Shtëpia
Në çdo sy fle një mungesë
Që ma përbuz dhimbjen.
Shkallët e mia më zbresin
Atje, ku nuk mund të jem.
Më zë gjumi në alga.
Kur zgjohem,
Më shpojnë gjemba të dhimbshëm.
Mungesa lë kolltukun bosh në dhomë.
Po kam kaq shumë rrugë
Për të mbërritur tek vdekja
E të zbukurohem.
- Jam zog pa fole,
Mos më lër të bëj faj!