Ligji i Hamurabit
Neni 226: Nëse kirurgu… e shlyen damkën nga robi, le t’i priten duart.
Neni 282: Nëse robi i thotë të zotit: ti nuk je zotëria im, le t’ja prejnë veshin.
Neni 231: Nëse është mbytur robi, le të ipet robi për rob.
Në mbështetje to nenit 226
të Ligjit të Hamurabit,
ditën e djeshme
gishtërinjtë m’i shkurtuan
se damkën e mjerimit
tentova ta bëj të kaluar.
Në mbështetje të nenit 282
të Ligjit të Hamurabit,
mbrëmjen e djeshme
më gjymtuan,
se këngën e zogjve
desha nga e nesërmja
ta sjell në të sotmen.
Më vranë në mëngjezin e sotëm
dhe në mbështetje të nenit 231
të të njëjtit ligj
më zëvëndësuan me një rob tjetër.
Të mjerët, nuk e dine se ai jam përsëri Unë,
Me njëijë gishtërinj,
Me njëqindmijë veshë
Dhe me një të vetme
Dëshirë të çelniktë
Të kalitur ndër brezni
(Sonte zemra ime feston, Rilindja, Prishtinë, 1972)