Mirë ardhtë

Autorja: Ledia Dushi

Nesër,
n’lule t’mërzituna,
tjegulla t’bronxueme
kanë me u futë
n’andrrën e detit…
N’korridorin tem
prej fundosje njale,
shpendi i mbetun prej dritës
u vra
tue ardhë te unë;
hana
u stërpik me gjak…
Ah, luanë të dhomës seme!
M’rrokni fort!
Ma merrni frymën
që po m’i kryqëzon kocat!…