Mburrja

Autorja: Rita Dove

Përkthyesi: Ukzenel Buçpapaj

Në tryezën e darkës, para patëllxhanit të pjekur, ti tregon rrëfenjën e mikut tënd, Ira, se si mbante në qilar një piranjë tre këmbë të gjatë. “Qe kaq i gjatë”, thua ti, duke hapur krahët, “dhe qe vija vija, me shkallëza të argjendta dhe hije të kaltërta”. Burri me sy të kuq all ngre vetullat; ti qesh me shakatë e tij për zonjën që kishte veshur kostum salçiçe, këmbët e tua gjejnë të tijat nën tryezë, dhe ai bëhet yti. Mbrëmja shuhet te një e hapur goje e yjeve. Por rugës për në shtëpi, kur të të rrasë te shkurret, dhe gjuhët e zeza të gjetheve valaviten, dhe ata sy flakërues burri shkrepëtinjë, nuk do të ketë kohë për t’u kthyer në shtëpi me gënjeshtra, me gënjeshtra.