atëherë kurnuk e duronte dot me dëshpërimin e plakjes.
«Të dëshpërohem për gratë më duket tashmë diçka e kaluar. E di, është dikush që ka krijuar për ne gra që flenë vazhdimisht pa i hapur kurrë sytë».
Një grua e përhumbur në gjumë, që nuk thotë e nuk dëgjon asgjë. Pleqve që si burra nuk mund të jenë më partnerë, ato u duhen dëgjuese, fjalëshumë dhetë kujdesshme. Por kjo për plakun Eguki ishte përvoja e parë e këtij lloji. Nuk kishte dyshim që vajza kishte pasur shumë përvoja me pleq të tillë. Pranonte gjithçka e gjithçka injoronte, në një letargji vdekjeje të sipërfaqshme, e shtrirë, me një fytyrë të pafajshme, me një frymëmarrje të qetë. Ndonjë plak ndoshta e kishte ledhatuar nga koka te këmbët një tjetër, ndoshta kishte shpërthyer në lot: që të dy ishin të panjohur për të. Edhe duke e parë ashtu, Eguki nuk mund të bënte asgjë. Gjestin e thjeshtë të të hequrit të dorës prej nënkokës së vajzës, e bëri ngadalë, se iu duk e brishtë, e megjithatë ende nuk i ishte larguar dshira për ta shkundur derisa ta zgjonte.
Kur dora e plakut Eguki u shkëput nga qafa e vajzës, ajo ktheu ëmbëlsisht fytyrën duke vënë në lëvizje shpatullën, kështu vazhdoi sërish të flinte e shtrirë në shpinë. Eguki u tërhoq duke pritur që ajo të hapte sytë. Ashtu, e shtrirë në shpinë e pa ndjenja, e ndriçuar nga drita e tavanit, hunda dhe buzët e saj shndrisnin nga freskia rinore. U duk sikur vuri në gojë majën e gishtit tregues, si të ishte mënyra e saj e zakonshme e të fjeturit, por e naloi vetëm në buzë. Mjaftoi që ato të hapeshin duke lejuar që të shiheshin dhëmbët. Nuk merrte më frymë me hundë por me gojë; frymëmarrja e saj u bë e lehtë, më e shpejtë. Eguki mendoi se ajo ndjehej e ndrydhur. Por nuk duhej të ndjehej ashtu: me t’u hapur buzët, faqet u dukën si të përshkuara nga një buzëqeshje. Zhurma e dallgëve që rrihte bregun e lartë, erdhi sërish në veshët e Egukit. Nga zhurma e dallgëve munsd të thuhej se në atë humnerë kishte shkëmbinj të mëdhenj. Uji i detit, duke u ndalur pas tyr,e dukej sikur nxitohej në ndjekje.
Tani që merrte frymë me gojë, aroma e frymëmarrjes së saj vinte më e gjallë. Por nuk ishte më aromë qumështi. Duke menduar se sa e çuditshme kishte qenë era që e kishte prekur beftazi, plakut i ngjante se kishte ndjrë për një çast tek ajo vajzë aromën e gruas.
Pa parashikuar aspak se vajza e asaj mbrëmjeje do të ishte ndryshe nga ajo e herës së mëparshme, Eguki ishte nervozuar me gruan e bujtinës, por nuk kishte asnjë nevojëtë mendonte për të kuptuar që, e detyruar vazhdimisht të flerë me ilaçe, çdo vajzë do të kishte shkatërruar shëndetin. Edhe të çuarit e pleqve si Eguki drejt «dorëzimit» ishte për të mirën e vetë vajzave. Por ajo shtëpi, a nuk priste një klient të vetëm në katin e sipërm?
Eguki nuk e dinte se si ishte sistemuar kati përdhes, por edhe kur kishte qenë hapësirë e lirë për klientët, e shumta mund të bëhej fjalë për një dhomë të vetme. Ndoshta edhe për këtë, vajzat që mbaheshin aty për të fjetur, nuk ishin shumë. Kushedi në ishin të githa të bukura, – qoftë edhe në ndryshueshmërinë e tyre, – si ajo e natës së mëparme, apo si kjo e tashmja. Dhëmbi i prekur nga Eguki dukej i lagur nga një substancë që ngjitej në gisht. Gishti tregues i plakut eksploroi krejt dhëmbët e vajzës; lëvizi lart e poshtë dy herë. Nga e djathta kishte një stërdhëmb që Eguki e shrëngonte ndërmjet gishtit tregues dhe gishtit të madh. Pastaj provoi të fuste gishtat ndër dhëmbë, por ata të shtrënguar, ende në gjumë, nuk u hapën.
Kur Eguki i hoqi gishtat, i kishte mbetur ende një njollë e kuqe. Me çfarë mund ta hiqte të kuqin e buzëve? Ta fshinte në jastëk, do të mendohej thjesht për një njollë të lënë nga vajza, ndërsa flinte përmbys, mirëpo dukej e pamundur të hiqej njolla. Po sikur para se ta fshinte, t’i njomte gishtat? Për çudi Eguki kishte neveri ta vinte gojën në majën e kuqe të gishtave. I fërkoi pas flokëve të vajzës. Dhe teksa fërkonte gishtin e madh dhe atë tregues, ia doli t’i kridhte të pestë mes atyre flokëve. Duke ia shpleksur ngadalë, filloi të përndizej. Majat e flokëve të vajzës përçonin elektricitet që përcillej te gishtat e plakut. Aroma e tyre u bë më e fortë. Dhe e shtyrë nga ngrohtësia e fushës elektrike, kjo aromë iu përplas atij në fytyrë.
Duke i ngatërruar flokët, Eguki pa qartsisht të përvijuar, gati si të pikturuar, prejrjen, në fillim atë të ultën në zverk, ku flokët ishin të shkurtër, të krehur lart.
Mbi ballë i binin kaçurrela të gjatësive të ndryshme. Plaku ia ngriti flokët dhe i kundroi qerpikët e vetullat, ndërsa me gishtat e dorës tjetër ia përkëdheli ato aq fort, sa mund t’i prekte lëkurën e kokës.
«Me të vërteë po fle», tha paku Eguki, duke shkundur nga flokët kokën e vajzës. U duk sikur ajo lëvizi vetullat nga dhembja dhe u kthye përmbys; kështu trupi i saj iu afrua atij të plakut.
Vajza nxorri jashtë të dy krahët, mbështeti të djathtin mbi jastëk dhe mbi shpinën e dorës vendosi vaqen e djathtë. Eguki shihte vetëm gishtat: lehtësisht të hapur, sa ç’mjaftonte që, me gishtine vogël nën qerpikë, gishti tregues të prekte buzët; gishti i madh ishte fshehur nën mjekër. E kuqja e buzëve dhe ajo e thonjve përqëndroheshin në një pikë të vetme në jastëkun e bardhë. Edhe krahu i majtë, i përthyer në bërryl, pushonte në atë mënyrë ë kurrizi i dorës të ndodhej gati nën sytë e Egukit.
në krahasim me tërësinë e lulëzuar të faqeve, gishtat e duarve ishin të gjatë e të hollë dhe të bënin të mendoje që të tillë ishin edhe të këmbëve. Plaku kërkoi me njërën këmbë këmbët e vajzës. Edhe gishtat e dorës së saj të majtë ishin të hapur. Mbi shpinën e asaj dore plaku Eguki mbështeti njërën faqe. Vajza u tkurr nga pesha, por nuk kishte forcë t’ia largonte dorën. Plaku ndali për pak çaste.
Shpatullat e vajzës ishin lehtësisht të ngritura dhe zbulonin rrumbullakësinë e plotë rinore, që Eguki e mbështolli me kujdes në pëllëmbën e dorës, ndërsa i tërhiqte mbulesën në shpatulla.
Kaloi buzët nga shpina e dorës në krah, i joshur nga aroma e shpatullës së vajzës dhe zverkut të saj. Vajza pati një dridhje përgjatë shpatullave dhe shpinës,por shpejt u lirua dhe plaku nuk i hoqi buzët prej saj.
Eguki duhet të kryente mbi atë skllave të detyruar të flinte, hakmarrjen e pleqve që duke ardhur në këtë shtëpi, kishin vuajtur turpin dhe poshtërimin. Duhej të thyente rregullin e shtëpisë. E dinte që s’do mund të kthehej më këtu. Shpresonte t’ia hapte sytë vajzës me vrazhdësinë e tij. Por papritur u tërhoq i turbulluar nga virgjëria e saj krejt e qartë. Rënkoi, duke iu larguar: fryëmarrja iu bë mbytëse dhe emocionet iu shtuan, isht eçudia që e kishte ndaluar. Plaku mbylli sytë dhe u tërhoq. Ai e kishte më të lehtë se një i ri. Ndërsa i ledhatonte ngadalë flokët, Eguki hapi sërish sytë. Ajo qëndronte si më parë, dergjur mbi shtrat: një prostitutë e virgjër dhe në atë moshë!
Sepse nuk kishte ndryshim nga prostitucioni!
Me gjithë këto mendime, sapo stuhia kaloi, ndjenja e plakut kundrejt vajzës, ndjenja kundrejt vetes, kishin ndërruar, nuk ishin më ato të pakmëparshmet.
Nuk ndjehej i penduar. Gjithçka që i kishte bërë vajzës së fjetur dhe indiferente, s’kishte rëndësi. Por çfarë e kishte çuditur kaq papritur? I tunduar nga fytyra magjepëse e vajzës, Eguki ishte shtyrë drejt një sjelljeje absurde, por tani e dinte që pleqtë frekuentues të asaj shtëpie, më shumë nga ç’kishte menduar, mbartnin si bagazh të rëndë një gëzim të mjerë, një uri të dhimbshme, një trishtim të thellë. Ishte ndoshta, një argëtim i këndshëm për pleqërinë, një rinim i thjeshtë që ishte fshehur diku në thellësinë e tij, edhe pse për fat të keq, ky rimim nuk mund të kthehej, sado të përpiqej.
Që vajza «eksperte» e asaj mbrëmjeje ishte ende e virgjër, më shumë se kujdes dhe besnikëri ndaj detyrës, vërtetonte një shkatërim që të trembte. Pastërtia e vajzës pasqyronte të kundërtën e shëmtisë së pleqve.