Nuk ka kasolle dielli

Autorja: Brikena Smajli

Nuk ka kasolle dielli!
Ai fle jashtë
Ku të gjithë e zhveshin.

Lakmitë sulen të parat
E lëpijnë lotët e vetmisë.

Në fund vijnë vetmitarët
Që ajnë në sytë e tij.

Nuk ka kasolle dielli
Ai fle jashtë
Dhe të gjithë e vjedhim.