Nënës
Unë ngrita mëngjesin
Me një prekje të butë në sustën e dritës.
Po, pa heroizëm…
Ti theve vetveten e më linde mua,
Bashkë me dhimbjen…
Dhe mbeta ca çaste te pragu i derës,
Si të ikja përgjithmonë.
(S’e di se si)
Të ftohtët dimrit
Dhe dhimbjen tënde
I pata bekim…