Konjak i fortë që ka avulluar tashmë
Përkthyesi: Arian Begaj
Krejthumbura venë fjalët e lotëve.
Kur flet kaosi të heshtë modestia klasore
– ka nevojë të madhe vdekja.
Tani duhet të qëndrojmë në krah
të mosqenies.
Qetë-qetë të rigjej të folurën e saj kujtesa
të japë këshilla të hijshme jetëgjatësia
te gjithfarë që ka vdekur.
Le të qëndrojmë krah kësaj të vogle
fotografi
që është akoma në lule të së ardhmes së saj:
të rinj pakëz kot të përqafuar
para humorit anonim të bregdetit.
Nafplio Evia Skopelos?
Do thuash
dhe ku nuk ishte atëhere Det.