Një miku puna e të cilit u shndërrua në triumf

Autorja: Anne Sexton

Përkthyesja: Enida Rusi

Ki parasysh Ikarin, duke brumosur krahët ngjitëse,
duke provuar tërheqjen e vogël të çuditshme në shpatullën e tij,
dhe mendo për atë çast të parë dhe të përkryer mbi lëndinën
e labirintit. Mendo për ndryshimin!
Atje poshtë janë pemët, të ngathëta si gamile;
dhe këtu janë gargujt e tronditur duke u tërhequr
dhe mendo për Ikarin e pafajshëm i cili po ia kalon mirë:
më madhështor se një anije me vela, mbi mjegullën dhe erën e fortë
të oqeanit të kadiftë ai po shkon. Adhuroji krahët e tij!
Ndjeje zjarrin në qafën e tij dhe shiko se si ai,
rastësisht vështron lart dhe duke çarë përpara mrekullisht
ngec në syrin përvëlues. Kujt i dueht se ai ra në det?
Shikoje duke mëtuar diellin dhe duke u zhytur
ndërkohë që babai i tij i ndjeshëm po shkon drejt e në qytet.