Mëshirë për lakmitarët
Përkthyesja: Enida Rusi
Për miken time, Ruth, e cila më shtyn në një takim për Shenjtërinë e Rrëfimit
Në lidhje me letrën tënde ku ti më kërkon
të thërras një prift dhe ku më kërkon
të betohem mbi Kryq që ti mban;
mbi kryqin tënd,
kryqin tënd të kafshuar nga qeni,
jo më i gjatë se gishti i madh,
I vogël dhe i drunjtë, pa gjemba, ky trëndafil –
unë lutem në hijen e tij,
në atë vend gri
që ndodhet në letrën tënde… thellë, thellë.
I urrej mëkatet e mia dhe përpiqem të besoj
në Kryq. Prek ijet e tij të buta, fytyrën e tij të zeshkët dhe prerë,
qafën e fortë, gjumin e tij të kaftë.
E vërtetë. Ekziston
një Jezus i bukur.
Ai ka ngrirë që në kockë si një copë biftek.
Sa shumë donte të tërhiqte krahët e tij!
Sa me dëshpërim i prekja unë boshtet e tij vertikale e horizontale!
Por nuk mundem. Nevoja nuk është besim.
Gjithë mëngjesin
e kam mbajtur
kryqin tënd, varur me spango rreth qafës sime.
Më çikte lehtë ashtu si zemra e një fëmije
duke më çikur prapë, duke pritur butësisht të lindë.
Ruth, i gëzohem letrës që më shkrove.
Mikja ime, mikja ime, unë kam lindur
duke bërë punë reference për mëkatin, dhe kam lindur
duke e pranuar. Kjo është ajo çka poezitë janë:
mëshirë
për lakmitarët,
ata janë grindja e gjuhës,
poçaria e botës, ylli i brejtësit.