Aromë vdekjeje

Autorja: Lindita Arapi

toka
është mëndafsh i zi
mbuluar
me trëndafila të ndezur funerali.
çdo ditë
unë mas me këmbë hapësirat e saj,
gjakosem mbi gjëmba
shërohem në butësinë e mëndafshtë
për të vetmin Gëzim,
të marr në dorë Trëndafilin e fundit.