Nderi i Simone de Beauvoir

Autorja: Susan Jacoby

Përkthyesja: Dafina Zherka

A ishte Simone de Beauvoir grua e ndershme? Kjo pyetje tingëllon si të pritej ndonjë përgjigje negative, apo sikur të ishte fjala edhe për një nga sulmet e shumta, kryesisht edhepse jo vetëm nga krahu konzervativ, i cili për më tepër se 50 vjet paraqet detaje nga jeta e saj në mënyrë që të diskreditohet qenia e saj. Kjo aferë mori një hov të ri, sidomos pas vdekjes së saj dhe publikimit të shënimeve dhe dëshmive të ndryshme relevante lidhur me të.
Një objekt i ngushtë i kësaj kthese është një material jo aq i njohur i autores, sipas kësaj edhe tekst, nga i cili ajo gati edhe hoqi dorë1. Mirëpo, publikimi i këtij teksti ka kuptim vetëm për shkak të mundësisë së formulimit të titullit. Çfarë është morali i ambiguitetit, respektivisht çka na flet libri Për moralin e ambiguitetit i Simone de Beauvoir-it?2
Disa fjalë rreth kontekstit. Simone de Beauvoir në vitin 1947 ende nuk ishte utore e Seksit të Dytë. Mirëpo, ajo kishte shkruar tri romane, një dramë dhe nga dita në ditë merr pjesë në formulimin e “ekzistencializmit”, shkurtesë për teorinë dhe praktikën e bazuar mbi një tip filozofie, por edhe mbi përjetimin e luftës dhe nacizmit. Ekzistencializmi, i emëruar sipas thënies “ekzistenca i paraprin thelbësores”, është një filozofi e lirisë, e bindjes se jemi të gjykuar në liri. Ne zgjedhim pandërprerë se çfarë do të bëhemi. Simone de Beauvoir shkruan në Moralin e ambiguitetit, se vendimi për të qenë të moralshëm dhe vendimi për të qenë të lirë është po i njëjti vendim. “Ambiguiteti” sipas titullit ka lidhje të ngushta me atë që ndryshe e quajmë “absurde”. Por, Simone e zgjedh formulimin e të qenit të hapur e jo pakuptimësisë; njeriu nuk ka asgjë të garantuar, të gjitha janë projekte, zbulim, zgjedhje. Morali nuk mund të jetë diçka e dhënë, atë duhet krijuar pandërprerë. Nuk ka të vërtetë të jashtme. Nuk ka të vërtetë absolute. Ata, të cilët mundohen të fshehin dhe anashkalojnë këtë pasiguri elementare të ekzistencës sonë, bien në besim të mbrashtë. E mashtrojnë vetveten e pastaj edhe të tjerët.
Ky raport në mes nesh dhe të tjerëve, midis të brendshmes dhe të jashtmes, përgjegjësisë, vdekshmërisë ishte edhe temë e romaneve të Simone de Beauvoir siç janë: Mysafirët, Vdekja e të tjerëve, pastaj librit Të gjithë njerzit janë të vdekshëm dhe kjo është edhe tema e dramës Gojët e panevojshme. Individua është gjithmonë në raport me botën dhe njerëzit e tjerë; prandaj liria drejt të cilës synon ajo është në konflikt me liritë e tjera. Duke e kërkuar lirinë tonë ne përpiqemi të marrim lirinë e të tjerëve, me shikim i shndërrojmë ata në objekte dhe kemi tendenca për t’i shkatërruar. Por prapë se prapë dimë për caqe të përbashkëta, për solidaritet…
Simone de Beauvoir nuk propozon zgjedhje për kundërthëniet, të cilat pasojnë, ajo vetëm tenton të sqarojë çfarë lloj veprimesh dhe çfarë morali na bwhet i mundshëm, përkundër të gjithave. Vendimi për liri nuk është vendim për akte produktive, liria shprehet me realizimin e projekteve kuptimplota, projekteve me të tjerët: ato mund të shfaqen si kufizime, mirëpo pa këto nuk ka konkretizim të lirisë. Liria nuk shpie detyrimisht kah e mira: por, prapëswprapw, paksa si në vargun e bukur të Erich Kastner “Es gibt nichts Gutes ausser man tut es”, nuk ka asgjë të mirë, nëse atw nuk e krijojmë vetë. Por, liria përdoret edhe ndryshe: në mohimin e lirisë së tjetrit si dhe të asaj personale. Simone na jep tipologjinë e njerwzve, të cilët veprojnë me besim të ligë. Ata nuk janë aq të këqij, siç e gjejmë në interpretimet e tjera të moralit. Në tipologjinë e saj objekt i kritikës është i ashtuquajturi njeriu serioz, njeriu i cili i pranon vlerat e gatshme ashtu që me një besim të verbër është i gatshëm të sakrifikojë, si veten ashtu edhe të tjerët; poashtu edhe ato femra, të cilat i lejojnë të tjerët të qeverisin me lirinë e vet; e takojmë edhe tipin e avanturierit, njeriut i cili nuk pranon përgjegjësi ndaj tjerëve, duke dëshiruar ta jetojë lirinë e tij deri në fund, ashtu që për shkak të kësaj mund edhe ta dwshtojë; njeriu i pasionuar prapëseprapë e vë para “seriozes” objektin e tij si absolut, mirëpo jo si cak të jashtëm por pwr tw zbuluar vetveten, për hirw tw vetes sw tij, në pasionin e tij; gjysëm njeriu, i cili i jepet frikës dhe inercionit; ekzistojnë nihilistat të preokupuar me mohimin e plotë të mundësisë për liri. Ka sigurisht edhe tipa pozitivë, artistë të cilët janë në vetëkërkim të përhershëm (për dallim nga “estetiku”, i cili është i orientuar kah përjetimet personale), dijetarët, por edhe ata, të cilët veprojnë për të tjerët: mirëqenia e të tjerëve është një arsyetim i pakontestueshëm i veprimeve tona, me kushtin që të mos tentojmë t’ua imponojmë atyre ndonjë të mirë absolute dhe afatgjatë.
Mirëpo nga kjo skicë e shkurtwr shpresoj se është e mundshme qw të zbërthehet pika interesante e këtij pikëvështrimi moral, sidomos për shkak të asaj që në shumicën e lëvizjeve çështjet e moralit konsiderohen të zgjedhura më përpara, të absolvuara tek qëllimi i caktuar.
Simone de Beauvoir në vlerësimin e kësaj pjese tw cilwn e trajtuam, respektivisht nw kujtimet e saj (1963) është jashtëzakonisht e ashpër. Asaj i pengon i ashtuquajturi “idealizëm borgjez”, produktiviteti dhe abstraktiviteti i karakterizimeve, spekulimet ontologjike në vend të kërkimit të barabartë të drejtësisë. Ky lloj kundërshtimi sot nuk na duket aq i rwndësishëm, në të vërtetë pozicioni materialist-marksist, të cilin është munduar ta përfaqësojë Simone në etapat e vonshme, sot na duket deklarativ dhe redukcionist, më shumë shprehje e dëshirës për angazhim të mirëfilltë dhe akt të veprimtarisë personale, sesa rezultat i evolucionit teorik. Pwrkundrazi, “abstraktiviteti” i karakterizimit, mbijeton më mirë në këtë rast.
Jam e bindur se njohja e këtij libri është më se e domosdoshme për ta kuptuar Seksin e Dytë, veçanërisht për debate bashkëkohore për përcaktimin gjinor të moralit. Për nevoja të këtij teksti do të marrim si model përmbledhjen e quajtur Morali Femëror i edituar nga Gertrud Nunnerwinkler.3 Shumica e teksteve janë të lidhura me mënyrën se si Carol Gilligan i ka aktualizuar nw shumicën (jo të gjitha) kulturat, karakteristikat e përgjithshme ekzistuese të femrave, pwr të cilat nuk janw me rwndwsi parimet univerzale, por më shumë brengosen për të veçanten, duke u sakrifikuar, duke shprehur egon, duke e ruajtur jetën në përgjithësi, derisa meshkujt për shkak të parimeve univerzale (të tejdukshme) nxisin konflikte, luftëra, (pra, vetwm në aspektin e mbrojtjes, ata tw mund tw tregohen tw moralshwm, tw ndershwm apo ngjajshwm ).4
Simone de Beauvoir me siguri do t’i flakte të gjitha argumentet univerzale dhe esenciale duke përfshirë edhe ato feministe; sipas kësaj as përparësitë e theksuara të femrës, veçantitë e lartpërmendura të moralit të femrës nuk do të gjenin aprovimin e saj, meqw që për shumë gjëra ato janë relative dhe në planin e imanencës, pra ruajtje e asaj ekzistueses, ngecje në atë qw wshtw zbuluar më herët . Më vonë feministet u përpoqën që këtë çështje ta rehabilitojnë nëpërmes filozofisë së Gilles Deleuse-it, por kjo shpuri tek një lloj tjetër vështirësish në sqarimin e mundësisë së ndikimit në përgjithësi, e të mos flasim për dimenzionin moral.5
Teksti i Judith Butler nga përmbledhja e lartpërmendur, “Variacionet me temën e çështjeve gjinore; Beauvoir, Wittig dhe Focault” është një analizë e rëndësishme e fjalisë së Simone:” Nuk lindim femra, bëhemi të tilla.” Derisa këtë “bëhemi” duhet lexuar si zgjedhje, si vendim të lirë, por edhe si konstruktim shoqëror, si të imponuar. Judith Butler me të drejtë thekson se Simone de Beauvoir nuk niset nga ndonjë thelb, predispozitë natyrale e gjinisë, e cila pastaj shtrembërohet nga shoqëria. Poashtu është e qartë se nuk mund të supozojmë ndonjë qëndrim jashtë-trupor, nga i cili zgjedhim diçka. Në filozofinë e Sartrit ka elemente të konstruktimit dualistik, kartezian (trupi është pikë nismëtare, koekkzistues me identitetin, kontekst dhe medium i synimeve tona, mirëpo trupi natyror ekziston për ne vetëm në modusin e zbulimit). Judith Butler thekson se “të qenurit ” tek Simone është konkretizim i qëndrimit të Sartrit. Gjinia nuk është konstelacion i trashëguar, por vetëm një mënyrë aktuale e organizimit, integrimit të modeleve kulturore.
Duke kaluar përgjatë tekstit të saj tek Monique Witting dhe Michael Foucalt, Judith Butler dëshiron të zhvilloj elemente, të cilat deri në fund do të shkëputnin dallimin mes gjinive. Aty lind një kundërthënie e llojit të ri: Butleri, nga njëra anë e pranon mishërimin dhe kontekstualizimin antikartezian radikal, mirëpo hedh poshtë çfarëdo elementesh materiale/biologjike. Në rend të parë, pwr tw wshtw jashtwzakonisht e rwndwsishme mundësia e subverzionit të opozitës binare. Përmes kundërshtarit kjo bëhet fuqi e disperzuar në struktura simbolike. Uni ynw nga ana tjetër përfaqëson efektin e fuqisë.
Duke e lexuar Moralin e Ambiguitetit nga këndvështrimi i kësaj analize lidhur me fjalinë më të njohur të feminizmit bashkëkohor, individualizmi i shprehur dhe patosi filozofik i këtij shkrimi të hershëm, shenjat e përmendura të plakjes duken sekondare para ekzemplifikimit të mënyrës se si të mendohet, jetohet dhe veprohet në situatën, e cila edhe varet, edhe nuk varet nga intervenimi ynë. Prandaj, Simone nuk tregon në analizën e saj asnjë gjurmë të një kvijetizmi të tillë, të cilin për shembull Martha C. Nussbaum ia hedh Judith Butler.6
Ne nuk mund t’i zotërojmë rrethanat e jetës sonë, mirëpo as nuk mund të heqim dorë nga një dëshirë e tillë.
Në tekstet e shumta të Simone-s takohemi me obsesionin e saj me lumturinë, bile edhe atëherë, kur bëhet fjalë për fiksimin negativ, për dëshprimin dhe pikëllimin, i cili vjen kur mbyllen disa mundësi. Për dallim nga lumturia, “nderi” nuk duket të jetë çështje kyçe. Gjithsesi, të jeshw e ndershme në historinë e njerëzimit nënkuptonte të bindesh në të qenurit pasiv, e definuar nga meshkujtë, ata e kanë dhënë apo kufizuar këtë lloj privilegji. Por prapëseprapë, edhepse parateorike: edhe mua më ka mbetur deri te nderi: drejtësia, konsiderata, përkrahja, pakontestueshmëria…ndoshta edhe shembëlltyra. Simone de Beauvoir-in kam filluar ta lexoj në moshën e hershme kur në libra kërkojmë modele. Atëherë me siguri se do të më pengonte, nëse do kisha lexuar vërejtje jo të mira për nxënëset dhe tutoret tona, të cilat i lexojmë tash në letrat e publikuara pas vdekjes, pandjeshmërinë për të tjerët nga njëra anë dhe sentimentalitetin e deklaratave të dashurisë. Nuk më janë nevojitur vështrime shtesë ashtu që qysh më herët ta orientoj drejt asaj vetë asaj ashpërsinë e kritikës, të cilwn e demonstronte ajo. Morali i Simone-it nuk është i ashtuquajturi morali femëror i përgjegjësisë ndaj të tjerëve, as i ashtuquajturi morali mashkullor i përshtatjes së të drejtave, obligimeve e gjëra të ngjajshme. Por, a është i ndershëm vetëidealizimi dhe vetëmashtrimi? Apo apotezë e sakrifikimit? A nuk është koha e fundit që të ndërpritet dallimi gjinor në aspekt të nderit?
“Vala e dytë” e feminizmit me ndërlidhjen e qw bwn mes të personales dhe politikës, me kërkesën e vet të vendosur për kontrollin femëror mbi procesin e reprodukimit arriti suksese të paarritshme për kërkesën e rëndomtë, burimore për barazi. Mirëpo, ndërlidhja nw mes personales dhe politikes u tregua jostabile. Nga aspekti politik nuk mund të bëhet aq shumë në lëvizjen “single cause”, lëvizje me një pikë programore. “Personalja “wshtw bërw themel si i esencializmit si dhe i strategjive të ndryshme të subverzionit. Simone de Beauvoir-i, kokëfortë dhe e obsesionuar me nocionin e lumturisë nuk guxon të shndwrrohet në një paraardhëse të qetë dhe të mençur të ndonjë lëvizjeje të qetë pasive. Me siguri kjo as nuk është e mundur, edhepse shënimet e fundit e fshehin këtë në njëfarë mase.

_________________________________________________________

1 Në literaturën sekondare mjaft vëmendje kësaj pjese i kushton edhe Catharine Savage Brosnan, në veprën e saj Simone Revisited, Boston, 1991.
2 Simone de Beauvoir, Pour une moral de l’ambiguite, Pariz, 1947., botues Idees Gallimard 1965.;
3 Webliche Moral, ur. Gertrud Nunner-Winkler, Mynhen, 1995.
4 fragmente. C. Gilligan, In a Different Voice: Essays on Psychological Theory and Women’s Development. Kembrixh, Ma.,1982.;përmbledhja tjetër relevante e teksteve është Women and Moral Theory. Botues Kittay/Meyers, Totowa NJ, 1987.
5 Fragmente nga tekstet e Rossi Braidoti dhe Mariam Fraiser në numrin e revistës Theory, Culture & Society të kushtuara Deleuzeu, shtator 1997.
6 Në New Republic, veljaca 1999.; fragmente N.C. “Rasti Judith Butler”, fraksioni 12/13. Zagreb, 1999.