Shekull refugjat
Përkthyesi: Agim Vinca
Kosova është afër
Nënkresë në udhëkryq.
Plëng e shtëpi në karrocë.
Mbulojë cergash.
Pelerinë ere.
Qen roje mashkullore.
Foshnja shtrënguar ngrykë.
Tmerr në sy fëmijësh.
Horizont zjarresh.
Fat i lidhur në bohçe
hedhur përmbi shpinë
një zot e di për ku.
Por larg shtëpisë!
Shikim i përlotur
i tretur në mjegull
që mbërthen ditët që vijnë.
Shekulli im i Njëzetë!
I mëkuar nga vejushat,
i vajtuar nga jetimët,
i mallkuar nga të vdekurit.
Në shpirtrat tanë – Gjyq i tmerrshëm!
I ndjekur prej vetvetes,
i paprehur askund,
i shkulur gjithkund.
Shekull-i dëbuar refugjat!
25.12.1998