E tillë
Përkthyesja: Enida Rusi
Kam qenë, një shtrigë e zotëruar,
që magjeps ajrin e zi, më e guximshme natën;
duke ëndërruar djallin, kam bërë ngjitjet e mia
mbi shtëpi të thjesht, të ndriçuara nga drita:
gjë e vetmuar, me dymbëdhjetë gishta, e çmendur.
Një grua e tillë nuk është tamam grua.
Unë kam qenë e tillë.
Kam zbuluar zgavrat e ngrohta nëpër pyje,
i kam mbushur me tiganë, me gdhendje, me rafte,
me dollapë, mëndafshe, e të mira të panumërueshme;
kam përgatitur arkat për krimbat dhe elfët:
duke lëshuar kujën, dhe duke rregulluar shtrembëritë.
Një grua e tillë keqkuptohet.
Unë kam qenë e tillë.
Kam udhëtuar me qerren tënde, karrocier,
kam valëvitur krahët e mia lakuriqe drejt fshatrave që kalonin,
duke mësuar rrugët e fundit të ndritshme, e mbijetuar
atje ku flakët e tua akoma më kafshojnë ijet
dhe brinjët e mia kërcasin atje ku rrotullohen rrotat e tua.
Një grua e tillë nuk ka turp të vdesë.
Unë kam qënë e tillë.