Letër nga lufta

Autorja: Ferida Durakoviq

Përkthyesja: Sazana Çapriqi

Për letrën e paraluftës

Ërrësira e gjithësisë u kthye në shtëpinë tonë:
Ajo nuk është më. Librat e letrat
Njejtë, gjëra të dashura, të gjitha u bënë
Fotografi e zjarrtë. Po, nuk

U zhdukëm ne! As dorëshkrimet nuk digjen, thonë,
Që do të thotë se do të lexoj përsëri
Atë letër të dashur, që ke dëshirë, ku kanë dëshirë
Shkronjat që këtë pësim kaq të gjatë

Ta kthejnë në pasdite të trishtshme dimri,
Kur nuk e dua askend, dhe vuaj
Pse gjithçka është kaq e thjeshtë dhe e rregullt,
Që nuk është më ai vrull që do të kthejë

Ditën e parë të dashurisë, atë krijim të sërishëm të botës,
Atë rritje të zemrës në drurin sipër ujit!
Po veç kjo vuajtje le të pushojë së lulëzuari
E lë të ikë njëherë

Secili, ngado që të dëshirojë:
Në zjarr, në ujë, në ajër! E ne? në cilën votër?
Ne duam këtu, ku nëna rrit trëndafilë e pemë,
Dhe neve, të mjerëve, në pëllëmbë të vet.