Nevojë për patetikë
ditë pas dite
nga një frymëmarrje më pak
ditë pas dite
Shkretëtira ime,
copëz e nga një copëz
më rikrijon prapë…
a je çmendur kështu,
të vdesësh brenda meje
Magjepsje e krijimit…?
O mrekulli!
që më solle këtu
më dhurove sytë e tu mëngjesin për të parë.
të paktën,
le të ndrisë kjo shkëndijë qesharake
Vetëkrijimi
të krisë mjegullën shtypëse
të Idesë së përkohësisë