Mos t’harronj

Autorja: Enca Skutari

«E thuaji mos të klanj
ndë qindron vetëm vetëm». (G. Lorca)


Dielli teren
të klarit e dheut
e lumi reshten gurë
si fleta lisi,
po nëng di
se këndon kënëken
çë u kërkonj
mos të harronj
se jam e gjallë.