Sidoqoftë

Autorja: Kiki Dhimulla

Përkthyesi: Arian Begaj

Një zhurmë e shurdhët ra në ballkon
si farë nga rrushi që e hëngri drita
apo siç deti thatë më hodhi
koren e vetëm një valëzimi
tulzën si zakonisht do arrij ta grabis
patjetër më e aftë nga unë thellëzhytja.

Shpinështrirë një gjinkallë në grahmat e fundme.
Aksident rrugor supozoj – nëse begeniste
të mbajë kaskën e saj pamaturia
sot do ish një kontradiktore
tepër e mbarë.

Siç do që të jetë në pikërënie
u guvëzua pak Gushti.

Do ta tepërmbush fill atë gropëz
me mbeturinat e vjetshme ndërtimore
mos ardhtë dhe bën pushtimin
sërish ndonjë përshpejtim me farefisninë e tij.

Ç’evgjitëri. Shtruar në dysheme flenë të gjithë bashkë
në mish lart mbi kufomën.

* * *

Te të ngjashmit e mi shprehem.
Te të përndryshmit u shpreha dikur
duke qeshur si janë gjallë

* * *

E kam ndërmend, nuk harroj kurrë
sa nuk më kërkojnë t’ua faktoj.