Peshku në gur
Përkthyesi: Ukzenel Buçpapaj
Peshkut në gur
do t’i pëlqente të hidhej
prapë në det.
E trembin
analizat, të vërtetat e vockla
të marrshme me mend.
E tremb pritja
jashta pa shtrojë e mbulojë,
me profilin
e stampuar
nga një dritë e bardhë.
Në oqean heshtja
lëvizq e lëviz
dhe pse s’i hyn kujt në punë!
Durimtar, ai endet kuturu
deri sa vjen çasti
që të flakë
lulëzimin e vet skeletik.
Peshku në gur
e di se të dështosh do të thotë
t’i bësh nder
të gjalit.
Ai e di pse milingona
kurdis funeralin
e gangsterit, qelibar
i spikatur i përkryer.
Ai e di pse shkencëtari
në dalldi të fshehtë
ledhaton rrembat
epshndjellës të fierit.