Zogu
U përzhit në pyllin e flaktë,
U tymos kraharori, jo ajër nuk kish.
Sytë e vegjël, dy drita të trishtuara,
Bërtitën pa zë, me frikën se po digjeshin.
Dhe u rrah sa kohë si shpirti feniks,
U përlot, u përtyp nga zjarri i vetes,
në fund ra, ra në liqenin e dashur
Ku buluan zambakë…