Dielli i zi

Autorja: Julia Kristeva

Përkthyesi: Osman Gashi

(Shënime mbi depresionin dhe melankolinë)

Nuk do të kishte asnjë domethënie të shkruhet për melankolinë për shkak të atyre që melankolia i shkatërron vetëm nëse ai shkrim nuk buron nga vetë melankolia. Po përpiqem t’ju flas për humbëtirën e pikëllimit, për dhembjen që s’mund të shprehet, e cila jo rrallë, por nganjëherë, edhe në mënyrë të vazhdueshme, na kaplon deri sa t’a bjerrim shijen e çdo fjale, të çdo akti, shijen e vet jetës. Ai pikëllim nuk është neveritja që do të kishte kuptimin sikur “jam e zonja të gjakoj dhe të krijoj”, gjë që vërtet është negative ndonëse ekzistuese. Jo–kuptimi i depresionit, nëse ekzistenca ime është e prirur për kapërcime, nuk është tragjik: ai më paraqitet plotësisht i qartë, i kthjellët dhe i domosdoshëm.
Prej nga buron dielli i zi? Nga cila galaksi e pakuptimtë rrezet e tij të padukshme e të rënda më lidhin për truallin, për shtratin, për heshtjen, për mohimin?
Plaga, të cilën tashmë po e bart, ndonjë humbje sentimentale a profesionale, ndonjë vuajtje a pikëllim, që shenjojnë marrëdhëniet e mia me të afërmit, shpesh janë një frenues i drejtpërdrejtë i dëshpërimit tim. Tradhtia, sëmundja e kobshme, ndonjë fatkeqësi a hendikep, që më shtyjnë papritmas kah ajo kategori, e cila më është dukur normale për njerëzit normalë apo e cila shembet me një efekt të njëjtë radikal në qenien tjetër, ose edhe … ç’të them…? Është i pafund regjistri i fatkeqësive që na mundojnë çdo ditë… Tërë kjo na e ofron në mënyrë të pashpresë një jetë tjetër, të ngarkuar me problemet e përditshme, lotët e fshehur apo të derdhur, kur e kur nga një dëshpërim i tmerrshëm e herë herë i pangjyrë e i zbrazët. Shkurt, ekzistenca e mbytëse, e cila, ndonëse nganjëherë e mashtruar nga përpjekjet që bëjmë për ta zgjatur, është e gatshme çdo çast të zhgrehet në vdekje. Hakmarrja e vdekur ose çlirimi i vdekur nga tash është praku i brendshëm i lodhjes sime, domethënia e pamundshme e jetës, barra e të cilës gjithnjë më duket e padurueshme përveç në çastet kur nisem për t’i dalë përballë fatkeqësisë. E shoh vdekjen të plotë, të prerë, të përgjakur, trupin e mbytur, ritmin e ngadalësuar apo të ndërprerë, kohën e fshirë apo boshe të shkretëruar nga vuajtjet. Pasi humbas nga kuptimi i të tjerëve, pasi jam e huaj, e parëndësishme për lumturinë e sinqertë, depresionin tim e konsideroj të madhërishëm, një luciditet metafizik. Herë herë ndiej hidhur, në kufijtë e jetë-vdekjes, se jam dëshmitar i jo-kuptimit të Qenies dhe se po shpalos absurditetin e lidhjes e të qeniesisë.
Dhembja ime është fytyrë e fshehur e filozofisë sime, motra e saj memece. Krahasimisht, “të filozofosh do të thotë të mësosh të vdesësh”, gjë që nuk do të mund të parafytyrohej pa përmbledhjen melankolike të vuajtjes dhe të urrejtjes – që do të kulminojë në brengën e Hajdegerit (Heidegger) dhe në shpalimin “qeniesisë sonë-me qëllim të vdekjes”. Pa qenë i prirur ndaj melankolisë nuk ka psikizëm, por kapërcim në akt ose në lojë.
Megjithatë, forca e ndodhjes, që prodhon depresioni im, shpesh është në shpërputhje me fatkeqësinë që më vërshon befasisht. Edhe më tepër, edhepse është zhgënjim i tmerrshëm, të cilin edhe tashti e përjetoj, si duket është akorduar me traumat e vjetra për të cilat vetëm tash po bindem se s’kam ditur asnjëherë t’i shëroj. Kështu paraardhësit e shembjes sime të tashme do të mund t’i gjeja në humbjen, në vdekjen ose në dhembjen për dikë apo për diçka që dikur e kisha dashur. Humbja e qenies së domosdoshme vazhdon ta pushtojë pjesën time më të vlefshme: e shoh si plagë apo privim, që pastaj megjithatë të zbuloj se vuajtja ime është vetëm shtyerje e urrejtjes apo dëshirës për mbikëqyrje, sikur ushqehem për diçka apo për dikë që më tradhtoi a më la në rrugë. Depresioni më paralajmëron se nuk di për humbjen: mbase nuk kam ditur ta gjej kompenzimin përkatës për humbjen? Nga kjo del se çdo humbje çon kah zhdukja e qenies sime – si dhe të vetë Qenies. Njeriu i deprimuar është ateist radikal e i zymtë.

Melankolia: mbështjellës i errët i pasionit erotik

Epshi pikëllues, dehja e trishtë e përbëjnë bazën banale nga e cila shpesh veçohen idealet tona apo euforitë tona, kur nuk janë luciditet kalimtar që gërryen hipnozën e dashurisë, e cila lidh dy personalitete njëra me tjetrën. Të vetëdijshëm se i jemi kushtuar humbjes së dashurisë, ndoshta edhe më tepër jemi në vuajtje sepse vërejmë tek dashnorët hijen e të dashurit, një objekt të humbur qëmoti (objet). Depresioni është fytyrë e fshehur e Narcisit, fytyrë që do ta bartë në vdekje ndonëse atëherë nuk di të krenohet me mashtrimin. Ligjërimi mbi depresionin do të na çojë sërish në kënetën e mitit narcistik1. Megjithatë, këtë herë këtu nuk do ta shohim idealizimin e qartë e të brishtë të dashurisë, por përkundrazi, hijen e hedhur në Egon e brishtë, e cila mezi i bashkohet tjetrit pikërisht me humbjen e atij tjetrit që është e domosdoshme. Hijen e dëshprimit. Më me dëshirë se sa të kërkonim thelbin e tij (ai është i plotkuptueshëm ose metafizik) e pranojmë se ekziston vetëm kuptimi i dëshprimit. Fëmija mbret bëhet pikëllimtar i pashërueshëm ende para se të shqiptojë fjalët e tij të para: duhet të jetë gjithsesi, me ngulm, i ndarë nga e ëma e cila e cytë të birin që të provojë ta gjejë atë midis objektesh tjera të dashurisë, fillimisht në imagjinatën e tij, më pas në fjalë. Semiologjia, e cila interesohet për shkallën zero të simbolizmit, pa dyshim vihet në pyetje jo vetëm për gjendjen e dashurisë por edhe për pasojën e saj e cila s’ka ngjyrë, melankolinë, në mënyrë që në të njëjtën kohë të përcaktojë që, në qoftë se nuk ka literaturë që s’është erotike, nuk ka as imagjinatë, e cila, hapur apo fshehur, nuk është melankolike.

Mendimi – kriza – melankolia

Për qenien që flet, jetë është ajo jetë që ka kuptim: jeta madje paraqet kulminacionin e kuptimësisë. Po ashtu, nëse humbet kuptimi i jetës, lehtë dhe pa dhembje zhduket edhe jeta: pasi është asgjësuar kuptimi, jeta është në rrezik. Në çastet e dyshimta, i deprimuari është filozof ndërsa Heraklitit, Sokratit dhe Kjerkegorit (Kierkegaard), ua kemi borgj faqet më të errëta për kuptimin dhe jo-kuptimin e Qenies. Do të duhej megjithatë t’i kthehemi Aristotelit për ta gjetur qëndrimin e shprehur të filozofëve mbi melankolinë. Në veprën Problemata (30, I), që mendohet se e kishte shkruar Aristoteli, vreri i zi (melaina kole) përcakton shumë karaktere të njerëzve. Përsiatja (pseudo-) aristoteliane flet për etos-periton, personalitetin e jashtëzakonshëm të cilin e karakterizonte melankolia. Pasi huazoi konceptet e Hipokratit (katër gjendjet shpirtërore dhe katër temperamentet), Aristoteli solli një risi duke bërë ndarjen e melankolisë nga patologjia dhe vendosjen e saj në natyrë, mirëpo gjithashtu, dhe veçanërisht, pasi konsideronte se ajo buronte nga ngrohtësia, e cila konsiderohej si rregullator themelor i organizmit, pastaj nga mesotes, e cila është interaksion i kontrolluar i energjisë. Koncepti grek mbi melankolinë sot na mbetet i huaj: ai paraqet “shumëllojshmërinë e dozuar mirë” (eukratos anomalia) e cila përkthehet si shkumbë (afros), kontrapunkt euforik i vrerit të zi. Përzierja e bardhë e ajrit (pneuma) dhe e lëngut (ujit) ndikon si në shkumbëzimin e detit, të verës po ashtu edhe të spermës së njeriut. Aristoteli vërtet e bashkon interpretimin shkencor dhe referencën mitike duke lidhur melankolinë me shkumbën spermatike dhe erotizmin, duke u mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë në Dionisin dhe Afroditën (953 b 31-32). Melankolia, për të cilën flet, nuk është sëmundje e filozofit, por e vet natyrës së tij, etosit të tij. Ajo nuk e godet melankolikun e parë grek Beholik Belerefontin, siç na e paraqet Iliada (VI, 200-203): “Po kur dhe ai ra në mëri me zota, / në fushë t’Alejit i ziu u mërgua vetëm, / me brengë në shpirt larg gjurmëve të njerëzve.” Përkthimi i Gjon Shllakut Pasi nga ai heqin dorë perënditë si autofag që ishte, pasi ndiqet me dekret hyjnor, ai shpresëhumbur nuk u dënua me çmendi, por me largesë, me braktisje, me zbrazëti… Me Aristotelin melankolia është, e barazpeshuar me shpirtin, koekstensive me shqetësimin ekzistencial të njeriut. Këtu do të mund të shihej paralajmërimi i shqetësimit hajdegerian si Stimmung i të menduarit. Shelingu (Schelling) në të në mënyrë të përafërt e ka zbuluar “esencën e lirisë njerëzore”, shenjën e “afrisë së njeriut me natyrën”. Në këtë mënyrë filozofi do t’ishte “një melankolik për shkak të teprisë së njerëzores”2 Pasi nga ai heqin dorë perënditë si autofag që ishte, pasi ndiqet me dekret hyjnor, ai shpresëhumbur nuk u dënua me çmendi, por me largesë, me braktisje, me zbrazëti… Me Aristotelin melankolia është, e barazpeshuar me shpirtin, koekstensive me shqetësimin ekzistencial të njeriut. Këtu do të mund të shihej paralajmërimi i shqetësimit hajdegerian si Stimmung i të menduarit. Shelingu (Schelling) në të në mënyrë të përafërt e ka zbuluar “esencën e lirisë njerëzore”, shenjën e “afrisë së njeriut me natyrën”. Në këtë mënyrë filozofi do t’ishte “një melankolik për shkak të teprisë së njerëzores”2 (humana).
Vizioni i melankolisë, si gjendje kufitare dhe si diç e jashtëzakonshme e cila e zbulon natyrën e vërtetë të Qeniesisë, përjeton një ndryshim të thellë në periudhën e Mesjetës. Nga njëra anë, mendimi mesjetar u kthehet kosmologjive të Antikës së vonë dhe melankolinë e lidh me Saturnin, planetin e shpirtit dhe të mendjes3. Melankolia (1514) e Dyrerit (Dürer) do të arrijë mjeshtërisht të transmetojë spekulimet teorike në një art plastik që arriti kulmin tek Marsilio Fiçino (Ficino). Në anën tjetër, teologjia kristiane e krijon mëkatin nga vuajtja. Dante e vendos “botën që e privuar nga mirësitë e mendjes e pëson” në “qytetin e të gjitha mundimeve” (Ferri, kënga III). Të kesh “zemër të dëshpëruar (melankolike)” do të thotë ta humbasësh Zotin prandaj melankolikët përbëjnë “racën e atyre qyqarëve të mjerë që i urren Zoti dhe armiqtë e tij”: dënimi i tyre është se s’kanë shpresë për vdekje”. Vetëvrasësit dhe plangprishësit, të cilët dëshpërimi i bën më të fortë ndaj vetvetes, nuk janë kursyer më shumë: janë të dënuar të transformohen në drunj (kënga XIII). Megjithatë, klerikët mesjetarë do ta kultivojnë vuajtjen: askeza mistike (acedia) do të bëhet mjet i të njohurit paradoksal të së vërtetës hyjnore dhe do të krijojë një sprovë më të madhe për fenë.
Në qoftë se moskujdesi i saj varet nga rrethi religjioz, melankolia afirmohet, nëse mund të thuhet kështu, në dyshimin fetar. Asgjë s’është më pikëlluese se sa Zoti i vdekur; edhe vetë Dostojevski do të shqetësohej përpara figurës trishtuese të Krishtit të vdekur në pikturën e Holbajnit (Holbein), e cila është e varur si një “e vërtetë mbi ringjalljen”. Periudhat në të cilat ndodh shkatërrimi i idhujve politikë e religjiozë paraqesin kohëra krize, të cilat janë të prira veçanërisht kah një natyrë e zymtë. Vërtet, i papuni më pak mendon për vetëvrasjen se sa dashnorja e lënë ndonëse gjatë krizës melankolia imponohet, orientohet, e krijon arkeologjinë e saj, i prodhon shfaqjet e saj dhe dijen e saj. Melankolia e përshkruar gjithsesi nuk ka më shumë lidhje me letargjinë azilare, e cila bart emër të njëjtë. Në vend të konfuzionit terminologjik, për të cilin kemi debatuar deri më sot (ç’është melankolia? ç’është depresioni?), tash jemi gjetur përpara një paradoksi enigmatik i cili nuk do të pushojë të hulumtohet: në qoftë se humbja, dhembja, mungesa nxitin fantazinë dhe e ushqejnë atë papushim aq sa e rrezikojnë dhe e shkatërrojnë, po aq është e rëndësishme se mohimi i pikëllimit nxitës është imponim i fetishit të veprës. Krijuesi i ushqyer me melankoli njëkohësisht është më i zemëruari kur i kundërvihet abstenimit simbolik që e mbështjell… Deri sa e pret vdekja apo deri sa dikujt vetëvrasja i imponohet si triumf i fundit mbi asgjësinë e objektit të humbur…

Melankolia/depresioni

Melankoli do të quhet simptomatologjia azilare e inhibicionit dhe e asimbolisë e cila në mënyrë akute ose kronike paraqitet tek individi, më së shpeshti alternativisht me fazën e cila quhet ngacmim çmendurie. Kur dy fenomene, ai i plogështisë dhe i ngacmimit janë të intensitetit dhe të frekuencës më të ulët, atëherë mund të flitet për depresion neurotik. Duke përcaktuar dallimin midis melankolisë dhe depresionit, teoria frojdiste gjithkund zbulon njëjtë dhembjen e çuditshme për objektin material. Shtrohet pyetja a është e pamundshme në raport me faktin se çfarë është mosprania e prindërve? Apo çfarë është dobësia biologjike? Melankolia (do të duhej ta pranonim megjithatë termin e përgjithshëm ngase dallohen simptomatologjitë psihotike dhe neurotike) posedon një përparësi të rrezikshme që pyetjen e analizuesit ta vendosë në udhëkryqin e biologjikes e të simbolikes. A janë ato rrjedha paralele? A janë sekuenca të pandërprera? A janë kryqëzime të guximshme të saktësimit, të zbulimit të lidhjes tjetër.
Të dy shprehjet, edhe melankolia edhe depresioni, shënojnë tërësinë e cila do të mund të quhej melankoliko-depresive, kufijtë e të cilës në të vërtetë janë të paqartë dhe të cilës psikiatria i vë emërtimin “melankoli” për sëmundjen e “natyrshme” ireversibile (e cila zbutet vetëm me përdorimin e antidepresorëve). Duke mos hyrë në hollësitë e tipave të ndryshëm të depresionit (“psikotik” ose i “zemëruar”, apo sipas një klasifikimi tjetër, “anksioz”, “tronditës”, “i ngadalësuar”, “i ftohtë”), as në domenin i cili premton, megjithëse jo në mënyrë precize, efektet e sigurta të antidepresorëve (IMAO, treciklinet, heterociklinet) apo të stabilizuesve timikë (kripës së litiumit), do të vendosemi në perspektivën frojdiste. …Në qoftë se vuajtja kalimtare ose pikëllimi nga njëra anë, dhe letargjia melankolike, nga ana tjetër, dallohen klinikisht ose në aspektin nozologjik, ato megjithatë do të mbështeten në mostolerancën ndaj humbjes së objektit dhe humbjes së të shenjuarit në mënyrë që të vërtetohet dalja kompenzative drejt gjendjeve të tkurrjes ku strehohet subjekti deri në joaktivitet, deri te simulimi i vdekjes apo deri te vetë vdekja. Në të njëjtën mënyrë do të flitet edhe për depresionin dhe melankolinë duke mos u bërë gjithnjë dallimi i veçanësisë së dy sëmundjeve, ndonëse do të kihet parasysh struktura e tyre e përbashkët.
…Sipas teorisë klasike psikoanalitike (Abraham, Frojdi (Freud), M.Klajn (Klein), depresioni si pikëllim, fsheh agresivitetin për arsye të objektit të humbur dhe ashtu zbulon ambivalencën e njeriut të deprimuar kundruall objektit të pikëllimit të tij. “E dua (duket sikur thotë depresionisti kur e ka të humbur qenien ose objektin), por e urrej edhe më shumë; ngase e dua, që të mos e humbas, e vendos brenda vetes; por pasi e urrej, ai tjetri Unë është e keqja (kobi), unë jam i lig, unë jam hiç, unë mbytem”. Kundërshtimi i vetvetes në të vërtetë do të ishte kundërshtim i tjetrit si dhe mbytje e vetvetes, shndërrim tragjik i shëmtisë së tjetrit. Kuptohet, një logjikë e tillë parasheh një mbi-unë dhe një dialektikë të ndërlikuar të idealizimit dhe të devalorizimit të vetes dhe të tjetrit, tërësinë e ndryshimeve, të cilat burojnë nga mekanizmi i identifikimit.

Sendi dhe Objekti

I depresionuari narcistik nuk vuan për Objektin por për Sendet4. Ashtu e quajmë realitetin, i cili është në raport armiqësor me kuptimin, i cili është pol tërheqës dhe refuzues, vendbanim i seksualitetit nga i cili do të veçohet objekti i dëshirës.
Për këtë Nervali përdorë një metaforë të shkelqyeshme, duke sugjeruar shprehjen e papranishme, dritën pa paraqitje: Sendi është diell i ëndërruar, i kthjellët dhe i zi njëkohësisht. “Secili e ka të qartë se në ëndrra asnjëherë nuk shihet dielli, ndonëse shpesh fitohet përshtypja e një drite shumë të fortë”5.
Nga një prirje e tillë arkaike i depresionuari ka përshtypjen se do të jetë i privuar nga e mira e pathënë, nga diçka e pashpjegueshme, e cila mbase do të mund të përfaqësonte vetëm gëlltitjen, që do të mund të dëshmonte për invokimin, megjithëse këtë nuk do të mund ta dëshmonte me asnjë fjalë. Po ashtu, asnjë objekt erotik nuk do të mund të ndryshonte në vend të vetvetes të vërejturit e pandryshueshëm të ndonjë vendi apo pra-objekti duke mbyllur kështu libidon dhe duke ndërprerë lidhjet me dëshirën. Për ta zbuluar të privuarit nga Sendet, i depresionuari jepet pas aventurave dhe dashurive gjithnjë të pasuksesshme, apo madje, i pangushëllueshëm dhe afazik, mbyllet brenda katër muresh me Sendin e paemërtueshëm.

E bukura: Botë tjetër e depresionit

Emërtimi i vuajtjes, madhërimi i saj, prerja në komponente më të vogla pa dyshim është mjet për thithjen e dhembjes. Herë herë për të pasur kënaqësi në të, por edhe për ta tejkaluar, për të kaluar në diçka tjetër, më pak përvëluese, shumë shumë indiferente… Megjithatë duket se artet tregojnë disa veprime që pasqyrojnë kënaqësinë dhe të cilat duke mos ngatërruar thjesht dhembjen dhe maninë, vërtetojnë artistin dhe njohësin e fuqisë sublimuese mbi Sendin e humbur. Më parë me prozodi , atë gjuhë nga ana tjetër e gjuhës që sjell ritmin dhe aliteracionet e proceseve semiotike në shenjë. Me polivalencën e shenjave madje edhe të simboleve që destabilizojnë emërtimin dhe, e duke grumbulluar rreth shenjës një shumësi konotacionesh, i ofron mundësi subjektit që ta mendojë jo-kuptimin apo kuptimin e vërtetë të Sendeve. Më në fund me rregullimin psikik të mëshirës identifikimi i bashkëbiseduesit me idealin e pranueshëm e dashamirës, të aftë për ta asgjësuar fajin për shkak të hakmarrjes dhe ofendimit, për shkak të plagës narcistike, e cila përmban dëshpërimin e të deprimuarit.
A mund të jetë e bukura e pikëllueshme? A është bukuria pjesërisht e lidhur për atë që është efemere prandaj edhe për pikëllimin? Ose është objekt i bukur ai i cili pandërprerë kthehet pas shkatërrimeve dhe luftërave në mënyrë që të dëshmojë se ekziston mbijetesa përballë vdekjes, se është e mundur pavdekësia?
Vërtet, mbasi është i padukshëm, para se të jetë i realizuar, gjakimi për objektin e dashurisë, bukuria megjithatë mbetet, dhe edhe më tepër, na pushton: “Një respekt të veçantë që u bëjmë të mirave kulturore (…) nuk do ta durojë përvojën e brishtësisë së tyre.” A s’do të arrihej diç me universalitetin e vdekjes: me bukurinë?
A do t’ishte e bukura objekt ideal, i cili kurrnjëherë nuk do ta tradhtonte libidon? Ose objekti i bukur duket si repertuar absolut dhe i pashkatërrueshëm i objektit të harruar, duke u vendosur fillimisht në plan tjetër nga libidoja domethënë nga një terren enigmatik i parealizuar ku zhvillohet dykuptimësia e objektit “të mirë” dhe “të keq”? Në vend të vdekjes, si dhe për të mos vdekur për shkak të vdekjes së tjetrit, prodhoj – ose bile mendoj se prodhoj – artin, idealin, një “nga ana tjetër” që e prodhon psika ime në mënyrë që të vendoset jashtë saj: ex-tasis. E bukura, e cila do të mund të ndërronte të gjitha vlerat kalimtare.
Që nga atëherë, analisti sërish i bën pyetje shtesë vetes: me çfarë procesi psikik, me çfarë modifikimi të shenjave dhe të materialeve bukuria arrin ta kalojë dramën e cila zhvillohet midis humbjes dhe forcës mbi humbjen-me devalorizimin-vrasjen e vetvetes?
Dinamika e sublimacionit, e cila i vë në lëvizje proceset e para dhe idealizimin, krijon rreth zbraztësisë depresive si dhe bashkë me të hiper-shenjën. Është kjo alegoria si një mbushullim i asaj që nuk ekziston më, por i cili për mua merr më shumë kuptime ngase jam e aftë që përsëri të krijoj asgjënë, në raport me të tretin.
Mohimi i humbjes? Mund të ekzistojë: një bukuri e tillë atëherë është kalimtare dhe zhduket në vdekje, e paaftë ta veçojë vetëvrasjen nga krijuesi, por e cila do të fshihej nga kujtesa në vetë çastin e paraqitjes së parë.

A do t’ishte imagjinarja alegorike?

Ekziston një strukturë specifike e diskursit imagjinar çfarë prodhohet njëkohësisht në zemrën e traditës perëndimore (pasardhësit e Antikës greke e romake, të judaizmit dhe të kristianizmit) në lidhje të ngushtë konstituive me depresionin dmth. si transferim i domosdoshëm i depresionit sipas kuptimit të mundshëm. Si një vizë e tërhequr midis Sendeve e Kuptimit, të asaj që është e paemërtuar dhe proliferimit të shenjave, afektit memec dhe idealitetit i cili e shenjëzon dhe e tejkalon, imagjinarja nuk është as përshkrim objektiv që do të kulminojë në shkencë as idealizëm teologjik i cili do të kënaqet me depërtimin deri te uniteti simbolik i andejshëm. Përvoja e melankolisë së emërtuar e çel hapësirën e subjektivitetit domosdoshmërisht heterogjen e të dezintegruar midis dy poleve të bashkë-pranishme e të domosdoshme të patejdukshmërisë dhe ideales. Patejdukshmëria e gjërave sikur edhe patejdukshmëria Mungesë transparence (vër. O. Gashi) e trupit, e trupit të deprimuar, të gatshëm për të bërë vetëvrasje, nga i cili është shkëputur kuptimi, përkthehet në kuptimin e veprës letrare, e cila ndeshet përnjëherë me absoluten dhe të prishurën, me të paqëndrueshmen dhe të pamundshmen, me qëllim të krijimit të sërishëm. Atëherë vendoset alkimia subtile e shenjave – si muzikalizim i shenjuesit, polifoni leksemash, dezartikulim i tërësive leksikore, sintaksore, narrative… – e cila është e përjetuar në mënyrë imediate si transformim psikik i qenies që flet midis dy brigjeve të jo-kuptimit dhe kuptimit, Satanait dhe Perëndisë, Rënies dhe Ringjalljes.
Megjithatë, këto dy tema ekstreme (të skajshme) fitojnë një orkestrim marramendës në strukturën imagjinare. Mbasi janë të domosdoshme, ato zhduken në çastet e krizës së vlerave, që arrijnë vetë themelet e civilizimit, ndërkaq si vend të vetëm për zhvillimin e melankolisë lënë veç aftësinë e vetme të shenjuesit në mënyrë që të përmbushet po aq sa edhe do të reifikohet në asgjë.2 e trupit, e trupit të deprimuar, të gatshëm për të bërë vetëvrasje, nga i cili është shkëputur kuptimi, përkthehet në kuptimin e veprës letrare, e cila ndeshet përnjëherë me absoluten dhe të prishurën, me të paqëndrueshmen dhe të pamundshmen, me qëllim të krijimit të sërishëm. Atëherë vendoset alkimia subtile e shenjave – si muzikalizim i shenjuesit, polifoni leksemash, dezartikulim i tërësive leksikore, sintaksore, narrative… – e cila është e përjetuar në mënyrë imediate si transformim psikik i qenies që flet midis dy brigjeve të jo-kuptimit dhe kuptimit, Satanait dhe Perëndisë, Rënies dhe Ringjalljes.
Megjithatë, këto dy tema ekstreme (të skajshme) fitojnë një orkestrim marramendës në strukturën imagjinare. Mbasi janë të domosdoshme, ato zhduken në çastet e krizës së vlerave, që arrijnë vetë themelet e civilizimit, ndërkaq si vend të vetëm për zhvillimin e melankolisë lënë veç aftësinë e vetme të shenjuesit në mënyrë që të përmbushet po aq sa edhe do të reifikohet në asgjë.6
Edhe pse është tejet e rëndësishme për kategoritë dihotomike të metafizikës perëndimore (natyra/kultura, poshtë/lartë, hapësira/koha, sasia/cilësia…), bota imagjinare si pikëllim i shenjuar, por, përkundrazi edhe si lumturi shenjuese nostalgjike e një jo-kuptimi bazik dhe ushqyes, megjithatë është vetëm një botë e të mundshmes. Mundësi e të keqes si perversion dhe e vdekjes si jokuptim ekstrem. Por edhe për shkak të kuptimit të ruajtur të kësaj zhdukjeje, i mundësisë së pafundme të ringjalljeve ambivalente e polivalente.
Sipas Valter Benjaminit (Walter Benjamin), alegoria është shfrytëzuar shumë në periudhën e Barokut, veçanërisht në Tauerspiel (tekstualisht: lojë e përmortshme, lojë me pikëllimin; në përdorim: dramë tragjike në barokun gjerman), e cila më së miri paraqet tensionin melankolik.7 Duke u transferuar nga kuptimi i mohuar por gjithnjë i pranishëm i trashëgimisë së Antikës, për shembull (posi Venera ose “kurora mbretërore”) dhe kuptimit vetjak që secilin send e vë në kontekstin spiritualistik krishter, alegoria është tension i domethënies midis depresionit/rënies së saj dhe pasionit shenjues (Venera bëhet alegori e dashurisë krishtere). Ajo rrezaton kënaqësi shenjuese tek individi i humbur, gëzim të ringjallur nga guri dhe kufoma, duke u përcaktuar ashtu në mënyrë koekstenzive për përvojën subjektive të melankolisë së emërtuar: të gëzimit melankolik.
Megjithatë, alegoreza (gjeneza e alegorisë) me fatin e saj te Kladeroni (Calderón), Shekspiri (Shakespeare) dhe deri tek Gëtja (Goethe) e Hëlderlini (Hölderlin), me qenien e saj antitetike, me forcën e saj të dykuptimësisë dhe të jostabilitetit të kuptimit që ajo e vendosë në anën tjetër të cakut në mënyrë që sendi i shenjuar të vihet pas heshtjes dhe gjërave memece (atyre antike ose të natyrshme-daimones) – zbulon që figura e thjeshtë e alegorisë, në kohë dhe hapësirë, është mbase fiksacion veprues i një dinamike më të gjerë: të dinamikës çfarë e imagjinojmë. Si një fetish i përkohshëm, alegoria nxit vetëm sqarime të faktorëve të ndryshëm historikë e ideologjikë të barokut imagjinar. Mirëpo, jashtë mbërthimit konkret, ajo figurë retorike zbulon se imagjinarja perëndimore qenësisht i nënshtrohet humbjes (pikëllimit) dhe kthesës së saj kah entuziazmi kërcënues, i brishtë, i shkatërruar. Ndonëse si e tillë përsëri paraqitet apo zhduket nga imagjinarja, alegoria nënshkruhet në vetë logjikën imagjinare, sepse skematizmi i saj didaktik ka përparësi e cila vështirë zbulohet. Vërtet, e pranojmë përvojën imagjinare jo si simbolizëm teologjik ose si angazhim laik, por si rrëmujë të kuptimit të vdekur për shkak të tepricës kuptimore, ku subjekti që flet më parë zbulon strehimoren e idealit, por veçanërisht shansin në mënyrë që të luhet në iluzion dhe zhgënjim…
Aftësia imagjinare e njeriut perëndimor e cila arrihet me krishterimin paraqet aftësinë që ta zhvendosë kuptimin mu në vendin në të cilin kishte humbur në vdekje dhe/ose në jo-kuptim. Të mbijetuarit e idealizimit: imagjinarja është e çuditshmja, por njëkohësisht është edhe pulverizacion: një vetë-iluzion, asgjë përveç ëndrrës dhe fjalëve, fjalëve, fjalëve… Ajo përcakton gjithë-fuqinë e subjektivitetit besnik: atij subjektiviteti që di të flasë për vdekjen.

Sipas Valter Benjaminit (Walter Benjamin), alegoria është shfrytëzuar shumë në periudhën e Barokut, veçanërisht në Tauerspiel (tekstualisht: lojë e përmortshme, lojë me pikëllimin; në përdorim: dramë tragjike në barokun gjerman), e cila më së miri paraqet tensionin melankolik.7 Duke u transferuar nga kuptimi i mohuar por gjithnjë i pranishëm i trashëgimisë së Antikës, për shembull (posi Venera ose “kurora mbretërore”) dhe kuptimit vetjak që secilin send e vë në kontekstin spiritualistik krishter, alegoria është tension i domethënies midis depresionit/rënies së saj dhe pasionit shenjues (Venera bëhet alegori e dashurisë krishtere). Ajo rrezaton kënaqësi shenjuese tek individi i humbur, gëzim të ringjallur nga guri dhe kufoma, duke u përcaktuar ashtu në mënyrë koekstenzive për përvojën subjektive të melankolisë së emërtuar: të gëzimit melankolik.
Megjithatë, alegoreza (gjeneza e alegorisë) me fatin e saj te Kladeroni (Calderón), Shekspiri (Shakespeare) dhe deri tek Gëtja (Goethe) e Hëlderlini (Hölderlin), me qenien e saj antitetike, me forcën e saj të dykuptimësisë dhe të jostabilitetit të kuptimit që ajo e vendosë në anën tjetër të cakut në mënyrë që sendi i shenjuar të vihet pas heshtjes dhe gjërave memece (atyre antike ose të natyrshme-daimones) – zbulon që figura e thjeshtë e alegorisë, në kohë dhe hapësirë, është mbase fiksacion veprues i një dinamike më të gjerë: të dinamikës çfarë e imagjinojmë. Si një fetish i përkohshëm, alegoria nxit vetëm sqarime të faktorëve të ndryshëm historikë e ideologjikë të barokut imagjinar. Mirëpo, jashtë mbërthimit konkret, ajo figurë retorike zbulon se imagjinarja perëndimore qenësisht i nënshtrohet humbjes (pikëllimit) dhe kthesës së saj kah entuziazmi kërcënues, i brishtë, i shkatërruar. Ndonëse si e tillë përsëri paraqitet apo zhduket nga imagjinarja, alegoria nënshkruhet në vetë logjikën imagjinare, sepse skematizmi i saj didaktik ka përparësi e cila vështirë zbulohet. Vërtet, e pranojmë përvojën imagjinare jo si simbolizëm teologjik ose si angazhim laik, por si rrëmujë të kuptimit të vdekur për shkak të tepricës kuptimore, ku subjekti që flet më parë zbulon strehimoren e idealit, por veçanërisht shansin në mënyrë që të luhet në iluzion dhe zhgënjim…
Aftësia imagjinare e njeriut perëndimor e cila arrihet me krishterimin paraqet aftësinë që ta zhvendosë kuptimin mu në vendin në të cilin kishte humbur në vdekje dhe/ose në jo-kuptim. Të mbijetuarit e idealizimit: imagjinarja është e çuditshmja, por njëkohësisht është edhe pulverizacion: një vetë-iluzion, asgjë përveç ëndrrës dhe fjalëve, fjalëve, fjalëve… Ajo përcakton gjithë-fuqinë e subjektivitetit besnik: atij subjektiviteti që di të flasë për vdekjen.

Përktheu : Osman Gashi

Shënime për autorin dhe veprën:

Ky studim mbi melankolinë dhe depresionin është vetëm një pjesë e librit me po të njëjtin titull të Julia Kristevës, semiologes së shquar bashkëkohore franceze me prejardhje bullgare. Rëndësia e kësaj vepre shihet në radhë të parë në përpjekjet për të gjurmuar nëpër margjinat e krizës së mendimit dhe të fjalëve. Nuk janë vënë rastësisht si moto në hyrje të librit fjalët e Luj-Ferdinand Selinit:“ Ndoshta në jetë kërkohet pikëllimi më i madh i mundshëm, asgjë përveç kësaj, për t’u bërë njeri bile përpara vdekjes”.
Duke zhvilluar idetë, që shtron Julia Kristeva, do të hynim në diskursin mbi rrënimin e identitetit njerëzor, por edhe mbi rrënimin e entitetit njerëzor, në një aspekt krejtësisht tjetër në të ashtuquajturën “retorikë e re e apokalipsës”, që e paralajmëron “Dielli i zi”. Përpara kësaj vepre autorja ka shkruar edhe shumë të tjera nga fusha e semiotikës dhe e letërsisë si: Semiotikè. Recherches pour une sémanalyse, La Révolution du langage poétique, Le langage, cet inconnu, Le texte du roman, Histories d’amours etj.

1 Krah. Histories d’amour, Paris, 1983.
Përkthimi i Gjon Shllakut
2 Khs. La melancolia dell’uomo di genio, Ed. II Melangolo, a cura di Carlo Angelino, ed. Enrica Salvaneschi, Genova, 1981.
3 Për melankolinë në historinë e shpirtit dhe artit, khs. Veprën fundamentale të E. Klibanskit, E. Panofskit, Fr. Saxlit, Saturn and Melancholy, T. Nel- ed., 1964
4 Duke vërtetuar se, që nga fillimi i filozofisë greke, të kuptuarit e sendeve është e përbashkët me dëshminë e pohimit dhe të së vërtetës , Hajdegeri megjithatë e hap çështjen e karakterit “historik” (historial) të sendeve: “çështja e sendeve sërish e rinis bazën e fillimit të saj”…
5 Nerval, “Aurelia”, Vepra të zgjedhura, Nolit, Beograd, 1956, fq. 47.
Mungesë transparence (vër. O. Gashi)
6 Shih, për melankolinë dhe artin, Marie-Claire Lambotte, Esthétique de la mélancolie, Aubier, Paris, 1984
7 Krah. Walter Benjamin, Prejardhja e Lojës së përmortshme gjermane (1916-1985), “V. Maslesha”, Sarajevë 1989: “Pikëllimi (Trauer) është gjendje e vetëdijes, ku ndjenja e ringjallë botën e zbrazur në formën e maskës në mënyrë që gjatë tij të lindte një lloj gëzimi enigmatik. Secila ndjenjë është e lidhur për ndonjë objekt aprioristik, ndërsa paraqitja e atij objekti është fenomenologji e tij”…