Histori e grave

Autorja: Lydia Sklevicky

Përkthyesja: Remzije Ajeti

RRËFIME PËR JETËN

Dhjetë gra, të cilat e kalojnë periudhën e izolimit pas lindjes në një maternitet të Leningradit, vendosin ta shkurtojnë kohën duke rrëfyer çdo mbrëmje nga një rrëfim nga jeta, sipas shembullit të Dekameronit të Boccaccios. Në versionin bashkëkohor të Julia Voznesenskajës (Julia Voznesenskaya, TheWoman’s Decameron, Methuen, London, 1986) çdo ditë gratë zgjedhin nga një temë dhe lëshohen në krahët e rrëfimit pa frenime. Fillojnë me “Dashurinë e parë” dhe vazhdojnë me situatat jetësore siç janë “Të mashtruarat dhe të braktisurat”, “Seksi në situatat farse”, pastaj marrin në shënjestër “Bushtrat”, “Pabesinë dhe xhelozinë”, “Dhunuesin dhe viktimat e tij”, “Paratë dhe gjërat e ngjashme”, “Hakmarrjen”, kurse seansat i përfundojnë me tema optimiste si “Veprat fisnike” dhe “Lotaria”.
Librat e shkruar në emigrim mjaft shpesh me parashenja negative dhe me një trishtim përshkruajnë ekzagjerimet e shoqërive, prej të cilave autorët e tyre janë përzënë me dhunë. Një reaksion i tillë, në të vërtetë, nga aspekti njerëzor është i logjikshëm. Mirëpo, Voznesenskaja, e cila u detyrua të migrojë në vitin 1980, iu shmang plotësisht atij kurthi. Libri i saj mblodhi përfaqësueset e të gjitha shtresave socioprofesionale të shoqërisë ruse; punëtoren, shkencëtaren, artisten, nëpunësen, stjuardesën, vagabonden (“qytetaren pa vend të përhershëm qëndrimi”), disidenten, funksionaren e Komitetit ekzekutiv të Këshillit të Qytetit (“buxha” siç e quan me përkëdhelje autorja)… Me anë të rrëfimit ndërtohet kompleksiteti dhe autenticiteti i personazheve, motivimi i tyre i brendshëm, kurse në mënyrë graduale çdo herë e më shumë zbuten kufinjtë e distancës sociale, të përcaktimeve shpirtërore dhe ideore. Para syve të lexuesit ngjan afrimi i grave nëpërmjet të njohjes së përvojave të përbashkëta femërore.
Në studimin kushtuar rrëfimeve për jetën (Arti poetik gojor në horizontin e letërsisë, MH, Zagreb, 1984) teoricientja e letërsisë Maja Boshkoviq-Stulli thekson që popullariteti i tyre bazohet në pikëpamjen e sotme të përgjithshme frymëzuese, në të cilën dominon orientimi drejt gjendjes faktike. Duke folur për raportin midis dokumentares dhe fiksionales, autorja konsideron që në secilin rrëfim ka edhe imagjinatë dhe se trillimi narrativ rrënjoset në vetë faktin e të rrëfyerit, derisa ai i jep formë veprimit. Çështja e raportit të reales dhe të trillimit në librin Dekameroni i grave, materie, e cila është përditshmëri e gruas sovjetike në gjysmën e dytë të viteve të shtatëdhjeta, më intereson në radhë të parë në atë masën, në të cilën ai model letrar mund të jetë dokument për historinë e grave. Edhe pse në shumicën e shoqërive bashkëkohore legjislacioni pozitiv i barazon shanset e të dy gjinive qysh në start të garimit për t’u ngjitur shkallëve të fuqisë shoqërore, janë të pakta gratë të cilat arrijnë sukses (ose pranojnë) në rrugën historike, e cila (veçanërisht tek ne) vështrimin e vet e drejton në radhë të parë drejt atyre sferave, për këtë shkak nuk i ka parasysh përvojat e të ashtuquajturve njerëz të thjeshtë, veçanërisht të grave. Përvojat specifike të grave – siç janë përvoja e të qenit nënë, përvojat e punëve të shtëpisë, mësimit të roleve gjinore, seksualitetit, pozitës në martesë dhe familje, raporteve me gratë e tjera, edhe shumë përvoja të tjera – janë të parapara dhe të fshira si jashtëhistorike si një kthim shekullor në pikën e njëjtë…Mirëpo, problemi i historisë “aseksuale” nuk është vetëm problem i gruas, e cila nuk vërehet, – edhe burri si diçka konkrete, si qenie sensuale mbetet i fshehur në të magjepsurit me lojën e strukturave të fuqisë. Vetëm me anë të përvojave të individëve (si burra dhe gra konkrete, jo si atome “të masës” së ashtuquajtur “histori e madhe”, nuk do të mbetet vetëm skeleti i thatë. E pikërisht, rrëfimet për jetën si forma elementare letrare dhe latrare-gojore i japin një pamje historisë dhe të ashtuquajturën histori gojore e krijojnë “me anë të historisë nga goja e popullit”, konsideron Dr.Boshkoviq-Stulli. Veprat letrare, të cilat si Dekameroni i grave, frymëzohen nga rrëfimet për jetën i ofrojnë lexuesit (edhe historianit) njohuri lidhur me atë se cilat ndjenja dhe reagime njerëzore autorët e tyre i konsideronin të mundshme dhe të sigurta në një periudhë të caktuar kohore.
Inxhinierja Natasha dhe punëtorja Olga do të zbulojnë hollësi për jetën në repart, për të çarat në muret e fabrikës, nëpër të cilat gratë iknin nga mbledhjet me qëllim që të hynin në radhët e gjata që prisnin ushqim. Endacakja Zina dhe disidentja Galina pikturojnë piktura të errëta nga jeta e “Zek-ut” (të burgosurve në “llogoret e punës”) pa patosin mashkullor për shembull të Solzhenicit. Aq më shumë, doktorja e biologjisë Larisa, do të konkludojë nga miqësia e vet intime me disidentin e njohur: “Ai, vërtet do të jepte jetën për njerëzimin, por as gishtin nuk do ta luante për fqinjin e vet”. Do të marrim vesh për (jo)rastet e kënaqësive seksuale nëpër apartamentet e stëngarkuara të bashkëqiraxhinjëve, për epideminë e alkooolizimit (është propozuar parulla e re:”Komunizmi është pushtet i rusëve plus alkoolizimi i tokës”), për kategoritë e prostitutave në vendin, në të cilin prostitucioni sipas deklaratave zyrtare nuk ekziston. “Buxhovanka” Valentinë, e cila në rrëfimet e para nuk heq dorë nga shterpësia e klishesë së gjuhës byrokratike, nga dita në ditë bëhet figurë “më njerëzore dhe raporton për lojërat nëpër korridoret e fuqisë. Me anë të rrëfimit zbulohet edhe aftësia e përditshme e jetërave të grave – si të mbahet për vete burri i pabesë, ose si të detyrohet dashnori i pavendosur që të sillet para ofiqarit të kurorëzimit…
Dekameroni i grave nuk është libër që bazohet mbi një tezë, edhe pse konfirmon kritikat feministe të qytetërimit patriarkal: flet për shpeshtësinë e dhunës (seksuale), për eksploatimin ekonomik të grave, për represionin politik ndaj qytetarëve. Feminizmin e vet autorja e ndërthuri në një varg elegant rrëfimesh për përditshmërinë. Bindjet e veta personale më së shpeshti i shpreh nëpërmjet të disidentes Galjinë. Voznesenskaja, si poete tashmë e njohur, bashkë me Tatjana Mamonin dhe gratë e tjera e themeloi në vitin 1979 revistën (veteditoriale) Almanah: Gruaja dhe Rusia, kurse angazhimi feminist i solli qesëndi (edhe kundërshtime) të miqve, të letrarëve-disidentë të rretheve të Leningradit “Kultura tjetër” dhe kërcënimin e KGB-së. Iu përshtat grupit feminist-ortodoks “Maria” – njërit nga fraksionet e shumta neofeministe sovjetike (“Krishterimi u bë gjithashtu lëvizje disidente këtyre ditëve” – do të deklarojë për çudinë e grave tjera alter egoja e autores Galjina).
Ajo që e largoi këtë autore më së shumti nga tradita disidente bashkëkohore sovjetike është balafaqimi i hapur dhe i sinqertë me përvojat seksuale të grave. Mirëpo, përkundër të folurit të drejtpërdrejtë për seksin, heroinat as që bënë aluzion për problemet, siç është të përjetuarit e orgazmit ose pasigurisë seksuale, problem i pashmangshëm në literaturën feministe perëndimore. Edhe kur flasin për martesën me cinizëm, edhe kur e idealizojnë, heroinat e Dekameronit të grave nuk e mohojnë idealin e martesës monogame. Heqja dorë nga normat heteroseksuale gjithashtu nuk u prezentua në mënyrë lajkatare.
Por, derisa në rrëfimin tradicional femëror për jetën dominojnë personazhet e viktimave të pafajshme, Dekameroni i grave, dëshmon për një lëvizje kualitative në shtetin e parë të socializmit. Në portretimin e raporteve gjinore ndërthuret në mënyrë të barabartë brutaliteti dhe eksploatimi, sensibiliteti dhe zemërgjerësia. Pa ndonjë madhështi ideologjike “sekretaresha trashalluke Irishka” e përmbyll Dekameronin me një të vërtetë të thjeshtë: as jeta, as njerëzit nuk janë vetëm të mirë ose të këqinj, kurse lumturinë është e mundur ta gjeni edhe në rrethanat më të vështira të jetës. Të gjitha narratoret u pajtuan për një gjë:
“Do të dëshironim që jeta këtu të bëhet më e qytetëruar”.

SHTRIGAT DIGJEN AKOMA

Në udhëkryqin e hapësirës së botës mitike të historisë, të imagjinatës dhe frikës primitive, në gjysmën e parë të qershorit të vitit 1987 u dogj shtëpia-vandak e shtrigës, Antal Grubics, në një fshat hungarez në jug të Segedinit. Shkrumbi që digjet akoma, në fund të shekullit XX duhet të përmbysë dyshimet tona të mundshme dhe të ndriçuara për ekzistimin e shtrigave edhe në horizontin mental të njeriut modern.
Lajmi në gazetë lidhur me atë ngjarje është i fundit në vargun e deklaratave shumëshekullore që dëshmojnë për faktin

që ka gra të afta, të cilat duke e shfrytëzuar terrin mund të nxjerrin botën nga rendi natyror (Ovidi, 43 p.e.r.-18 e.r.)

Julio Carlo Baroja në librin “Shtrigat dhe bota e tyre” (Beograd, 1979) bëri një rezyme të bindjeve të disa shekujve të lashtësisë klasike për fuqinë e strix, strije ( prej aty “shtriga” jonë), të cilat në mënyrë të patrazuar zgjasin pas shkatërrimit të Mbretërisë Romake, gjatë tërë shekullit mesjetar. Me shprehjen “disa gra” kanë pasur fuqi që të transformojnë veten, ose njerëzit e tjerë në kafshë, se mund të fluturonin natën dhe të futeshin në vendet më të fshehta, se ishin mjeshtër për përgatitjen e magjive, me të cilat mund ta detyronin dikë që të dashurohet ose të urrehet, të nxitin mote të liga dhe të grishin sëmundje për njerëzit dhe kafshët, ose edhe t’i shërojnë. Me qëllim që t’u ndihmonin që t’i realizojnë shakatë e tyre të tmerrshme, ato gra në kuvendet e të shenjtëve, me anë të formulave poetike grishnin Hekubën dhe Dianën, hyjneshat e veta mbrojtëse… Duke shkruar për shtrigat e tregimeve popullore kroate dhe serbe dhe besimet, V.S.Karaxhiqi përpilon një shkrim të ngjashëm dhe shton akoma që gruaja e tillë (te ne në të shumtën e rasteve janë plakat)

…ka në vete njëfarë fryme djallëzore (…), prandaj fluturon mbi shtëpi dhe i ha njerëzit e veçanërisht fëmijët e vegjël.

Ëmbëlsirë e posaçme për to ishte zemra e njeriut, gjaku dhe “mëlçia” dhe atë në radhë të parë e familjes personale dhe miqve, siç thekson Njegoshi në “Kurorën e maleve”. Në trevat tona shtrigat lakuriq takoheshin natën në lëmë duke i ofruar në këtë mënyrë imagjinatës një pikturë të shtrembër dhe të tmerrshme të “rendit shoqëror”. Me fjalë të tjera, në të njëjtin vend në mënyrë tradicionale mblidhej elita (burrat) e fuqisë së bashkësisë, këtu diskutohej dhe merreshin vendime të prera.

Kurse, sipas shënimeve etnografike nga Serbia, shtrigat natën aty

…hanë nga pjatat e arta dhe pijnë nga shtambat e dekoruara me gurë të çmueshëm.

Derisa shtrigat në ne provokonin rendin e krijuar me faktin që i bënin shtat palë qejfe në begati, ndërsa populli mezi mbetej gjallë në varfëri të madhe, nga mjegulla e vjeshtës së vonë të mesjetës shtriga kërcënohej me pangopësinë e orekseve të veta seksuale. Dominikanët vigjilentë Jakob Sprenger dhe Heinrich Kramer Institoris, duke shkruar veprën Malleus Maleficarum (Tokmaku që i mbyt shtrigat, 1486) vërejnë:

E gjithë magjia buron nga pasioni trupor, i cili është i pangopur te gratë…për kënaqësinë e të cilit ato janë të gatshme të lidhen madje edhe me djallin.

Malleus…me një qëndrim të tillë rezistues vë vulën mbi shekujt e misogjinisë së krishterë.
Magjinë e njohin të gjitha shoqëritë njerëzore. Mirëpo, persekutimet e shtrigave proporcionalisht janë praktika të reja historike. Hulumutuesit vlerësojnë që vetëm si pasojë e procesit të Inkuizicionit të Shenjtë në stivat e Evropës Kontinentale nga fillimi i shek. XIV deri në gjysmën e shek. XVII u zhdukën (si tymi) 500 mijë shtriga dhe shtrigana, midis tyre 85% gra. Procesi i parë në Kroaci u mbajt në Zagreb në vitin 1362 (shënim i Vladimir Bayerit në “Kontrata me djallin”, Zagreb, 1953) e ngarkon “njëfarë Dragice” me akuzën se kishte “kishte bërë të neveriteshin njëri me tjetrin” bashkëshortët.
Aktgjykimet e tjera, të cilat i përmend Bayeri në atë studim voluminoz fare nuk precizojnë për çfarë magjish janë nxjerrë para gjyqit të akuzuarat. Miratimet e krimeve më fantastike, midis të cilave theksohet “komunikimi epsharak me djallin”, i cili shpesh paraqitej edhe në trajtën e burrave të tyre (por djallin e njihnin lehtë, spese “e kishte të ftohtë”) shantazhoheshin me metoda të elaboruara të torturës (ua dërmonin gishtat e mëdhenj të dorës, ua thenin eshtrat e këmbëve me të ashtuquajturën “çizme spanjolle”, ua shtrinin lëkurën në çekërk etj). Derisa në Kroaci pushteti i qëron hesapet me shtrigat në mënyrë shkencore dhe juridike, me anë të metodave të themeluara në mënyrë solide, të cilat sipas pikëpamjes së Bayerit, janë themeluar në bazë të imagjinatave të importuara në popullin tonë, të marra nga nocioni i ndërlikuar internacional i magjisë, në viset tjera të vendit tonë veprohet në mënyrë autoktone.
Vuku vë në dijeni për rastin e Pauna Stanojeviqit nga fshati Zhabar, të cilën “sipas urdhërit të Kara-Xhorxhievës, si shtrigë që ishte e lidhën në hell dhe e poqën midis dy zjarreve” (që nuk ishte rasti i vetëm), pastaj për njerkën e Petar Joksiqit nga Topola, të cilën “e vranë me revole dhe e masakruan me thika”. Një metodë pak më e civilizuar ishte metoda e të gjuajturit me gurë, por e vlente edhe të provohej që “me anë të kërbaçeve të dëbohej pezmi i shtrigës” nga ato. Gruaja shterpë, e cila në vitin 1685 e goditi rrethinën e Zagrebit, ishte shkas për djegjen “spontane” (pa përzierjen e gjyqit kishtar ose të popullit) të “një mori shtrigash”, siç shënoi historiani sloven Valvasori.
Në të shumtën e rasteve si shtriga shpalleshin gratë. Shenjat e sigurta, në bazë të të cilave mund të njiheshin shtrigat ishin “flokët e thinjura dhe kryqi nën hundë” (Njegoshi), pastaj vëngëria, të qenët mustaqemadh, të qenët i racës së pastër, “sytë e këqinjë”…Mund të ishin edhe gra të reja dhe me bukuri tronditëse. Por, pse mu gra? Dykuptimësia, të cilën e ngërthen piktura e gruas në kulturat e vatrave çifute-të krishtera – midis tavës e ferrit, kuzhinës dhe kozmosit, mbrojtëses dhe krijesës që i ha fëmijët e vet personal – e bënë objekt të përshtatshëm për projektime të frikës “dëshirës së shfrenuar” (Broja), shkaktare të të gjitha të këqijave që i goditin individët dhe bashkësinë.
Frika nga gruaja rritet dhe shndërrohet në historinë e persekutimit të shtrigave në kohën e shkatërrimit të shoqërisë mesjetare dhe pamjeve të botës me ndërrime drastike në strukturën ekonomike, demografike dhe familjare (p.sh. në shek. XIX bëhet një rritje e madhe e numrit të grave të pamartuara). Meqenëse, kisha ndihej e rrezikuar nga sektet heretike dhe kryengritjet fshatare, në këtë mënyrë dëshironte ta mbante kontrollin mbi banorët dhe ta largonte përgjegjësinë për rrethanat e vështira ekonomike dhe shoqërore – nga vetja dhe fisi – konsiderojnë kështu antropologu Marvin Harris dhe historiania Brabara Tuchman (“Pasqyra e largët”, Zagreb, 1984).
Përveç këtyre sqarimeve socio-ekonomike sot është aktual interpretimi feminist i persekutimit të shtrigave. Duke theksuar dimensionin e tyre gjenocid ky interpretim konkludon që këtu në mënyrë indirekte është fjala për frikën latente nga potenciali subverziv i gruas së fuqishme, të pavarur dhe të vetëmjaftueshme.
Në kohën e krijimit të profesioneve në kuptimin modern duhej zbrapur fallxheshën – mjeken dhe maminë tradicionale, njohuria profesionale e të cilës është bartur gjeneratë pas gjenerate nëpërmjet të brezit femëror – në dobi të mjekëve të arsimuar formalisht, të cilët do t’i privojnë gratë nga kontrolli mbi trupin personal dhe seksualitetin.
Nëse marrim parasysh që shtriga si shembull i shtypjes ringjallet si simbol feminist bashkëkohor të qëndresës për sistemet sunduese të dominimit në të kaluarën dhe të tashmen, atëherë shembulli i pikëllueshëm dhe didaktik bashkëkohor i Antal Grubics dëshmon për largësinë e pafund që e ndan gruan nga lirimi i saj i plotë.

PARASJA E GRAVE: PRECIOZAT

Ç’është gruaja ? Majmun i kuptueshëm.
Ç’është martesa? Bujtinë e martirëve të gjallë.
Ç’është Parisi? Parajsë e grave, purgator i burrave, ferr i kuajve. (1668)

Do të ishte, gjithsesi e tepruar t’i bindësh gratë që janë riparime të ngurosura te mësuesja e ashpër Historia. Përsëritja e shfrenuar e budallallëqeve të llojllojshme, deri te rritja e agresivitetit gjakatar është dekorim i përhershëm i ecjes historike të gjithë fisit homo sapiens. Mirëpo, historinë e grave, thënë më me precizitet, historinë e ideve dhe luftërave për çlirimin e grave e shënojnë sjellja në rreth dhe harresa.
Me një fjalë – historia (e grave) përsëritet, kurse mësimet që nxirren nga ajo, shkenca zyrtare e historisë i largon në mënyrë precize nga prika e gjeneratave të ardhshme. Historia moderne dëshmon për faktin që secili brez u detyrua të mbledhë prej fillimit trashëgiminë e mohuar: kundërshtimi i civilizimit patriarkal gjithmonë zbulohet prej fillimit.
Mbi të gjitha shembulli didaktik për konfirmimin e atij konstatimi pesimist është episodi i preciozave (lozonjareve) dhe botës së tyre. Diçka e vërtetë për to duhet të jetë e njohur vetëm për ekspertët e historisë franceze të shek. XVII. Deri sot pamja e tyre depërton në reflektimet e pasqyrës së shtrembëruar të “Preciozave qesharake” të Molierit (1659) dhe “Gratë erudite” (1672) duke e përsëritur stereotipin “shumë vite – pak mendje të shëndoshë” siç i qerasnin kundërshtarët e tyre – bashkëkohanikë.
Është më pak e njohur që represioni kundëreformator në lidhje me arsimimin e forcoi pikëpamjen e grave si qenie inferiore intelektualisht, natyrën problematike, të së cilës shkollimi e prish edhe më shumë. Madje, edhe për aristokratet e reja, të cilat mund të shkolloheshin nëpër manastire ose te mësuesit shtëpiakë, arsimimi ka të bëjë me të mprehurit e manireve dhe artin e të pëlqyerit. Megjithatë, edhe në shek. XVII disa gra duke iu falënderuar vetarsimimit, shpesh të fshehtë dhe të mundimshëm, arritën famë duke iu përkushtuar jetës intelektuale. Vendi, ku arrihej një antikonformizëm i tillë janë salonet franceze (les salons), shpirti dhe fuqia lëvizëse e të cilave janë preciozat e mohuara.
Chaterine de Vivonne, markezja nga Rambouilleja e dha shembullin e parë me Dhomën e saj të Kaltër që u bë e famshme. Edhe pse i takonte aristokracisë së lartë, jeta në pallatin mbretëror për të qe monotone dhe e neveritshme, prandaj më 1610 shtëpinë e saj bujare e hapi për elitën intelektuale. Kështu lindi saloni si demokratizim i pallatit mbretëror. Rregullisht i grumbullonte gratë dhe burrat, njësoj si aristoktatë ashtu edhe qytetarë, të cilët në një atmosferë barazie diskutonin lidhur me tema të ndryshme. Kuvendohej aty për martesën, dashurinë, raportet me fëmijët, thellohej analiza e ndjenjave, komentoheshin veprat artistike të bashkëkohanikëve. Nëpërmjet të kënaqësisë së bisedës, shprehjeve të zgjedhura të epistolave dhe veprave letrare të lindura në gjirin e salonit ndërtohej ideali i “njeriut të ndershëm” (l’honnête homme) si kundërpeshë e pamjes pompoze dhe të mbijetuar të “heroit”. Në territorin e lirë të saloneve gratë e kundërshtojnë idealin e nënshtrimit: fitojnë vetëdije të re dhe përpiqen t’i ndërrojnë zakonet, madje edhe ligjet, të cilat u paraqesin pengesa. Me anë të bisedave aspak banale, frymëzuese përpiqen të ridefinojnë raportet e burrave dhe grave, kurse shënimet e tyre dëshmojnë për dyshimin e thellë në mundësinë e bashkimit të dashurisë dhe martesës.
Pikërisht në çasjen lidhur me ato tema vërehen dy pikpamje kontradiktore. Preciozat e virtytshme (précieuses prudes) i largojnë burrat nga mbledhjet e tyre, nga shoqëria dhe familja duke dëshiruar që të fshijnë madje edhe shenjat e prezencës burrërore në të folur. Ndërsa, deri atëherë aspirata e grave që të marrin pjesë në jetën shoqërore dhe kulturore ishte e kufizuar vetëm në manastir ose në profesionin e pasigurtë të kurtizanës, të virtytshmet konsideronin që për marrjen pjesë në jetën intelektuale mjafton të heqësh dorë nga raportet me meshkujt. Virgjëria ishte peng i autonomisë së gruas. Përkundër kësaj, preciozat galante (précieuses galantes) (shumëkuptimësi që mund të përkthehet vështirë): “galante” për gruan mund të ketë kuptimin edhe e lirë, edhe e braktisur) besnike ndaj dashurisë kërkojnë “debrutalizimin” e saj dhe kërkojnë liri në martesë. Ato angazhohen për periudhën provuese të bashkëjetesës para martesës, pas të cilës mund të merret vendimi për martesë apo kundër martesës. Por, edhe në martesë secili partner duhet të ketë pavarësi të plotë të zemrës dhe trupit dhe barazi në të drejtat dhe obligimet. Parashihnin edhe ndërrime të vazhdueshme të rolit “komadues” me qëllim që të mos krijoheshin format e vjetra të dominimit mashkullor. Shtatëzëninë e quanin “hidropizi të dashurisë” duke aluduar në faktin që amësia e detyruar me dhunë përfundon në robërimin e grave. Dëshirojnë të krijojnë etikën e vet të dashurisë, kundërshtojnë kthimin e seksualitetit femëror në temë tabu. Programi i tyre është i hapur dhe revolucionar, kur flasin për “rendin e ri shoqëror”, kurse kërkesat (barazimi i të drejtave dhe obligimeve, amësia vullnetare, divorci e të ngjashme) do të shërbejnë si platformë për feministet në revolucionin francez. Veprat letrare të disave nga salonet e damave siç janë Madeleine de Scudéry, Madame de Sévigné, Ninon de Lenclos dhe Madame de la Fayette jetojnë deri në ditët e sotme me famën e patrazuar.
Përkundër dëshmive të shumta të superioritetit intelektual dhe rolit qendror të preciozave në jetën e saloneve, idealet dhe synimet e tyre nuk depërtuan jashtë rretheve të të zgjedhurve. Aristokracia në perëndim u solidarizua me borgjezinë entuziaste në zbrapjen e suksesshme të grave nga jeta intelektuale, duke e kufizuar në mënyrë të ashpër arsimimin e tyre në shkathtësitë e nevojshme për udhëheqjen e amvisërisë. Edhe pse trashëgimitë intelektuale të ideve të preciozave i përvetësuan, mendimtarët sikundër “feministi kartezian” Paullaina de la Barréa, liria tashmë e parashikuar dhe mundësisë së fituar të të shprehurit të grave hyjnë në historinë e ideve si “koketëri”. Molieri lojc, që s’lente dy gurë bashkë, i cili i pikturoi si lënesha të plakura dhe diabolike, arriti t’u bënte lajka mecenëve të vet dhe opinionit publik (duke zgjedhur nishanin “më të dobët”), që deri në ditët e sotme shqetëson minimin aq të hapur dhe pa pikë turpi të vlerave patriarkale.
Në cilën mënyrë mund të jetë relevant sot eksperimenti jetësor ideor i preciozave? Polarizimi i strategjive të tyre emancipuese është i dukshëm edhe në petkun e tendencave feministe bashkëkohore. Preciozave të virtytshme në mënyrë të pazakonshme u shëmbëllen varianti i separatizmit lezbijan, kurse preokupimet e atyre galante me revolucionarizimin e jetës private dhe shoqërore dallojnë në distancën e rrymave feministe që nga feminizmi socialist deri te feminizmi reformator. Duket se mësuesja e vjetër, historia mund të na mësojë për ekzistimin e traditës së begatshme të grave të rebeluara dhe dinakërisë këmbëngulëse të regjimit patriarkal. Porosia është: Mos u dorëzo!

REUCH-u I TRETË, GJINIA TJETËR

Nëse gratë në mënyrën e vet karakteristike vepruan si fuqi në histori, edhe pse historiografia sunduese nuk e njeh, a mund të flitet edhe për përgjegjësinë e tyre për periudhat e territ, në të cilat janë shkelur të gjitha vlerat njerëzore “universale”.
Gjithsesi, gratë shpesh herë kanë qenë viktimat e para të regjimeve patriarkale-represive. Mirëpo, historia e grave arriti shumë shpejt t’i kundërvihet sulmit sentimental të glorifikimit të grave si viktima patetike dhe mbrojtëse “natyrore” të jetës. Një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e asaj disipline, por edhe në afrimin e frymëzimit për lëvizjet feministe bashkëkohore ka pasur të fituarit e larmisë së roleve, të cilat i patën gratë në periudhat veç e veç si pjesëmarrëse aktive. Historia e grave zbuloi heroina dhe shembuj.
Ishte vetëm çështje e kohës, kur do të balafaqoheshin hulumtimet me heroinat e veta negative. – ato, të cilat në mënyrë të heshtur e duronin të keqen, duke marrë pjesë me dashamirësi (-ligësi) në robërimin personal ose duke e bërë atë me rezerva të reja të barbarizmit.
Studimi më ri ri voluminoz i historianes amerikane Claudia Koonz “Nënat në atdhe”: Gruaja, familja dhe politika naciste (Mothers in Fatherland: Women, the Family and Nazi Politics, 1987) e kthen kryengulthi pyetjen konvencionale: çka u kishin bërë nacistët?
Ajo ballafaqohet me pjesëmarrjen e grave në krimet e shoqërive, të cilat themelin e kishin në glorifikimin e burrërisë, duke shkruar faqe të dhimbshme dhe të turpshme të historisë së gruas. Lajtmotivi i hulumtimeve të C.Koonz është roli, të cilën “sfera e veçantë e gruas”, si përgjigje naciste në çështjen e gruas e kishte pasur në mundësimin e tmerrit të Reichut të Tretë. Që në hyrje thekson:

Si naciste fanatike ose vetëm ithtare jo me dëshirë, gratë në mënyrë të vendosur e kthyen kokën nga sulmi ndaj socialistëve, çifutëve, disidentëve fetarëve, të hendikepuarve dhe “të degraduarve”. I ngulnin sytë në djepat personal, në fëmijët dhe familjet “ariane”. Nënat dhe bashkëshortet nën udhëheqjen e Gertrud Scholtz-Klink i dhanë kontribut vital fuqisë naciste duke e ruajtur iluzionin e dashurisë në rrethinën e mbushur përplot me urrejtje, në të njëjtën mënyrë, në të cilën burrat e mbanin fantazmën e rendit në rrëmujën e përgjithshme të prioriteteve dhe urdhërave kundërshtuese birokratike.

Duke qenë se veprimtaria e nacisteve për shokët e tyre të partisë kishte një rëndësi mospërfillëse, ato në radhë të parë përjetonin një autonomi të konsiderueshme.
Udhëheqëset e tyre shpresonin për një partneritet me burrat, në të cilin secili do ta luante rolin e vet në ndërtimin e shoqërisë së përkryer. Vetëm në një fazë më të vonshme u bënë çdo herë e më të degraduara nga nevojat reproduktive dhe prodhuese të regjimit, kurse gjatë dhënies shpirt të “Reich-ut njëmijëvjeçar” edhe me kërkesat e luftës totale.
C.Koonz përshkruan edhe luftën e ashpër për epërsi politike midis liderëve të organizatës së grave. Fituesja Gertrud Sholtz-Klink, duke mbetur edhe gjysmë shekulli pas holokaustit, pa ndjenjën e turpit dhe pendimit i dha një intervistë autores, duke dëshiruar të arsyetonte krimet e regjimit, të cilit i shërbeu me besnikëri.
E veja e dëshmorit nacist, nënë e katër fëmijëve, bjondinë, me pamjen e një të reje, me një shtat prej atleteje, e prirur me talent të konsiderueshëm birokratik, e gatshme për dëgjueshmëri të plotë ndaj partisë ka qenë si kundërshpërblim për fuqinë mbi gratë, të cilat i nënshtroheshin. Për dallim nga pavarësia a nacisteve, në vitet e njëzeta organizata e saj Fraunwerk propagandonte sterilizimin e dhunshëm të “të padëshirueshmve në aspektin racor” dhe kalimin në ekonominë luftarake, e cila duke e shkatërruar familjen e zbuloi dyftyrësinë e qëndrimit nacist ndaj situatës, deri atëherë të famshme. Nacistet me shumicë shfrytëzonin regjimin misogjin duke u tërhequr pa përgjegjësi në “sferën e grave”, si shtëpi për strehim në gjirin e racizmit vrasës. Mirëpo, familja u tregua shumëfish më e guximshme: si vend i solidaritetit në botën e llogoreve të përqendrimit, – dhe atë jo vetëm për viktimat e tyre, por edhe për torturuesit e tyre – vetëm “dora e gruas” mundi të ruante “ekulibrin” e vrasësve masiv.
Duke analizuar shkaqet e pranimit të ideologjisë naciste midis grave të shtresës së mesme, C. Koonz-i thekson ndjenjën e frikës, të cilën e nxiti lufta për emancipim në republikën e Weimarskës. “Emancipimi i grave” sipas fjalëve të një bashkëkohanikeje “kërcënohej se do t’i emanciponte edhe bijt dhe bijat tona, madje edhe burrat nga kontrolli ynë”. Duke e kuptuar veten si kategori të rrezikuar në botën moderne, e cila çdo herë e më pak e çmon rolin e nënës – rojtare të vatrës së shtëpisë, i bëri që të anonin drejt patriarkatit militant dhe militarist, i cili premtonte që do t’i mbronte nga emancipimi dhe do t’i “lidhte” baballarët me familjet e tyre.”
Edhe pse thelbin e këtij libri e përbën pikërisht përshkrimi i veprimtarive të nacisteve, autorja hulumtoi edhe një numër të madh çështjesh shtetërore, kishtare dhe private në kërkim të informatave, të cilat atë veprimtari e bëjnë si raportin më të gjerë deri tani të përvojave të grave në Reich-un e Tretë. Kapitujt lidhur me gratë çifute dhe të atyre, të cilat morën pjesë aktive në rezistencën kundër fashizmit në një masë bukur të madhe janë më të ngjeshura, për shkak të mungesës së lëndës arkivore dhe për shkakun se gjinia ishte element vetëm sekondar i situatës së tyre.
Vetëm çdo i pesti aktgjykim për “kriminelët politikë” që u është shqiptuar grave, sipas analizës së dr. Koonz, nuk dëshmon për përfaqësimin e tyre më të dobët në rezistencën ndaj Hitlerit. Ajo konsideron që nuk guxojmë të lejojmë të na shpëtojë pa e vënë re mentalitetin e gjyqtarëve dhe policëve, të cilët kundër vullnetit i burgosin gratë pikërisht për shkak se me pranimin e një armiku aq inferior e njollosnin mitin e superioritetit personal.
Libri “Nënat në atdhe”, i cili fillon me intervistën e bërë me kampionen naciste Scholtz-Klink, e mbyll qarkun me rrëfimet e gruas e cila i mbijetoi tmerret e llogorit të përqendrimit. Është vështirë t’i bëhet ballë konkludimit që vetëm përvojat kundërthënëse të grave nën regjimin nacist, të cilin e hulumtoi Claudia Koonz, deri tani plotësisht të lënë pas dore në hulumtimet historike të asaj periudhe (sikundër përvojat e Romës, endacakëve dhe margjinalëve të tjerë të harruar), do të mundësojnë të kuptuarit më të plotë të njërës nga episodet më të errëta të historisë më të re.