Jeta asht ba drapën
Bluja e lëvozhgët e hapsinës,
dridhet
n’degët e përthame,
me mendje
n’gjethe t’Prillit…
Rrëshqitja e borës
asht kthye n’yll
n’buzën e pikëllueme
t’drunit
me qafë vese.
Jeta
asht ba drapën
n’frymarrjen tande…
Kam gjetë masën e fjalëve
që thohet
për me t’u këput
zemra.