Monologët e vaginës
GRUAJA E PARË
Mund të vë bast se brengoseni.
GRUAJA E DYTË
Brengosemi.
GRUAJA E PARË
Kemi një brengë për vaginat.
GRUAJA E TRETË
Na rëndon brenga për atë se çfarë mendonim për vaginat, e na rëndon edhe me shumë ngaqë fare nuk mendojmë për to. Na rëndon brenga për vaginat tona. Ato kanë nevojë për një sfond vaginash tjera, një komunitet, një kulturë vaginash. Ka shumë errësirë e mister që i rrethon gjithandej, sikur trekëndëshin e Bermudeve. Askush nuk kthehet prapa prej atje.
GRUAJA E DYTË
Pikë së pari nuk është aspak punë e lehtë qoftë edhe vetëm sa për ta gjetur se ku e ke vaginën. Nganjëherë kalojnë javë, muaj madje edhe vite e gratë as që e shikojnë. Kur e pyetën për këtë, një grua që zinte një vend të rëndësishëm në biznes, tha se ishte shumë e zënë dhe s’kishte kohë për këtë gjë. Për ta shikuar vaginën thoshte ajo të duhet një ditë e tërë. Duhet të shtrihesh në shpinë para një pasqyre që qëndron horizontalisht, preferohet të jetë pasqyrë e madhe. Pastaj, të duhet ta gjesh pozitën e përkryer, të kesh shumë dritë që më në fund edhe mund të zbehet nga pasqyra apo nga këndi ku ke zënë vend. Detyrohesh të kruspullosesh e tëra. Do ta zgjasësh kokën përpara e ta besh qafën hark aq sa do të të dhemb shpina. E derisa t’i kesh bërë të gjitha këto lodhesh e këputesh. “Jo, – tha ajo – nuk kam kohë për të tilla gjëra. Jam shumë e zënë.”
GRUAJA E TRETË
Pra, së pari ishin intervistat që u bënë me vaginën e këto pastaj u shndërruan në monologje të vaginës. U intervistuan më tepër se dyqind gra. Gjithfarë grash, plaka, të reja, të martuara, të pamartuara, lezbika, profesoresha fakultetesh, aktore, gra profesionale nga shoqëritë aksionare, seks-afariste, afro-amerikane, hispanike, aziate, amerikane, gra autoktone amerikane, kaukaziane, hebreje. Në fillim të gjitha gratë ngurronin të flisnin. Kishin turp. Por kur ia fillonin njëherë, nuk dinin të ndaleshin më. Fshehtazi, gratë kanë dëshirë të flasin për vaginat e veta. Prandaj eksitoheshin shumë, aq më tepër ngaqë kurrë më parë s’ish kujtuar njeri t’i pyeste për këtë gjë.
GRUAJA E PARË
Së pari të nisim me fjalën “vaginë”. Në rastin më të mirë tingëllon si emërtim i ndonjë infeksioni apo ndonjë instrument mjekësie: “Infermiere, ngutu shpejt, më sill vaginën.” “Vagina” “Vagina.” Mund ta përsërisish me mija herë e kurrë nuk tingëllon si ajo që në të vërtetë do të thuash. Është një fjalë shumë qesharake, aspak seksi. Po ta përdorësh kur bën seks, e meqë dëshiron të dukesh me edukatë, thua – “Zemër, a mund të ma ledhatosh vaginën pak, të lutem?” – e prish fare gjithë lezetin e asaj pune.
GRUAJA E DYTË
Na rëndon brenga për vaginat, për ate se si i quajmë dhe si nuk i quajmë vaginat tona.
GRUAJA E TRETË
Në Great Neck, e quajnë mackë. Një grua prej atij vendi thotë se kur ish e vogël e ëma i thoshte “Mos vish brekë nën pixhama, zemër, duhet ta lesh të të flladitet macka.”
GRUAJA E PARË
Në Westchester e quajnë Puki.
GRUAJA E DYTË
Në Nju Xhersi i thonë rrush.
GRUAJA E TRETË
I thonë edhe llokum, Puqi, Pupi, pipi, pupelu, punai, pal dhe piçe,
GRUAJA E PARË
Todi, didi, nishi,gigniti, fik,
GRUAJA E DYTË
Kuçi snuçi, kuter, labe,
GRUAJA E TRETË
Gladis Sigëlmen,
GRUAJA E PARË
VA, vii-vii, pjeshkë, napi dugot
GRUAJA E DYTË
Mango, muki, a pajama, fanibu, pjepër,
GRUAJA E TRETË
Guli, petull, tamele, tutia, kuni
GRUAJA E PARË
Mimi në Majami.
GRUAJA E DYTË
Split knish në Filadelfi.
GRUAJA E DYTË
E në Bronks shmid.
TË TRIJA GRATË
Na rëndon brenga për vaginat.
QIMET
Nuk mund ta duash vaginën poqese nuk i do qimet. Ka shumë njerëz që nuk i donë qimet. Burri im, i pari dhe i vetmi, i urrente qimet. Thoshte se janë gjithë rrëmujë e të pista. Më detyronte ta rruaj vaginën. E rruar më dukej e enjtur dhe e pambrojtur si ndonjë vajzë e vogël. Kjo gjë e eksitonte shumë. Kur bënim dashuri e ndjeja vaginën, e marr me mend siç e ndjen njeriu mjekrrën. Kur e fërkoje kishte lezet por ama edhe të dhimbte. Sikur kruan vendin ku të pickon mushkonja. E ndjeja sikur të ish në zjarr. Mbulohej me njolla të kuqe që dhimbnin. Më pastaj refuzova ta rruaja përsëri. Pastaj burri im gjeti një dashnore. Kur shkuam në terapi për çiftet e martuara, thonte se kurvërohej ngase nuk e knaqja në seks. Refuzoja ta rruaj vaginën. Terapistja kishte një akcent gjerman dhe sa herë thoshte një fjali mbushej me frymë për të treguar mirëkuptimin e saj. Më pyeti se përse nuk doja ta kënaqja burrin tim. I thashë se rruarjen e konsideroja të panatyrshme. Ndjehesha e vogël pa qimet e mia poshtë, dhe s’mund të flisja ndryshe pos me zë fëmije, pastaj edhe lëkura vinte e më iritohej aq shumë sa që as bari kundër djegjes nuk më ndihmonte. Më tha se martesa është gjithë kompromise. E pyeta se athua do të ndërpriste im shoq kurvëritë e tij sikur unë ta rruaja vaginën time. E pyeta nëse ka pasur shumë këso rastesh më parë. Më tha se këto pyetje e zbehnin këtë process. E se duhej të bëja përpjekje. Ishte e sigurtë se, sa për fillim mjaftonte kaq.
Kësaj radhe me të arritur në shtëpi, nisi të ma rruante vaginën. Sikur kish fituar një shpërblim nga terapia. E preu disa herë e ca pika gjaku më ranë në vaskë. As që e vërejti ngaqë ishte gjithë qejf se po më rruante. Më vonë kur im shoq fërkohej për mua, e ndjeja kunjin e tij të fortë që futej në mua, në vaginën time lakuriqe e të enjtur. Nuk kish kurrëfarë mbrojtjeje. S’kishte as një fije push.
Aty e kuptova se qimet nuk ishin së koti në atë vend, por se kishte një arësy sepse gjendeshin aty ku ishin. Ato janë gjethet rreth lules, janë lëndina rreth shtëpisë. Duhet t’i duash qimet që të mund ta duash vaginën. S’ka mundësi që të zgjedhish vetëm at pjesë që të pëlqen. Tek e fundit im shoq kurrë s’e ndërpreu kurvërinë.
GRUAJA E PARË
Të gjitha grave ua bëmë këtë pyetje.
GRUAJA E DYTË
Sikur vagina juaj të vishej çfarë do të zgjedhte?
një xhaketë lëkure
çorapë najloni
vizon
qafore gëzofi të purpurtë
smoking burrash
farmerka
diçka që i përputhet
smerald
fustan mbrëmjeje
xhixha
Armani patjetër
fustan balerineje
të brendshe të zeza e të tejdukshme
fustan mëndafshi për ballo
diçka që mund të lahet në makinë për larjen e rrobave
kostume me maskë për sy
pixhame të purpurta kadifeje
lesh angora
një kordele të kuqe
gëzof hermine dhe margaritarë
një kapelë të madhe gjithë lule
një kapelë lëkurë leopardi
një kimono mëndafshi
një beretë
një tatuazh
një mjet elektrik që të dridhë, për t’i mbajtur të huajt e padëshirueshëm sa më larg
taka të larta
çizme lufte dhe gajtana
pendë purpuri filiza e lëvozhga
pambuk
përparëse
bikini
mushama
Sikur vagina jote të fliste ç’fjalë do të thoshte?
më ngadalë
A je ti apo më duket?
më jep të ha
dua
njam njam
oh sa mirë
fillo përsëri
jo, më këndej
më lëpij
rri brenda
zgjedhje e guximshme
mendohu edhe njëherë
edhe pak të lutem
më përqafo
hajt të luajmë
mos u ndal
më shumë më shumë
a po të kujtohem
eja brenda
prit edhe pak
ohhh nënë
ashtu ashtu
më shkund
rreziko të hysh
ohhh sa mirë
falem zotit
këtu jam
nisja
nisja
më gjej
falemnderit
Bonjour
tepër ngurtë
mos u dorëzo
ku është Brajani?
tash është më mirë
po, aty. mu aty.
PËRMBYTJA
U intervistuan një grup grash të moshës prej 65 – 75 vjeç. Këto intervista ishin më të idhtat. Mbase për shkak se këto gra kurrë më parë nuk kishin bërë intervistë vaginash. Njëra nga këto gra me moshë 72 vjeçe as që e kish pare ndonjëherë vaginën e saj. Ajo lahej në dush a në vaskë por kurrë nuk ishte larë me përqëndrim të vëmendshëm. Kurrë në jetë nuk kish përjetuar orgazmin. Në moshën 72 vjeçe shkoi në një terapi, asosh që bëjmë ne këtu në New York, dhe me ndihmën e terapistes, një ditë prej ditësh shkoi në shtëpi vetëm, ndezi disa qirinjë, u la, lëshoi edhe muzikën, dhe zbriti aty poshtë, më vete. Iu desh më shumë se një orë, tregonte më vonë ajo, sepse ishte me aritri, por kur më në fund e gjeti klitorin e saj kishte qarë. Ky monolog i dedikohet asaj.
Aty poshtë? S’kam prekur aty poshtë që nga viti 1953. Kjo s’kish të bënte aspak me Eisenhower. Jo, jo aty poshtë është një bodrum. Është shumë i lagësht, shumë i lagësht. S’ke ç’të prekësh aty poshtë. Më besoni. Ndryshe do të sëmuresh. Do të ngulfatesh. Të vjen për të vjellë. Aroma e lagështisë dhe e mykut e të tjerat. Phy. Bie erë të padurueshme. Të ngjitet për rrobash.
Jo, s’ndodhi fare aksidenti aty poshtë. Nuk pëlciti as u dogj flakë a diçka të tillë. S’ishte aspak dramatike. Dua të them.. po hajt nejse. Jo. S’ka gjë. S’mund të flas me ty për këto gjëra. Ç’i duhet një vajze të mençur si ti, të pyes gratë teposhtë e përpjetë për atë gjënë poshtë. Kur isha vajzë ne nuk bënim të tilla gjëra. Çka? O zot, mirë pra.
Ishte një djalë me emrin Andy Leftkov. Ishte i lezetshëm—së paku unë mendoja se ish. I gjatë si unë dhe mua vërtetë më pëlqente. Një ditë dolëm në takim me makinën e tij…
Nuk mund t’ua tregoj këtë gjë. Nuk mundem jo, të flas për atë gjënë poshtë. Nuk flitet për te vetëm se e di që e ke dhe kaq. Nganjeherë ka do zhurma aty poshtë. Mund të dëgjosh se si ngatërrohen çibukë e të ngjajshme aty poshtë, kafshë të vogla e të tilla, pastaj të laget e nganjëherë njerëzit duhet të mbyllin rrjedhat. Në të kundërtën dyert mbesin të mbyllura. Harron që e ke. Dua të them kjo gjë është pjesë e shtëpisë, por që as e sheh e as mendon për te. Veçse ajo duhet të jetë aty ku është, sepse çdo shtëpie i duhet bodrumi, përndryshe dhoma e fjetjes do të ishte në katin përdhesë.
Oh Andy, Andy Leftkov. Ashtu. Andy ishte shumë i pashëm. Ishte rast ideal. Kështu i quanim atëherë. Po rrinim në veturën e tij, një veturë Chevy Belair i bardhë. Mbaj mend se kujtova që i kam këmbët tepër të gjata për atë karrige. Kam këmbë shumë të gjata. Më ndesheshin për panelin e veturës. Po i shikoja kupat e mëdha të gjunjëve të mi kur ai befas më puthi në një mënyrë “Më merr me ngadalë, ashtu si bëjnë nëpër filma”. U eksitova shumë, u eksitova aq shumë dhe aty poshtë më ndodhi përmbytja. Nuk mund e kontrollova. Thua se fuqia e epshit, ky lum i jetës buroi prej meje, më rrodhi më lagu brekët e doli deri në ulësen e veturës së re të tij Chevy Belair të bardhë. Nuk ishte urinë dhe kishte një erë—në të vërtetë unë nuk i ndjeva farë ere por ai më tha. Andy më tha se i vinte era si qumësht të prishur dhe se ia kish njollosur ulësen e veturës së tij. Më tha se isha “një vajzë e çuditshme që kutërboja”. Desha t’i shpjegoj se ishte puthja e tij që më kish zënë në befasi se zakonisht nuk isha e tillë. U përpoqa ta fshij përmbytjen me fustanin tim. Ishte një fustan me ngjyrë të verdhë si aguliçe e dukej aq i shëmtuar me njollën e përmbytjes mbi te. Andy më çoi në shtëpi pa thënë as edhe një fjalë më tepër. Kur dola nga vetura dhe e mbylla derën pas vetes e mbylla gjithë këtë tregim përgjithmonë. E ngujova me dry dhe kurrë nuk e hapa më përsëdyti. Pas kësaj dola në takim edhe më të tjerë, por kur mendoja për përmbytjen kjo gjë më bënte shumë nervoze. Më vonë kurrë nuk arrita, madje, as të afrohem deri në atë pike.
Dikur kisha ëndërra, ëndrra të çmendura. Oh, janë kaq të dehura. Pse? Burt Reynolds. Nuk e di pse. Nuk bëri ndonjë gjë të madhe për mua në realitet por në ëndrrat e mia… gjithmonë ishte Burt. Gjithnjë shihja ëndrrën kryesisht të njejtë. Ne të dy delnim diku. Unë dhe Burt. Në ndonjë prej atyre restoranteve që mund t’i gjesh në Atlanitc City, të madh me llampadarë e gjëra tjera e me mijëra kamarierë veshur me jelekë. Burt do të më dhuronte një buketë orkideshë e unë do ta veja në xhaketën time. Do të qeshnim të dy. Do të hanim koktej gjela deti. Gjela deti të mëdhenj të madhërishëm. Përsëri do të qeshnim të dy. Ishim të lumtur së bashku. Pastaj ai më shikon në sy dhe më tërheq kah vetja në mes të restorantit, e sapo do të më puthte dhoma do të fillonte të dridhej, pëllumbat do të flutoronin prej nën tavolinash, nuk di se ç’kërkonin pëllumbat nën tavolina, e përmbytja më vinte menjëherë nga aty poshti. Rridhte e rridhte. Gjendeshin edhe peshk aty brendë, kish edhe barka të vogla dhe i gjithë restoranti mbushej me ujë e Burti qëndronte deri në gju në përmbytjen time, e dukej tmerrësisht i zhgënjyer me mua qe e kisha berë këtë gjë përsëri, i tmerruar kur i shikonte shokët e tij, Dean Martin e të tjerë si ai, që notonin pranë nesh me smoking e rroba solemne.
Nuk shoh më ëndërra të tilla. Jo që kur m’i hoqën gati të gjitha që kanë lidhje me aty poshtë. Më hoqën mitrën, vezorët të gjitha. Mjeku mendonte se bënte humor kur më tha. Po si përdore të ikën dore. Por në të vërtetë e mora vesh se kish qenë kancer. Të gjitha përreth u desh t’i hiqja. Edhe ashtu nuk më duheshin. Janë mbivlerësuar shumë. Por unë kam bërë gjëra të tjera. Më pëlqejnë shfaqjet e qenve. Shes antikitete.
Më pyesni se çdo të vishte? Ç’dreq pyetje është kjo? Ç’do të vishte?
Do të mbante një shenjë të madhe ku do të shkruante:
E MBYLLUR PËR SHKAK TË PËRMBYTJES
Ç’do të thonte? Ju thashë. Nuk është kështu puna. Kjo gjë nuk është si ndonjë person që flet. Moti ka pushuar së qeni, gjë që flet vetë. Tani është vetëm një vend. Një vend që nuk vizitohet. Është e mbyllur, nën shtëpi. Është aty poshtë.
A u kënaqe tani? Më bëre të flas, ma nxore nga barku. E bëre një grua plakë të flasë për aty poshtin e vet. A ndihesh më mirë tani?
(Kthen shpinën për të ikur, kthehet përsëri)
Ta dish në të vërtetë ti je personi i parë që i kam treguar këto gjëra e tani ndihem disi pak më mirë.
VORKSHOPI I VAGINËS
Vagina ime është një guacë, një guacë e rrumbullt, e butë ngjyrë purpuri që hapet e mbyllet, mbyllet e hapet. Vagina ime është lule, një tulipan ekscentrik, me mesin shumë të thellë, me aromë delikate, petalet gjentile por të forta.
Në fillim nuk e dija këtë gjë. E mësova në vorkshopin e vaginës. Këtë gjë e mësova nga një grua që udhëheq vorkshopin e vaginës, nga një grua që ka besim te vaginat, e cila vërtetë i sheh vaginat, e cila i ndihmon gratë e tjera që t’i shohin vaginat e veta duke i parë vaginat e grave të tjera.
Në seancën e parë kjo grua që udhëheq vorkshopin e vaginave, na tha që të bënim një vizatim të “vaginës sonë unike, të bukur e të mrekullueshme.” Kështu e quante ajo. Donte të dinte se si e konsideronim ne vaginën tonë unike të bukur e të mrekullueshme. Njëra nga gratë që ishte shtatzënë vizatoi një gojë të madhe të kuqe që çirrej e pështynte monedha. Një grua tjetër thatanike vizatoi një pjatë me një lloj mostre si ato të Devonshirit. Unë vizatova një pikë të stërmadhe të zezë me do viza të vogla të përdredhura përreth. Pika e zezë ishte ekuivalente me vrimen e zezë në gjithësi e vizat e përdredhura paraqitnin njerëzit, gjëra të tjera apo vetëm atome që zhdukeshin aty brenda. Gjithnjë e kam paramenduar vaginen time si një aspirator anatomic që përbin kuturu pjesë a objekte nga hapësira që e rrethon…
Nuk mendoja për vaginën time në kuptim praktik apo biologjik. P.sh. nuk e konsideroja si një pjesë të trupit tim, si diçka që e kam mes këmbëve, si diçka që është e ngjitur për meje.
Në këtë vorkshop na thanë që të shikonim vaginën tonë me pasqyrë dore. Pastaj pas vrojtimit të kujdesshem, duhej të raportonim para grupit, me gojë për atë që kishim parë. Më duhet t’ju them se deri në atë moment gjithçka që dija për vaginën tima bazohej në atë që kisha dëgjuar ose kisha shpikur. Kurrë nuk e kisha parë ketë gjë më të vërtetë. As që më kish shkuar në mendje ndonjëherë që ta shikoja. Sa për mua vagina ime ekzistonte në një plan abstrakt. Ishte aq e padenjë, pastaj edhe ishte shumë vështirë për ta shikuar, ta arrije atje poshtë në atë vend, ashtu siç bënim ne në vorkshop me pasqyrë dore, mbi shtrojat tona vizëlluese ngjyrë të kaltër. Kjo gjë më përkujtonte punën e astronautëve të parë, kështu do të jenë ndier edhe ata me teleskopët e tyre primitive në duar.
Në fillim vagina ime disi më turbullonte. Njësoj si kur e sheh peshkun e prerë në dysh për here të pare dhe zbulon se ka një botë të gjakosur e komplekse përbrenda, që fillon e shtrihet menjëherë pas lëkurës. Ishte aq e gjallë, aq e kuqe e aq e freskët. E gjëja që më befasonte më së shumti ishin gjithë ato shtresa. Shtresa brenda shtresash që pastaj shpaloseshin në shtresa të tjera. Vagina ime si të ish ndonjë ngjarje mistike që vazhdimisht sikur shpaloset në aspekte të tjera të vetvetes, gjë që në realitet është ngjarje në vete, por këtë gjë e merr vesh vetëm pasi të ketë mbaruar kjo ngjarje.
Vagina ime më mahniste. Kur më erdhi radha të flisja në vorkshop, nuk munda. M’u muar goja. Kisha përjetuar atë gjë që gruaja që e udhëhiqte vorkshopin e quante “magjepsje vaginale”. Gjithë që dëshiroja të bëja ishte të rrija përgjithmonë e shtrirë aty ku isha me këmbë të hapura duke vështruar vaginën time.
Ishte më madhështore se Grand Canyon, e lashtë e gjithë hijeshi. Kishte çiltërsinë dhe freskinë e kopshtit të vërtetë anglez. Ishte qesharake, shumë qesharake. Më bënte të qeshja. Sikur luante kukafqehtas, mbyllej a hapej. Ishte si gojë. Ishte mëngjezi vetë.
Pastaj gruaja që udhëhiqte vorkshopin na pyeti se sa gra që ishin aty kishin përjetuar orgazmin. Dy nga gratë i ngritën duart si me ngurrim. Unë nuk e ngrita dorën por orgazmin e kisha përjetuar. Nuk e ngrita dorën meqë ato që kisha përjetuar unë kishin qenë orgazme të rastësishme. Më kishin ndodhur. Më kishin ndodhur në ëndërr kur flija dhe unë isha zgjuar gjithë shkëlqim. Më kishin ndodhur shumë here në ujë më së shumti në vaskë. Njëherë në Cape Cod. Më kishin ndodhur mbi kuaj, në biçikletë, në palestrën e sporteve. Nuk e ngrita dorën ngase edhepse kisha përjetuar orgazmin, nuk e dija se si shkaktohet orgazmi. Asnjëherë nuk kisha bërë përpjekje që ta shkatoj. Mendoja se kjo gjë ishte diçka mistike, diçka magjike. S’kisha dëshirë të përzihesha. Ma merrte mendja se është mëkat të përzihesha, e shpifur, manipulative. Si të ish Hollywood. Orgazmi sipas formulës. S’do të kish befasi e do të zhdukej edhe misteri. Natyrisht, e keqja ishte se befasia ishte zhdukur për dy vite me radhë. Nuk kisha përjetuar ndonjë orgazëm magjik të rastit dhe kjo gjë më tërbonte. Ky ishte shkaku që gjendesha në vorkshopin e vaginës.
Më pastaj erdhi çasti që unë e droja por edhe e gjakoja. Gruaja që udhëhiqte vorkshopin na tha që përsëri t’i nxirrnim pasyret e dorës dhe të përpiqeshim ta gjenim klitorin. Po rrinim shtrirë në shpinë, mbi shtrojat tona, një grup grashë, dhe përpiqeshim të gjenim qendrën tonë, pozitën gjeometrike, arsyen tonë dhe nuk e di pse por fillova të qaja. Mbase ishte vetëm nga turpi. Mbase ishte ngase e kuptoja se më duhej të hiqja dorë nga fantazia, një fantazi e madhe sa vetë jeta, se dikush a diçka do ta bëjë këtë në vend timin, fantazia se dikush do të vinte patjetër për të udhëhequr jetën time, të zgjedhte kahjen, të më shakatonte orgazme. E ndjeja panikun të më kaplonte. Ndjeja tmerrin dhe ndërgjegjësimin simultan se i ikja momentit të gjetjes së klitorit tim, e kisha menduar si rrymë kryesore e të ngase unë në të vërtetë tmerrohesha nga frika se ndoshta nuk e kam fare klitorin, e tmerruar se mos jam një nga ato me të meta të lindura, një nga ato frigjidet, të vdekurat, të ngujuarat, të thatat, me shije pjeshke, të idhtat , oh Zot. Rrija shtrirë aty në atë vend me pasqyrën time duke kërkuar qendrën time, prekja me gishtërinjë dhe e vetmja gjë që më shkonte në mend ishte se kur isha 10 vjeçe kisha humbur unazën time prej smaraldi në liqen. Kujtoja se si zhytesha e rizhytesha pambarim, si prekja me duar guralecë, peshk, kapakë shishesh e gjëra të tjera të rrëshqishme por asnjëherë nuk e preka unazën. E ndjeja panikun që kisha ndjerë atëherë. E dija se do të dënohem. Nuk duhej ta veja unazën kur lahem.
Gruaja që udhëhiqte vorkshopin më pa se si mërmërisja si e marrë, se djersija dhe merrja frymë më vështirësi. Ajo mu afrua. E unë i thashë “ E kam humbur klitorin. Nuk e kam më. Nuk duhej ta veja kur notoja.” Gruaja që udhëhiqte vorkshopin u qesh. Ma fërkoi ballin me qetësi. Më tha se klitori nuk ish ndonjë gjë që unë mund ta humbja. Ajo gjë isha unë, vetë qenja ime. Ishte edhe zilja e Portës së shtëpisë sime por edhe porta vetë. Nuk duhej ta gjeja. Më duhej të bëhesha ajo gjë.
Të jem ajo gjë. Të jem vagina ime. Të jem vagina ime. U shtriva në shpinë dhe mbylla sytë. E lëshova pasqyrën. Vështroja veten se si plluskoja përsipri vetes sime. Vështroja se si fillova të afrohem ngadalë e persëri të hy në trupin tim. Ndjehesha si ndonjë astronaut që rikthehet në hapsirën e tokës. Kjo hyrje e dytë ishte shume e qetë, e qetë dhe gjentile. Kërceja dhe ulesha, ulesha e kërceja. Hyra në muskujt e mi, në gjakun tim në qelizat e pastaj rrëshqita në vaginën time. Befas kjo gjë u bë shumë e lehtë dhe unë i vija tamam. Isha krejt e ngrohtë, pulsoja, e gatshme, ndjehesha e re dhe e gjallë. atëherë, pa shikuar fare, me sytë akoma të mbyllur, vura gishtin mbi gjënë që papritmas ishte shndërruar në unin tim. Në fillim ndjeva një dridhje të lehtë, që më nxiste të qëndroja. Pastaj dridhja u bë tundje, një erupcion, shtresat ndaheshin e stërndaheshin. Dridhja u hap në një horizon të lashtë drite e qetësie, që u hap në një rrafsh me muzikë e ngjyra, me çiltërsi e gjakim dhe aty ndjeva lidhjen, duke thirrur lidhjen derisa rrija shtrirë aty, duke u përpëlitur mbi shtrojën time të vogël ngjyrë të kaltër.
Vagina ime është guacë, është tulipan, është fati. Vi derisa nisem për të ikur. Vagina ime, vagina ime, uni im.
Tani një fakt i gëzuar për vaginën.
Klitori ka qëllimin e qartë dhe të pastër. Është i vetmi organ i trupit që është konstruktuar vetëm për kënaqësi. Klitori s’është gjë tjetër pos një grumbull nervash: 8000 fibra nervash, që të jemi më të saktë. Ky është koncentrimi më i lartë i fijeve nervore që mund të gjendet në trup, përfshirë bulat e gishtërinjëve, buzët, gjuhën, e është dy herë më i madh … dy herë më i madh… dy herë më i madh se numri i fijeve nervore në penis. Ç’të duhet pushka kur ke automatin?
Marrë nga “Gruaja: gjeografi intime” nga Natalie Angier
AI KISH DËSHIRË TA SHIKONTE
Ky monolog ka për bazë intervistën e një gruaja që kishte pasur përvojë të mirë me një burrë.
Po u tregoj se si fillova ta dua vaginën time. Është disi e turpshme ngase nuk është në harmoni me rrjedhën. Dua të them e di se kjo duhej të ndodhte në ndonjë vaskë me gurë kripe nga Deti i Vdekur, duke luajtur Enya, apo kur unë të isha duke e dashur qenjen time prej gruaje. E di këtë tregim. Vaginat janë të bukura. Urrejtja që e kemi për veten tonë është vetëm represion e urrejtje e brendshme e kulturës sonë patriarkale. Nuk është e njëmendët. Macka bashkohuni. I di të gjitha këto. Thuase të ishim rritur me kulturën që na mëson se gjërat e trasha janë të bukura, të gjitha prej nesh do të kollufisnim milkshejk e ëmbëlsira, duke ndenjur shtrirë në kokërr të shpinës, do t’i kalonim ditët duke i zgjeruar kofshët shumë e më shumë. Por nuk jemi rritur me aso kulture. I urreja kofshët e mia, e vaginen time, e urreja edhe më shumë. Mendoja se ishte jashtezakonisht e shëmtuar. Isha njëra nga ato gra që e kanë parë dhe që nga ai moment dëshiroja të mos e kisha parë kurrë. Më bënte të vjell. Ndjeja keqardhje për gjithsecilën që i duhet të shikonte aty poshtë.
Që të mund të mbijetoj fillova të shtirem se në mes këmbëve kam një gjë tjetër. Imagjinoja mobilje, jastëk të vegjël të butë me mbështjellës të lehtë pambuku, shilte të vogla kadifeje, qilim prej lëkure leopardi, imagjinoja gjëra të bukura si faculeta mëndafshi, mbajtës të çajnikut të qepur me tegela, ose imagjinoja vende a pejsazhe në miniaturë, liqene të pastra si kristali, apo moçalet e lagështa të Irlandës. U mësova kaq shumë me këto gjëra sa që harrova krejtësisht se unë kisha një vaginë… Sa herë bëja seks me ndonjë burrë e mendoja atë sikur futej në ndonjë shall prej lëkure vizoni, në ndonjë trëndafil të kuq ose në ndonjë kupë kineze.
Pastaj takova Bobin. Bobi ishte burri më i zakonshëm që kisha takuar ndonjëherë. Ishte i hollë e i gjatë, i papërshkrueshëm mbante rroba ngjyrë kaki. Bobi nuk e pëlqente ushqimin me shumë mëlmesa dhe nuk e dëgjonte Prodigy. Nuk shfaqte interesim fare për të brendshmet seksi. Gjatë verës kohën e kalonte nën hije. Nuk i zbulonte ndjenjat e brendshme. Nuk kishte kurrfarë problemi a çështje tjetër që e mundonte madje as alkoolosit nuk ishte. S’kish ndonjë ndjenjë të veçantë humori a misteri. Nuk ishte i keq apo i papërdorshëm. Nuk ishte i mbushur me vetveten as nuk kish fare karizme. Nuk voziste shpejt. Bobi as që më pëlqente gjithaq shumë. As që do ta kisha vërejtur po të mos i kish mbledhur nga toka monedhat që më ranë në dysheme. Kur dora e tij preku timen pahiri derisa po m’i kthente monedhat, diçka sikur lëvizi. Shkova në shtrat me të. Atëherë ndodhi mrekullia.
Doli se Bobi i donte vaginat. Ishte specialist. I pelqente ndjenja e prekjes, shija e tyre, aroma e tyre por ajo që ishte më e rëndësishmja i pëlqente edhe dukja e tyre. Detyrohej t’i shikonte. Harën e pare që bëmë seks më tha se donte të më shikonte.
“Ja ku më ke” i thashë.
“Jo, ty,” më tha “më duhet të të shoh ty.”
“Ndize dritën” i thashë.
Me vete thashë se do të ish ndonjë tip i çuditshëm që kishte frikë errësirën. Ai e ndezi dritën.
Pastaj tha, “OK jam gati, gati të të shoh.”
“Këtu” i bëra me dorë,” ja ku jam”
Pastaj filloi të më zhvishte.
“Ç’po bën Bobi?”i thashë.
“Kam nevojë të të shoh,” mu përgjegj.
“Ç’nevojë” i thashë “zhytu brendë, mbaro punë.”
“Kam nevojë të shoh se si dukesh” më tha.
“Sigurisht ke parë divan prej lëkure ngjyrë të kuqe,” i thashë.
Bobi vazhdoi. S’ish punë të ndalej. Më vinte të vjell e të vdes.
“Është një gjë tepër intime, “ i thashë “a s’bën vetëm të zhytesh brendë.”
“Jo” më tha, “Është vetja jote. Më duhet të të shoh”
Mbajta frymën. Ai shikoi e shikoi. Hapte gojen, qeshte e rënkonte. Filloi të merrte frymë me shpejtësi dhe i ndërroi fëtyra. Më nuk dukej fare i zakonshëm. I ngjante një bishe të uritur e të bukur.
“Je kaq e bukur” më tha. “Je elegante, e thellë, e çiltër dhe e egër.”
“Aty i pe të gjitha këto?” i thashë.
Thuase po më lexonte fatin në dorë.
“I pashë“ më tha “ dhe shumë, shumë më tepër se aq.”
Qëndroi duke vështruar ashtu gati për një orë thuase po studionte ndonjë hartë, apo vështronte hënën, thuase po më vështronte në sy, por ai po vështronte vaginën time. E vështroja në dritë derisa ai me shikonte mua dhe ishte me të vërtetë shumë i eksituar, ishte aq i qetë dhe euforik sa fillova të nxehem e të lagem. Fillova ta shoh veten ashtu siç më shihte ai. Fillova të ndjehem e bukur dhe e shijshme si ndonjë pikturë e bukur apo si ndonjë ujëvarë. Bobi nuk u frikua. Nuk u pështiros. Fillova të enjtem, fillova të ndjehem krenare. Fillova ta dua vaginën time.. E Bobi, u tret aty, dhe unë isha bashkë me te, në vaginën time dhe humbëm të dy.
Shumë gra u intervistuan për menstruacionet. Zu të shfaqej një kor, diçka si një këngë kolektive. Gratë i bënin jehonë njera tjetrës. Zërat shkriheshin në njëri tjetrin.
I kisha dymbëdhjetë vjeç. Nëna më ra shuplakë.
GRUAJA E PARË
Klasa e dytë, shtatë vjeç, im vëllai më foli për periodat. Nuk më pëlqeu mënyra se si qeshej. Shkova te nëna. “Ç’është perioda?” i thashë. “Është masë,” më tha. “Diçka që shërben për matje.”
GRUAJA E DYTË
Im atë më shkroi një kartolinë: “Vajzës sime të vogël që më nuk është aq e vogël.”
GRUAJA E TRETË
Unë u tmerrova. Nëna më tregoi pecat e trasha higjenike. Të përdorurat duhej t’i hidhja ne shportën përfundi sjollit të kuzhinës.
GRUAJA E KATËRT
Me kujtohet se isha e fundit. Isha 13 vjeç.
GRUAJA E PARË
Ne të gjitha dëshironim t’kishim.
GRUAJA E TRETË
Isha shumë e frikësuar. Fillova t’i vë pecat e përdorura në çanta prej letre ngjyrë kafje dhe t’i vëndos në vendet e errëta nën çati.
GRUAJA E DYTË
Klasa e tetë. Nëna më tha, “O sa mirë.”
GRUAJE E KATËRT
Në shkollë të mesme para se të më vinin kisha njolla të mëdha ngjyrë kafje. Koinciduan me pak qime nën sqetulla që rriteshin jo në formë të barabartë: njëra sqetull kishte qime tjetra nuk kishte.
GRUAJA E PARË
Unë kisha 16 vjeç, disi pata një ndjenjë frike.
GRUAJA E DYTË
Mua më dha nëna bar për dhimbje. Kishim krevat marinarësh. Shkova dhe u shtriva në krevat. Nëna ishte sikletosur.
GRUAJA E TRETË
Një mbrëmje u ktheva vonë në shtëpi dhe u futa në krevat pa e ndezur dritën fare. Nëna kishte gjetur pecat e mia të përdorura dhe m’i kishte future mes çarçafëve të krevatit tim.
GRUAJAE DYTË
Isha 12 vjeç, po rrija në brekë. Akoma nuk isha veshur. Shikova shkallët. Dhe mu aty e pashë.
GRUAJA E DYTË
Shikova poshtë dhe pashë gjakun.
GRUAJA E TRETË
Në klasën e shtatë, nëna disi m’i vërejti brekët. Pastaj më dha brekë plastike.
GRUAJA E DYTË
Nëna ime u tregua shumë e afërt. –“Eja të gjejmë një pecë për ty.”
GRUAJ E TRETË
Marcies, shoqes sime, i bënë festë kur i erdhën. Shtruan një mbrëmje vetëm për te.
GRUAJA E PARË
Ne të gjitha i dëshironim periodat tona.
GRUAJA E DYTË
Ne të gjitha i dëshironim menjëherë.
GRUAJA E KATËRT
13 vjeçe. Më ndodhi para se të dilnin Kotex-et. Duhej ta kishe kujdes fustanin. Isha e zezë dhe e varfër. Me fustan të përgjakur prapa, brenda në kishë. Nuk dukej por ndjehesha fajtore.
GRUAJA E DYTË
Unë isha 10 vjeç e gjysmë. S’kisha kurrëfarë parapregatitje. Llum ngjyrë kafje në brekët e mia.
GRUAJA E PARË
Ajo më mësoi se si ta vë tamponin. Unë e vura vetëm përgjysmë.
GRUAJA E TRETË
Unë e lidhja periodën time me fenomene të pashpjegueshme.
GRUAJA E KATËRT
Nëna më mësoi si të përdor leckën. Nëna ime i thoshte jo tamponit. S’bën të fusish gjë në llokumin tënd më tha nëna.
GRUAJA E TRETË
Përdor shuk pambuku më tha nëna. Më dha kukulla letre Elizabet Tejlor.
GRUAJA E DYTË
Isha 15 vjeç. Nëna më tha “Mazel-tov”. Më ra shuplakë në faqe. Nuk e dija se a ishte kjo gjë e mirë apo e keqe.
GRUAJA E PARË
Perioda ime, si brum torteje, para se të piqet. Indianet ulen në myshk për pesë ditë me radhë. Do të doja të isha amerikane native.
GRUAJA E TRETË
Isha 15 vjeç dhe shpresoja të më vinin. Isha e gjatë dhe vazhdoja të rritesha akoma.
GRUAJA E KATËRT
Kur i shihja vajzat e bardha në palestër me tampona mendoja se ishin vajza të këqija.
GRUAJA E DYTË
I pashë njollat e vogla të kuqe mbi pllakat ngjyrë pembe. “Uaaa” thashë.
GRUAJA E KATËRT
Nëna ime u gëzua për mua.
GRUAJA E PARË
Përdorja OB dhe më pëlqente kur i fusja gishtat.
GRUAJA E KATËRT
11 vjeçe veshur në pantallona të bardha. Gjaku filloi të më rridhte.
GRUAJA E TRETË
Mendoja se ishte gjë e tmerrshme.
GRUAJA E PARË
Akoma s’jam gati.
GRUAJA E DYTË
Më filluan dhembjet e shpinës
GRUAJA E KATËRT
Mu zgjua epshi.
GRUAJA E TRETË
12 vjeçe. Isha e lumtur. Shoqja ime kishte një dërrasë Ouija, më pyeti se kur vallë do t’i kishim edhe ne periodat tona, shikova poshtë dhe pashë gjakun.
GRUAJA E PARË
Shikova poshtë dhe aty ishte.
GRUAJA E KATËRT
U bëra grua.
GRUAJA E DYTË
U tmerrova.
GRUAJA E PARË
Kurrë nuk e kisha menduar se do të më vinin.
GRUAJA E KATËRT
Më ndërroi gjithë konceptin që kisha për veten time. U bëra shumë e heshtur dhe e pjekur. Tamam vietnameze e mirë – punëtore e qetë, e vyrtytshme, që nuk flet kurrë.
GRUAJA E DYTË
9 vjeç e gjysmë. Isha e sigurtë se po vdisja nga gjakderdhja, i hoqa brekët dhe i hodha në një skaj. Nuk desha t’i brengos prindërit.
GRUAJA E PARË
Nëna më dha ujë të nxetë me verë dhe mua më mori gjumi.
GRUAJA E TRETË
Isha në dhomën time në apartmanin e nënës. Kisha një koleksion të librave me vizatime. Nëna më tha “Nuk guxon ta ngrehësh kutinë me libra.”
GRUAJA E DYTË
Shoqet më thanë se do të kem hemoragji për çdo muaj.
GRUAJA E PARË
Nëna ime herë dilte herë hynte në spitalin për të sëmurë mental. Nuk mund të pranonte se isha rritur.
GRUAJA E KATËRT
“E nderuar zonja Carling, ju lutem ta lironi bijën time nga basketbolli. Ajo sapo arriti moshën madhore.”
GRUAJA E TRETË
Në kamp më kishin thënë të mos lahem kur jam me periodë. Më fshinin me antiseptik.
GRUAJA E KATËRT
Kisha frikë mos më ndjehej era. Frikësohesha se do të më thoshnin se më bie era peshk.
GRUAJA E DYTË
Villja, nuk mund të haja.
GRUAJA E KATËRT
Ndjeja uri.
GRUAJA E TRETË
Nganjëherë është aq e kuqe.
GRUAJA E PARË
Më pëlqejnë pikat që bien në nevojtore. Si të ishte ngjyrë.
GRUAJA E TRETË
Nganjëherë ka ngjyrë kafje dhe kjo gjë më brengos.
GRUAJA E KATËRT
Isha 12 vjeç. Nëna më ra shuplakë dhe më solli një këmishë pambuku ngjyrë të kuqe. Babai doli të pinte një Sangria.
Shënimi që u gjet në New York Times, Prill 1996 nuk është aspak një fakt i hareshëm:
Gjymtimet e gjenitalieve janë ushtruar ndaj 80 deri në 100 milion vajzash dhe grashë të reja. Në vendet ku ushtrohet ky veprim, kryesisht në vendet afrikane, rreth 2 milion të reja mund të presin që klitori t’u pritet apo t’u hiqet fare qoftë me thikë, brisk rroje apo me ndonjë cope xhami.
Tek burrat kjo gjë fillon nga amputimi i pjesës më të madhe të penisit deri te heqja e tërësishme e penisit.
Rezultatet afatshkurtëra përfshijnë: tetanusin, hemoragjinë, prerje në zonën e uretrës, mëshikëzës, mureve të vaginës.
Rezultatet afatgjata: infekcionet kronike të mitrës, shtohet agonia dhe rreziku gjatë lindjes, si dhe mund të shkaktohen vdekje të hershme.
VAGINA IME E MLLEFOSUR
Vagina ime është inatosur. Po, po. Është tërbuar fare. Vagina ime është mbushur mllef dhe ka nevojë të flasë. I duhet të flasë për gjithë këtë mutsihane. Ka nevojë t’iu drejtohet juve. Dua të them, ç’është kjo punë, një ushtri e tërë njerëzish që vetëm mendojnë si e si të gjejnë mënyra për ta torturuar të mjerën, vaginën time të dashur e të butë… I kalojnë ditët duke konstruktuar prodhime të çmendura e duke shpikur ide të liga vetëm e vetëm për të minuar mackën time. Ata farë birkudrash të vaginës.
Gjithnjë përpiqen të na e fusin, të na pastrojnë, të na mbushin, të na bëjnë të lëshojmë rrugë. Por, vagina ime nuk do të lëshojë rrugë. Është mbushur mllef dhe nuk do të lëvizë prej këtu. P.sh. tamponët – ç’dreqin është ajo gjë? Një shtupë e qime prej pambuku që futet brenda. Pse nuk mund të gjejnë një mënyrë që ta zbusin tamponin, me ndonjë yndyrë? Vagina ime pëson shok me ta parë. As mos të të shkojë nëpër mend, më thotë. Mbyllet fare. Me vaginën duhet punuar, duhet t’ia tregosh gjërat, duhet ta hapesh rrugën disi. Paraloja pikërisht këtë detyrë ka. Vaginen time duhet ta bindësh, ta ngashnjesh, ta zgjosh besimin e saj. E këtë gjë zor se mund ta bësh me një shtupë të thatë prej do pambuku t”qimë.
Mos më futni gjëra të ndryshme, ndërprejeni këtë gjë. Ndaloni futjet dhe ndaloni pastrimin e saj. Vaginës sime nuk i duhet pastrimi. Ka ere të mirë edhe pa e pastruar. Nuk ka erë trëndafili. Mos u përpiqni ta zbukuroni. Mos besoni kur ai t’u thotë se ka erë trëndafili e në të vërtete do të duhej të kishte erë macke. Pikërisht këtë gjë po e bëjnë, përpiqen ta pastrojnë, ta bëjnë t’i vie era sprej banjoje ose erë kopështi. Gjithë ato spreje, me aromë lulesh, dredhëzash, me aromë shiu. Unë nuk dua që mackës sime t’i vie era shi apo dredhëza. I larë e i pastruar është sikur të lajsh peshkun pasi ta kesh pjekur. A do ta hanit atë peshk. Prandaj e kam porositur. Kështu është gruaja, kështu jam unë. Lëngjet e mia gjithë kundërthënje dhe krejt si peshku.
Pastaj, janë egzaminimet. Kush ishte ai që i shpiku? Duhet të ketë mënyra më të mira për t’i bëra ato egzaminime. Përse duhet ai fustan i frikshëm prej letre që t’i gërvishtë cicat dhe kërcëllon kur shtrihesh ashtu që të bën të ndihesh si ndonjë shuk prej letre të hedhur. Përse dorëzat prej gome? Përse drita, gjithë ajo dritë sikur Nancy Drew kundër gravitetit, përsë ato lugë çeliku të nazistëve, ato gjuhë të ftohta e të liga të roses që t’i fusin brenda? Po kjo ç’është? Vagina ime tërbohet nga vizita të tilla. Nis të mbrohet me javë të tëra para kohe. Mbyllet e nuk do të “çlirohet”. A nuk e urreni këtë gjë? “Çliroje vaginën, çliroje vaginën” Pse? Vagina ime është e zgjuar, ajo e di ketë punë, të çlirohet ashtu që ti t’ia fusish brenda ato gjuhë rose të ftohta. E pra, nuk do të kalojë. Egzaminim, egzaminim vaginal? Më mirë thuaj ekzekutim vaginal.
Përse nuk zbulojnë ndonjë kadife të këndshme prej purpuri dhe të me mbështjellin me të, të më shtrijnë në ndonje shtrojë pambuku të mbushur me pendla, të vëjnë do dorëza blu apo roze më të ngrohta dhe të m’i mbështesin këmbët në do mbështetëza prej pushi? T’i ngrohin pak ato gjuhë rose. Të punojnë pak me vaginën time.
Por nuk ka më tortura të tilla, shtupa të thata prej pambuku të qimë, gjuhë të ftohta rose, dhe brekë prej rrypi. Kjo është më e keqja. Brekë prej rrypi. Kush e shpiku këtë gjë? Kurrë nuk rrinë me një vend por lëvizin gjithë kohën e të futet prapa në vaginë, gjë vërtetë e kreshpëruar.
Vagina duhet të jetë e lirë dhe e gjërë, e jo e mbledhur. Prandaj brezat janë kaq të këqinj. Ne kemi nevojë të lëvizim e zgjerohemi e të flasim e të flasim. Vaginave u duhet komfori. Bëni diçka të tillë. Diçka që do t’u shkaktonte kënaqësi atyre. Por jo, natyrisht kjo gjë nuk mund të bëhet. Është inat të shihet gruaja tek ka kënaqësi, posaçërisht kënaqësi seksuale. Dua të them pse nuk shpikni një palë brekë prej pambuku të butë me një xiglues françez të qepur përbrenda. Gratë do të derdheshin gjithë ditën e lume, derdhen në dyqane, në metro, vaginat e lumtura. S’do të mund ta duronin gjithë këtë lumturi. Të shohësh ato vagina përplot gjallëri, që nuk duan t’ia dinë për asgjë, vagina të nxehta, të lumtura.
Sikur vagina ime të mund të fliste do të thoshte këto që po them unë, do të fliste për vaginat tjera, do t’i regjistronte përshtypjet e vaginës.
Do të vishte diamantet e Hary Winstonit, asnjë rrobe, vetëm do të mbëshillej ashtu me diamante.
Vagina ime më ndihmoi të lind një foshnjë gjigande. Mendoi se do të bënte këtë gjë edhe herë të tjera. Por nuk e bëri. Tani, dëshiron të udhëtojë, nuk ka dëshirë për shumë shoqëri. Dëshiron të lexojë e të mësojë gjëra të reja dhe të shëtisë më shumë. Dëshiron seks. E dashuron seksin. Dëshiron të shkojë më thellë. Është e uritur për thellësi. Dëshiron përzemërsi. Dëshiron ndërrim. Dëshiron heshtje, liri e puthje të buta e lëngje të ngrohta dhe prekje të thellë. Dëshiron çokollatë e besim e bukuri. Dëshiron të çirret. Dëshiron që të mos jetë e mllefosur. Dëshiron të derdhet. Dëshiron të dëshirojë. Dëshiron. Vagina ime, vagina ime. Paj…ajo dëshiron çdo gjë.
VAGINA IME ËSHTË FSHATI IM
Gratë refugjate të Bosnjës u intervistuan nëpër kampet e qendrat e refugjatëve, gjatë kohës që lufta vazhdonte në Jugosllavi.
20 deri në 70 mijë gra u dhunuan mu në mes të Evropës, si taktikë sistematike e luftës. Të trodniste fakti se njerëzit bënin fare pak për ta ndërprerë ketë gjë. Por në anën tjetër, në këtë vend vetëm gjatë një viti, dhunohen mbi 500 mijë gra, e së paku në teori ne nuk jemi në luftë.
Ky monolog ka për bazë rrëfimin e një gruaje. Është muslimane sikur janë shumica e grave që janë intervistuar. Dhunimi kurrë nuk ka qenë pjesë e bashkësive të tyre para luftës. Sonte këtë ia kushtojmë asaj gruaje të jashtëzakonshme si dhe të gjitha grave të Bosnjës e Kosovës.
Vagina ime ishte fshati im
GRUAJA E PARË
Vagina ime ishte e gjelbër, ishte ujë, ara të valëzuara me dhe të butë, me lopë, me diell të përgjumur, me djaloshin e ëmbël që të prekë lehtazi me fijen e kashtës së verdhë.
GRUAJA E DYTË
E kam një gjë mes këmbësh. Nuk e di se çka është. Nuk e di se ku është. Nuk e prek. Jo tani. Askurrë më. Që prej atëherë.
GRUAJA E PARË
Vagina ishte llafazane dikur, nuk mund priste, aq shumë, aq shumë fjalë kish folur, s’mund të ndalej së provuari, s’mund të ndalej së thëni, oh po, oh po.
GRUAJA E DYTË
Jo më që prej se kam parë ëndërr se më kanë qepur një kafshë të ngordhur aty brendë me një fije të trashë e të zezë të grepit për peshk. Era e keqe e kafshës së ngordhur nuk mund të hiqet. Kjo kafshë me fyt të çarë që rrjedh gjak, e i njomë gjithë fustanet e mia të verës.
GRUAJA E PARË
Vagina ime këndonte gjithë këngët e vashave, gjithë këngët e këmbanës së dhisë, gjithë këngët e arave të egra vjeshtore, këngë vagine, këngë vendlindjeje të vaginës.
GRUAJA E DYTË
Nuk këndon më qysh atëherë kur ushtarët më futën një pushkë të trashë në mua. Ishte aq e ftohtë, shkopi i çeliktë më ndalte zemrën. Nuk e dija a do ta shkrepnin apo do ta fusnin tejpërtej mendjes që më sillej vërdallë. Ishin gjashtë nga ta, doktorë monstruozë me maska të zeza që edhe ata, më fusnin shishe. Më fusnin shkopinj madje edhe një bisht fshiseje.
GRUAJA E PARË
Vagina ime si ujë i kthjelltë, ujë i pastër i derdhur mbi gurë të rreshkur në diell.
GRUAJA E DYTË
Jo më qysh atëherë kur dëgjova lëkurën të më shkyhej e të kërcasë si limoni, jo që kur një copë nga vagina ime më ra në dorë, një copë nga buza, e tash njëri skaj i buzës më ka humbur fare.
GRUAJA E PARË
Vagina ime. Fshat i gjallë me ujë të lagësht. Vagina ime vendlindja ime.
GRUAJA E DYTË
Jo më qysh atëherë kur ndërroheshin me radhë, për shtatë ditë rresht, u binte erë fekalje e mish të thatë, linin spermën e tyre të pështirë në mua. U bëra lumë i helmit e qelbit e gjithë të mbjellat u thanë, i gjithë peshku ngordhi.
GRUAJA E PARË
Vegina ime fshat i gjallë me ujë të lagësht.
Ata e pushtuan. E sakatuan dhe e dogjën.
GRUAJA E DYTË
Tani nuk e prek më.
GRUAJA E PARË
Nuk e vizitoj.
GRUAJA E DYTË
Tani jetoj në një vend tjetër.
GRUAJA E PARË
Nuk di se ku gjendet ky vend.
“ E VOGLA KUÇI SNUÇI”
Në mesin e qindra grash të pastreha gjatë 13 viteve të fundit, që u intervistuan, vetëm njëra prej tyre nuk kishte përjetuar abuzim seksual kur kish qenë e vogël opo nuk ishte dhunuar kur kish qenë e re. Për shumicën e këtyre grave, “shtëpia” është vend shumë i frikshëm, vend prej të cilit janë arratisur. Është ironi që strehëzat janë vendi i parë ku shumica e tyre kanë gjetur sigurinë, mbrojtjen dhe ngushëllimin.
Ky është rrëfimi i një gruaje ashtu siç e tregoi ajo vetë. Atë që nuk e gjeni në rrëfim është fakti se kjo grua takoi një grua tjetër në njërën nga strehëzat dhe ato ranë në dashuri me njëra tjetrën, përmes dashurisë së tyre ato të dyja dolën nga sistemi i strehëzës.
E vogla kuçi snuçi
(grua me ngjyrë nga jugu).
Kujtesa: dhjetor 1965, isha 5 vjeçe.
Nëna më thotë me një zë të frikshëm, çjerrës e kërcënues për vdekje të mos e kruaj më kuçi snuçin tim. U tmerrova se mos e kisha bjerrur së kruari atë gjënë poshtë. Më kurrë nuk e prek veten madje as në banjë. Kam frikë mos më hyn uji përbrenda e mbushem e gjitha me ujë derisa të eksplodoj. Vëndoj plasterë për ta mbuluar vrimën por më bien kur lagen prej uji. Imagjinoj një pengesë, diçka si mbyllëse vaske për të penguar gjërat të më futen. Flej e veshur me tre palë brekë me mostrën zemra e lumtur përfundi pixhamave me mbërthecka. Akoma dua të prek veten nganjëherë, por nuk e prek.
Kujtesa: Shtatë vjeç.
Edgar Montane, që është 10 vjeç inatoset me mua dhe më grushton me gjithë fuqinë e tij , mes këmbëve. Më duket sikur më then të tërën. Në shtëpi shkoj duke çaluar. Nuk mund të shurroj. Nëna më pyet se ç’ka kuçi snuçi im, e kur i tregoj se ç’më ka bërë Edgar ajo më bërtet dhe më thotë që kurrë të mos e lë askë të më prekë aty poshtë. Përpiçem t’i tregoj se ai nuk më preku aty poshtë por më grushtoi.
Kujtesa : nëntë vjeç.
Luaj në shtrat, duke kërcyer e duke u rrëzuar dhe e shpoj kuçi snuçin tim në teh të shtratit. Lëshoj zëra të hollë e të lartë që më dalin nga goja e kuçi snuçit tim (lëshon zëra të lartë). Më dërgojnë në spital dhe ma qepin aty poshtë në vendin që ishte shkyer.
Kujtesa : 10 vjeç.
Jam në shtëpinë e babait e ai ka organizuar një aheng lart. Të gjithë pijnë. Unë e vetme po luaj në bodrum dhe jam duke veshur gjimbajtësen dhe brekët e reja prej pambuku që e dashura e babait m’i kishte dhuruar. Papritmas shoku më i mire i babait tim, Alfredi një burrë i madh, më vie nga prapa dhe m’i ulë me force brekët e reja dhe fut penisin e tij të madh e të fortë në kuçi snuçin tim. Unë ulërij. I bie. Përpiçem ta largoj por ai tashmë është futur brenda. Babai im ka ardhur në vendin e ngjarjes, ai ka një pushkë pastaj dëgjohet një zë tmerrësisht i lartë, pastaj del gjithë ai gjak mbi mua dhe Alfredin, shumë gjak. Jam e sigurtë se kuçi snuçi im më në fund po bie përtokë. Alfredi mbetet i paralizuar përjetë e nëna ime nuk më lë ta shoh babanë shtatë vite me radhë.
Kujtesa : 12 vjeç.
Kuçi snuçi im është një vend shumë i lig, vend i dhimbjes, poshtërsisë, grushtimit, invazionit e gjakut. Është vend i belasë. Është zona e fatit të keq. Imagjinoj një rrugë të lirë mes këmbëve të mija dhe unë udhëtoj, largohem larg nga këtu.
Kujtesa : 13 vjeç.
Në fqinjësi kemi një grua hyjnore 24 vjeçe, mua më kanë mbetur sytë mbi te. Një ditë më ftoi në veturën e saj. Më pyet se a kam dëshirë t’i puth djemtë, i them se nuk kam. Pastaj më thotë se do të më tregojë diçka dhe zgjatet e më puthë shumë lehtë në buzë me buzët e saj e pastaj më futë gjuhën në gojë. Uau. Më pyet se a dua të shkoj në shtëpinë e saj e pastaj më puth përsëri e më thotë të çlirohem, e ta ndjej puthjen, t’i lë gjuhët tona që të ndjejnë. E pyet nënën se a mund ta kaloj natën me të e nëna ime gëzohet shumë që një grua kaq e bukur, dhe e sukseshme ka shprehur interesim për mua. Unë ndihem e frikësuar dhe mezi pres. Apartamenti i saj është fantastik. I tëri i rregulluar. Janë vitet 70të, rruazat, jastëkët me gëzof, dritat. Vendosa mu aty se do të behem sekretareshë si ajo, kur të rritem. Ajo mbush një gotë me vodkë për vete dhe më pyet se çka dua të pi. I them se dua atë që po pi ajo vetë e ajo më thote se nuk beson se nënës sime do t’i pëlqente që unë të pi vodkë. Me siguri asaj nuk i pëlqen që të puthem me vajza i them unë dhe zonja e bukur më mbush gotën. Pastaj ajo bëhet si një teddy ngjyrë çokollate prej sateni. Është shumë e bukur. Gjithnjë kam menduar se bulldaggers janë të shëmtuar. I them “je shumë e bukur” e ajo më thotë “edhe ti”. I them “Por, unë kam vetëm këtë gjimbajtëse dhe këto brekë të bardha pambuku”. Pastaj ajo më veshë ngadalë me një teddy prej sateni. Me ngjyrë purpuri të zbehtë si ditët e para të pranverës. Alkooli më ka rëne në kokë dhe jam krej e çlirë dhe e gatshme. Mbi shtratin e saj ka nje pikturë të një gruaje të zezë lakuriqe me një afro të stërmadh. Ajo më shtrinë butë e ngadalë në shtrat dhe vetëm fërkimi i trupave tonë më bën të derdhem. Pastaj ajo më bën mua dhe kuçi snuçit tim gjithë ato gjëra që gjithmonë kam menduar se janë të turpshme dhe uau. Jam kaq e nxehte kaq e egër. Ajo më thotë “Vagina jote, e paprekur nga ndonjë burrë, bie erë kaq të mirë, aq të freskët, ah sikur të mund ta mbaja përgjithmonë kështu”. Çmendem, egërsohem fare atëherë bie telefoni e natyrisht është nëna ime. Jam e sigurtë se po e di; ajo gjithmonë më zë çfarëdo që bëj. Marr frymë aq rëndë e përpiqem të bëj veprimet e zakonshme kur e marr telefonin dhe ajo më pyet, “Ç’të ka ndodhur, mos ishe duke vrapuar?” i them “ jo nënë, por duke ushtruar.” Pastaj ajo i thotë sekretareshes së bukur që të më ruaj mos ngatërrohem me djem e zonja i thotë., “Më beso, nuk ka kurrfarë djali këtu pari”. Pas kësaj zonja hyjnore më mëson gjithçka për kuçi snuçin tim. Më bën të luaj me veten time para saj dhe më mëson mënyra të ndryshme se si t’i jap kënaqësi vetes. Është shumë e përpiktë. Më thotë që gjithmonë të di se si t’i jap kënaqësi vetes ashtu që të mos kem nevojë të mbështetem tek ndonjë burrë. Në mëngjez kam frikë mos u bër hor sepse jam kaq e dashuruar pas saj. Ajo qeshet por unë nuk e shohë kurrë më. Më vonë e kuptoj se ajo ishte shpëtimtarja ime e beftë, e papritur dhe shumë e papranueshme. Ajo e kish transformuar kuçi snuçin tim të mjerë dhe e kishte ngritur në njëfarë lloj sfere qiellore.
Ç’erë bie vagina jote?
Erë toke
Bërllog të lagur
Zot
Ujë
Mëngjez të hershëm
Thellësi
Xhenxhefil të embël
Djersë
Varet
Misk
Ka erën time
Më kanë thëne se s’ka erë
Ananas
Temjan
Kanellë e karanfil
Trëndafil
Pyll të thellë shumë shumë të thellë jasemini
Myshk të lagësht
Bonbon
Oqean jugor
Diçka në mes peshku e zambakut
Pjeshkë
Pyjesh
Pemë të pjekura
Çaj me dredhëz e kivi
Peshk
Parajsë
Ujë e uthull
Liker të ëmbël
Djath
Oqean
Seksi
Shpuzë
Fillim
E PASHË SE ISHA NË DHOMË”
Kjo pjesë mjaft gjatë është shfaqur pa e përmendur fare lindjen. Ishte një lëshim bizar. Mirëpo nga ana tjetër një gazetar jo fort moti megjithatë pyeti “Cila është lidhja?’
Një gjyshe ishte prezente gjatë lindjes së mbesës së saj. Kjo gjyshe që deri atëherë kishte frikë e respekt bashkë për vaginat tani për të vagina është një kult.
E pashë se isha në dhomë
Unë pashë kur vagina e saj u hap
Ishim të gjithë aty e ëma, i shoqi dhe unë,
Ishte edhe mamia nga Ukraina që i fuste gjithë dorën
Në vaginën e saj duke prekur e rrotulluar dorën me dorëzën prej gome
Teksa me ne bisedonte si rëndomë – thuase po rrotullonte rubinetin.
Isha aty në atë dhomë kur kontrakcionet e
bënin që të zvarritej në të katra,
bënin që rënkime të panjohura të rridhnin nga poret e saj
isha po aty disa orë me vonë kur ajo befas ulëriste
egër, duke i rënë me duar ajrit të elektrizuar.
E pashë vaginën e saj që u shndërrua
nga një vrimë e turpshme seksuale
në një tunel arkeologjik, në një enë të shenjtë,
një kanal venediku, një pus i thellë me një fëmijë të vogël të ngujuar brenda,
që priste ta nxirrnin prej aty.
I pashë ngjyrat e vaginës së saj. Ndërronin.
Pashë të kaltrën si vurratë
të kuqen si domate të fëshikëzuar
të puprpurtën e hirtë- të errëtën;
e pashë gjakun si djersë përgjatë skajeve
e pashë të verdhën, lëngun e bardhë, mutin, droçkat
që dilnin nga të gjitha vrimat duke u shtyer, shumë e më shumë
e pashë në vrimë, kokën e fëmijës
tufëza të qimeve të zeza, i pashë në atë vend pas
ashtit – një kujtim i rëndë i rrumbullt
e mamia nga Ukraina s’ndalej së rrotulluari
dorën e saj të rrëshqitshme.
Isha aty kur ne të dyja, e ëma dhe unë,
ia mbanim këmbët dhe ia hapnim për së gjëri duke shtyer
me gjithë forcën tonë bashkë me shtyrjen që ajo vetë bënte
i shoqi numëronte rreptë “një , dy, tre”
i thoshte të përqendrohej më shumë.
Atëherë ne e shikuam në brendësi.
Nuk mund t’i ndanim sytë nga ai vend.
Harruam vaginën
Si mund të shpjegohet ndryshe
Mungesa e respektit e frikës, mungesa e habisë sonë.
Isha aty kur doktori
Ia futi lugët si të Lizës së botës së çudirave
Isha aty kur vagina e saj u bë një gojë e madhe operative
duke kënduar me gjithë fuqinë e vet;
Së pari koka e vogël, krahu i hirtë i lëshuar, pastaj trupi,
notoi me të shpejtë në krahërët tonë që qanin.
Isha aty edhe me vone sapo u ktheva me fytyrë kah vagina e saj.
qëndrova për të parë
Atë të tërën të shtrirë, tërësisht të ekspozuar
të gjymtuar, të enjtur e të shkyer,
që rridhte gjak në duart e doktorit
Që po e qepte me qetësi.
Qëndrova dhe vagina e saj befas
U shndërrua në një zemër të gjërë që pulsonte.
Zemra mund të sakrifikohet.
Po kështu edhe vagina.
Zemra mund të falë dhe korigjojë
Mund ta ndërrojë formën që të na lejojë të hyjmë brenda.
Mund të zgjerohet që të na le të dalim.
Pokështu mundet edhe vagina.
Mund të ndjejë dhimbje për ne, të zgjerohet për ne të vdesë për ne
Dhe të derdhi gjak e të na nxjerrë si gjakun në ketë të mrekullueshme botë të vështirë,
Pokështu mundet edhe vagina.
Unë isha në dhomë.
E mbaj mend.