Vizatimi i rrugicës së sotme të Korçës

Autorja: Natasha Lako

Një polic po largohet për diku, i thirrur për diku.,
Eci edhe unë në të kundërtën e tij, nga dëshira për
të kundërtën e tij.
Kanë mbetur mes ne të dyve të varura në mure,
vetëm ca lule ornamentalae që të kujtojnë spaletat.

Polici i stilit barok me mustaqen përdredhur si një
kangjell e vjetër,
po matet me luledredhësen e ngjitur në mure.
Ëndërron si unë,
po në një drejtim tjetër,
me një ëndërr që mund të jetë e barabartë,
po në një drejtim tjetër.

Vetëm ca dredhëza kanë mbetur vetëm,
të lumtura nga mustaqet që kërkojnë të mbeten vetëm,

nga polici në drejtim tjetër.