Pa titull
Nën qiell,
yjet shndrisin t’kafun,
si nishanat e ndejun
n’shpinë t’natës…
Pranvera asht futë
n’kacadrenin e mbuluem
prej t’ardhmes t’ftohtit…
Burri që erdhi mbramë,
i vorrosi bilbilat;
korbat
u futën n’gjoks t’pemës,
t’fryem
prej tamblit t’rrajve.
Lepuri i klithi zjerrmit;
tash
qtësia
asht ba gacë
n’gojë teme…
Ti burrë,
mos i the gjujt
para parzmit t’dheplnes…
Andrra shkundet
si duhan
i nisun kaherë.