Kohë biblike

Autorja: Blaga Dimitrova

Përkthyesi: Agim Vinca

Është kohë e gjuajtjes me gurë.

Nga gurorja e shpirtrave tanë shkulim
dhembje, fyerje, fate të thyera.
Pastaj gurët tanë të shkulur
i gjuajmë për kokat tona.

Njeri,
lidh një pe rreth gishtit
që të kujtohesh sa shpejt harron…