Haremi
NJĂ‹ STRUKTURĂ‹ E GJERĂ‹
Sa herë pyesja gjushen Jasminë se ç’do të thoshte të mbylleshe në një harem, ajo më jepte një përgjigje të ndryshme që më ngatërronte. Nganjëherë thoshte se, për një grua, të mbyllej në një harem ishte thjesht humbje e lirisë së lëvizjes. Nganjëherë thoshte se haremi ishte fatekqësi për një grua, sepse ajo duhej të ndante burrin e saj me shumë të tjera. Jasmina vetë duhet ta ndante gjyshin me tetë konkubina të tjera, domethënë, për tetë net, ajo, duhet të flinte vetëm, pa mundur të përqafonte e të shtrëngonte të shoqin deri sa t’i vinte radha. “Dhe të përqafosh e të shtrëngosh burrin tënd është një gjë e mrekullueshme” – thoshte ajo. “Jam e lumtur kur mendoj që ti dhe shoqet e tua nuk do ta ndani më burrin me të tjera.” (Fatma Mernisi, Tarraca e ndaluar).
Se çfarë e shtynte Jasminën, gruan e këtij shekulli, të mendonte që mbesa e saj e vogël, Fatma, do të kishte sigurisht një të ardhme më të mirë se të sajën, kjo për ne nuk është e qartë: megjithatë, ka mundësi që të jetë ndikuar nga mendimi i një kohe “të re”, më moderne, më të përparuar, për të konceptuar fate të ndryshme nga ato të sajat, i paraprirë ky nga liria dhe drejtësia, që siguronin kapërcimin e asaj që ishte ndjerë tashmë si arkaike dhe e ngulitur edhe prej vetë saj.
Jasmina gabonte, por pjesërisht. Nuk egziston një kohë uniforme, lineare, që ndjek linjat e epokave historike për realitetin e haremit dhe për historinë e grave, siç na e tregojnë episodet e kronikës së Talebanë-ve të Kabulit.
Haremi dhe, në përgjithësi, historia e grave, shfaqet, herë-herë fuqishëm, me ngjyra të ndezura, herë-herë me ngjyra të zbehta, deri sa venitet, zhduket fare. Në gjithë historinë e njerëzimit, historia e grave ka treguar se nuk ka pasur të njëjtën ecuri me periodizimet tradicionale. Kështu, pra, nocionet rënie, zhvillim, përparim, krizë, a nuk kanë protagonistë si burrat, ashtu edhe gratë, njëkohësisht? Në këtë këndvështrim, në një ese simbolike të shkruar në 1987, Xhon Keli pyeste: A kanë pasur gratë një Rilindje? Përgjigja negative e kësaj pyetjeje shtronte problemin e zhvillimit paralel të progresit femëror dhe atij kulturor të shoqërisë.
Haremi përfaqëson një nga strukturat e gjera të botës femërore, karakteristikë për disa kultura të veçanta, por, që në shekuj, e ka kapërcyer historinë e grave.
Me termin “Harem”, ne perëndimorët, nga njëra anë, kuptojmë evokimin e një bote fantastike, të përbërë nga kënaqësi të pazakonta, parfume të rralla, shkelje të lejuara, dridhje epshore, lëvizje të zhdërvjellëta që, instiktivisht, duam t’i njohim. Nga ana tjetër, provojmë një ndjenjë njerëzore e në një farë mënyre mëshiruese, për ato gra të mbyllura, të mbuluara e të detyruara për të ndarë mes tyre të njëjtin burrë. Por, as pohimi i parë dhe as i dyti nuk janë absolutisht të vërteta.
Në këtë hapësirë të grave, janë gërshetuar në shekuj gjykime e paragjykime, kode dhe liri të tepruara, ëndrra dhe realitete, vazhdimësi dhe ndryshime, norma dhe zakone që, shpesh, kanë marrë ngjyrime të ndryshueshme kur janë vendosur në kontekstet e tyre historike e gjeografike. Haremi, në fakt, për nga kushtet e gruas në Lindjen e Afërme, ka qenë dhe, në një pjesë të madhe është ende, një dimension i përhapur, një strukturë shumëformëshe, e cila shfaqet, si në shoqërinë paraislamike ose në atë islamike, ashtu dhe në shoqërinë mesdhetare ose në atë lindore, si në shoqërinë arabe dhe otomane, ashtu dhe në shoqërinë afrikane dhe indiane.
NĂ‹ LASHTĂ‹SI, NĂ‹ LINDJEN E AFĂ‹RME
Janë të shumtë ata që mbështesin idenë se qenë shoqëritë më komplekse e më të zhvilluara që përligjën parimet e inferioritetit femëror, ndërsa në qytetërimet e para të Mesopotamisë, por edhe në ato të Egjiptit e Mesdheut, gruaja luante absolutisht një rol kryesor: këtë e dëshmojnë shumë zbulime arkeologjike të perëndeshës nënë dhe të shtyllave të varreve femërore që zinin vend kryesor në hapësirat e përmortshme, si dhe shumë sende që simbolizojnë rëndësinë e pushtetit hyjnor të personaliteteve femërore si Isida, Istari, Artemisa, etj.
Në këto bashkësi isht shumë i fuqishëm shtresëzimi shoqëror i përcaktuar nga parimet ushtarake e fetare, me një konkurrencë që favorizonte plotësisht elementin mashkullor. Afirmimi i familjes patriarkale që lejonte një kontroll më të madh mbi fëmijët dhe seksualitetin e gruas, është mbrojtur nga Shteti, siç tregon Kodi i Hamurabit (në vitin 1752 p. e. sonë), por edhe legjislacioni i mëvonshëm asirian (rreth vitit 1200 p. e. sonë). Trupi i gruas konsiderohej, në mënyrë absolute, pronë mashkullore, e babait dhe e burrit, dhe, dlirësia e saj, objekt bisedimesh mes grupeve.
Se sa vlerë kishte virgjëria e grave ose dlirësia e tyre, kjo duket tek zakoni i veçimit të tyre në mjedise të rezervuara vetëm për to, ku grumbulloheshin të gjitha femrat e familjes dhe merreshin me punë shtëpiake.
Në popullsitë endacake, këto mjedise përfaqësoheshin edhe vetëm nga perde ndarëse, ndërsa në ato joshtegtare dhe qytetare, këto mjedise përbëheshin nga dhoma të ndara brenda të njëjtit pallat të kryefamiljarit.
Këto janë format e para të izolimit që do të pasohen më vonë nga sisteme të organizuara të Haremit.
Megjithatë, në kulturën e Lindjes së Afërme, para erës sonë, martesat ishin monogramike dhe, nevoja për të bërë martesë të re ishte e lidhur krejtësisht me faktin e mospasjes fëmijë nga gruaja e parë. Burrit i lejohej të kishte marrëdhënie jashtëmartesore me prostituta e konkubina, të cilat, sidoqoftë, nuk jetonin brenda familjes.
Arsyeja për të cilën numri i grave të lidhura me kryefamiljarin ishte i kufizuar, ishte ana ekonomike, meqenëse burri ishte i detyruar t’i siguronte ekonomikisht të gjitha të dashurat e tij dhe akoma më shumë nëse ishin bërë nëna të fëmijëve të tij.
Për mbretërit, situata ishte ndryshe. Ata, përkundrazi, kishin mundësi t’i mbanin lirisht edhe të gjitha konkubinat, sepse për ta, të paturit e një haremi të madh në numër, ishte sinonim i pushtetit dhe i madhështisë. Leila Ahmed, në veprën e saj “Women and Gender in Islam”, thekson se haremi i një mbreti asirian rreth shekullit XIII-të e XII-të para erës sonë numëronte rreth 40 gra, ndërsa ai i mbretit saksanid, në epokën pak para pushtimit mysliman (në vitet 531-579 p. e. sonë), numëronte rreth 12000 gra: shenjë e dukshme kjo e afirmimit gradual dhe në rritje të institucionit të haremit. Vetë konceptimi i vellos – që pas ardhjes së islamit i klasifikonte gratë sipas përkatësisë së tyre fetare – në periudhën paraislamike ishte shenjë e referimeve të ndryshme; në fakt vetëm gratë e rangut të lartë dhe ato të rrethit të tyre mund ta mbanin atë dhe përcaktoheshin kështu “të respektueshme”, në të kundërt, ato, të cilave nuk u lejohej ta mbanin (skllavet, prostitutat dhe gratë e shtresës së ulët pa familje) konsideroheshin terren pushtimi, pa asnjë mbrojtje. Në periudhën mes mbretërisë së Kirit (539 p. e. sonë) dhe pushtimit mysliman, situata në Lindjen e Afërme pësoi një rënie të dukshme dhe gratë humbën shumë terren në fushën ekonomike dhe shoqërore. Ndryshimet që u bënë me këtë rast, fryt i pushtimeve që ndodhën njëri pas tjetrit, nxorrën në dritë një seri zakonesh, trashëgimi shumëformëshe të secilës prej kulturave që vinin varg njëra pas tjetrës. Aleksandri i Madh, për shembull, pas disfatës që pësoi Dario (333 p. e. sonë), i cili kishte një harem shumë lakmues me 365 konkubina, vendosi të organizonte haremin e tij me të njëjtin numër konkubinash, sa të mbretit persian. E përmasat e haremeve mbretërore ishin të destinuara të rriteshin në mënyrë të pabesueshme në shekujt pasardhës. Në shoqërinë greke të epokës para krishtërimit mun të vihej re një vazhdimësi e qëndrueshme e shoqërive paraekzistuese në lidhje me konceptin e gruas e të zakoneve të saj, të njëjta, pak a shumë, si në të gjitha shoqëritë bashkëkohore të Mesdheut. Gratë jetonin në mjedisin e tyre të përcaktuar ku zhvillonin të gjitha aktivitetet e tyre shtëpiake, merreshin me shtëpinë dhe edukonin fëmijët. Sara Pomeri nënvizon se sa më shumë i referohej rangjeve të larta të shoqërisë, aq më fort binte në sy mbyllja e femrave, ndërsa gratë e shtresave të ulta e kishin më të lehtë daljen në ambjente publike (sheshe, markata, kroje). Përveç kësaj, duhet marrë në konsideratë edhe ndikimi i kulturave të mëparshme të secilit vend për zakonet e grave. Për shembull, lashtësia greke ishte karakterizuar nga kultura të ndryshme të cilat përcaktonin ndryshimet në jetën shoqërore. Nëse në shoqërinë spartane gratë merrnin pjesë në jetën e përbashkët, në atë greke ato ishin, përkundrazi, të mbyllura në oikos.
Këto zakone do të trashëgoheshin më vonë nga bota romane: Ideja e mjediseve të rezervuara për gratë, si edhe përdorimi i vellos u praktikuan nga shtresat aristokratike të shoqërisë së Lindjes së Afërme, të asj persiane e të Irakut, si dhe të asaj bizantine e mesdhetare.
Është e vështirë, pra, të flasësh për origjinën e vërtetë të institucionit të haremit, sepse ndien se ndeshesh me një dukuri jetëgjate që është e pranishme, në forma të ndryshme, në gjithë qytetërimet e lashtësisë dhe, pikërisht, atëherë kur trupi i gruas dhe aftësitë e saj marrin vlera më shumë se kurrë, spikat më fort prirja për ta mbyllur dhe për ta mbrojtur atë, si të ishte një send i çmuar.
E, pra, duket qartë që në periudhën e pushtimeve myslimane, në shekullin VII-të (të erës sonë), shoqëritë arabe nuk kishin zakone të veta, por koleksiononin një sistem të trashëguar nga të gjitha qytetërimet pararendëse që kishin pushtuar, në veçanti të atij saksanid. Nga kjo pikëpamje haremi (kuptojmë këtu jo vetëm një mjedis të rezervuar për gratë, por edhe një vend të pasur me konkubina) nuk ishte privilegj vetëm i mbretit, por i të gjitha klasave të arta shoqërore.
Përveç besimit Zarathustrian, besimi saksanid, i përhapur në gjithë perandorinë persiane, sanksiononte nënshtrimin e plotë të gruas ndaj burrit; nënshtrim ky që më vonë u bë objekt i rregullores nga ana e Shtetit.
Edhe shoqĂ«ria bizantine Ă«shtĂ« shquar pĂ«r konceptimin e saj tĂ« ngurtĂ« nĂ« lidhje me figurĂ«n e gruas, veçanĂ«risht nĂ« lidhje me hapĂ«sirat ndarĂ«se, me mbikqyrjen e haremit nga eunukĂ«t, me pĂ«rdorimin e vellos dhe me ndalimin e daljes nĂ« publik, pĂ«rveç manifestimeve shumĂ« tĂ« autorizuara. GratĂ« mund tĂ« shkonin lirisht vetĂ«m nĂ« llixha, vend i rezervuar ky vetĂ«m pĂ«r gjininĂ« femĂ«rore. Kjo favorizoi edhe zhvillimin e aktiviteteve kryesisht femĂ«rore dhe dolĂ«n kĂ«shtu: doktoresha, mami, artizane, gra qĂ« merreshin me pastrimin e llixhave. NĂ« shekujt VI-tĂ« dhe VII-tĂ« tĂ« erĂ«s sonĂ«, mĂ« sĂ« fundi, nĂ« kohĂ«n e pĂ«rhapjes sĂ« qytetĂ«rimit islamik, Lindja e Mesme dominohej nga kisha kristiane, e cila, – kujton Leila Ahmed – “kishte pĂ«rligjur mizogjininĂ«* duke iu referuar tregimeve biblike qĂ« islami i pranonte hapur si zbulime hyjnore; besimi i ri mundi tĂ« fuste pa vĂ«shtirĂ«si njĂ« mizogjini tĂ« pranishme nĂ« Shkrimet e Shenjta, nĂ« brendĂ«si tĂ« botĂ«s shoqĂ«rore e fetare nĂ« tĂ« cilĂ«n bĂ«nte pjesĂ« edhe vetë”.
Duket qartë, pra, që shoqëritë islamike, në vetvete nuk kanë qenë më të ngurta se të tjerat në lidhje me gratë; velloja, mbyllja në harem, poligamia janë tradita të trashëguara nga kulturat (bizantine e saksanide veçanërisht) e nga besimet (hebraike, zarathustriane, kristiane) pararendëse në Lidnjen e Afërme.
ME VENDOSJEN E ISLAMIT
Në shekullin e VI-të të erës sonë, Arabia ishte vendi i vetëm i Lindjes së Afërme ku martesa patriarkale nuk ishte forma e vetme e bashkimit legjitim. Edhe pse po konsolidohej gjithnjë dhe më shumë si sistem mbisundues, burimet historike tregojnë që, në Arabi, në kohën e lindjes së Muhametit (në vitin 570 të erës sonë), ekzistonin disa lloj martesash: ato uksorilokale, ku gruaja qëndronte me familjen, fisin e vet e bashkëshortit mund të shkonte e të vizitonte atë dhe fëmijët, të cilët jetonin me familjen e nënës, apo poliandrike* dhe ato poligamike.
Reformat islamike pranuan, sidoqoftë, një prirje drjt sistemit patriarkal, si rrjedhojë e ndryshimeve që po pësonte rregullorja e fiseve endacake për shkak të ekspansionit tregëtar. Kjo metamorfozë kulturore e kishte origjinën jo vetëm në ndryshimet e brendshme ekonomike, por edhe në ndikimet nga jashtë.
Kështu pra, si ndikimet e persianëve tek fiset e Arabisë perëndimore, ashtu dhe shkëmbimet tregëtare me sirinë, perandorinë bizantine, jemenin e Etiopinë, bënë që këta njerëz të viheshin gjithnjë e më shumë përballë organizimit shoqëror të sekseve të këtyre shoqërive të ndryshme.
Qysh në periudhën paraislamike një formë monoteizmi* kish filluar të shfaqej në Arabinë, deri atëherë, politeiste, paralelisht me sistemin patriarkal. Mund të mendojmë, pra, që lloji i martesës së legjitimuar nga Islami ishte në harmoni me sistemet sociokulturore ekzistuese në gjithë Lindjen e Mesme, të cilat kishin pësuar transformime të reja për shkak të tregëtarëve, përkrahësve të kontakteve gjithnjë e më të ngushta me qytetërimet e tjera. Siç pohon Ahmed, ndërkaq, në Arabi, maratesa patriarkale nuk qe aspak një risi: “Islami zgjodhi, për më tepër; të sanksiononte disa zakone që ishin praktikuar, tashmë pranë disa fiseve, ndërsa ndaloi disa të tjera. Zakonet që ishin konform këtij parimi, si për shembull poligamia, u asimiluan, lë kundërtat e tyre, ose ato që nuk përputheshin, u ndaluarn”. Në periudhën paraislamike baballarët mund t’i sajonin vetë martesat e fëmijëve, të djemve ose të vajzave, me bashkëmoshatarët e tyre ose me më të moshuar. Mendimi i një ndërmjetësimi nxiste nevojën për të mbrojtur objektin për të cilin ndërmjetësohej, e pra, për vajzat e vogla, fejesa nënkuptonte kontrollin dhe mbikqyrjen e seksualitetit të tyre, nëpërmjet një forme izolimi, shprehje e të cilit qe haremi. Nuk qe Muhameti që e futi vellon në Arabi, ajo kish ekzistuar më parë si karakteristikë e disa klasave shoqërore, veçanërisht në qytete, ndërsa në vende si Siria e Palestina, me të cilat arabët vendosën kontakte, velloja ishte shumë e përhapur. Në këto vende, siç u vu re, velloja ishte e lidhur me pozicionin shoqëror, në të njëjtën mënyrë si tek grekët, romanët, hebrejtë, dhe asirjanët. Edhe Kurani nuk shprehet shumë qartë për vellon; vetëm disa rreshta që flasin për veshjen e grave, u imponojnë atyre të mbulojnë pjesët intime e të mbështjellin kraharorin me një shall (Sureti 24:31). Në fakt, në Arabi, para vendosjes së Islamit, gratë kishin një farë pavarësie e mund të merrnin pjesë në jetën publike. Në epokën e Jahilias (paganizmi islamik) ato ishin luftëtare e infermiere në vijën e frontit, mund të merrnin pjesë në biseda publike, martoheshin e ndaheshin, mbronin lirinë e tyre. Në rregullat e Kuranit, ideja e një barazie mes sekseve ekzistonte njëkohësisht e në kontrast me një konceptim hierarkik të martesës e të varësisë femërore. Pra, ndërsa nga njëra anë shfaqej prirja për t’i ftuar gratë që të ndiheshin të barabartqa me burrat – gjë që mungon në shkrimet e shenjta të besimeve të tjera monoteiste – nga ana tjetër, nuk respektoheshin këto parime në aspektin juridik që përbën interpretimin teknik të Islamit. Po ndodhte, pra, gradualisht, një transformim i shoqërisë ku roli i gruas pësoi jo vetëm ndryshime në lidhje me strategjitë martesore, strategji këto të rrënjosura thellë në shtresat e larta, por imazhi femëror u bë bartës i vlerave etike pozitive e negative, në një farë mënyre, edhe nga pikëpamja fetare e, si të tilla, u përvetësuan nga të gjitha nivelet e shoqërisë. Izolimi dhe haremi, me disa dallime sipas rangjeve qqë u përkisnin, u bënë hapësira të pranishme në gjitha mjediset shoqërore. Në këtë skenar të ri, doli në plan të parë kontrolli i burrit mbi gruan dhe trupin e saj, duke e penguar atë të kishte raporte me burra të tjerë. Në këtë mënyrë, u përgatit terreni për veprime të mëpastajme që parashikonin largimin e grave nga disa aktivitete shoqërore, nëpërmjet të cilave mund të kishin kontakte me burra të ndryshëm nga bashkëshortët e tyre, dhe izolimi fizik, që, pak nga pak, do të përbënin një kod. Ndodhi, pra, kalimi nga një shoqëri që parashikonte praninë dhe pjesëmarrjen e grave në jetën shoqërore në një tjetër shoqëri ku pozicioni i tyre u kufizua shumë. Haremet mbretërore u shfaqën në një mënyrë më të veçantë, me pushtimet territoriale nga dinastitë myslimane, duke filluar nga Omaidët, një dinasti arabe e shekullit VII-të të erës sonë, ndërsa haremet e tijerë ekzistonin jashtë pallateve mbretërore; ishin ato shtëpiake, pothuajse të familjeve të mëdha, pa skllave dhe eunukë e shpesh me çifte monogamike ku, gjithsesi, mbijetonte zakoni i izolimit të femrave. Nga ana tjetër, i njëti term Hareem, që vjen nga fjala Haram, do të thotë i shenjtë, i ndaluar dhe tregon një vend, madje një hapësirë, të destinuar vetëm për femrat, ku mbretëron dlirësia dhe paprekshmëria. Pas pushimit islamik haremet mbretërore morën përmasa më të mëdha: por, edhe pse vetëm sovranëve u lejohej të kishin hareme të mëdhenj, të paarritshme, të mbikqyrura rreptësisht nga eunukë të zinj, izolimi i grave dhe përdorimi i vellos, edhe si element dallues, u përhap në të gjitha klasat shoqërore të pellgut mesdhetar të Lindjes së Afërme si në Persi e në shoqërinë bizantine. Këto qëndrime, siç është thënë, përfaqësonin një amalgamë zakonesh të përhapura në kultura të ndryshme të rajonit: mesopotamike, persiane, greke, kristiane, islamike. Megjithatë, nuk duhet harruar që gratë e epokës së Jahilias merrnin pjesë aktive në jetën shoqërore dhe kjo traditë mbijetoi deri në fillimet e shoqërisë myslimane, e cila përbëhej nga këto popullsi të konvertuara ose të pushtuara. Në fazën e tranzicionit nga komuniteti mysliman në shoqërinë e al-Abbas-ëve qëndrimi ndaj grave dhe ndaj martesës ndryshoi rrënjësisht e mbizotëroi një tendencë shumë kufizuese. Me shtrirjen e fuqisë arabe dhe praninë e shumë të burgosurve e të shumë skllaveve që vinin kryesisht nga Persia, kultura arabe pësoi transformime të thella.
Në periudhën e al-Abbas-ëve myslimanët që i përkisnin veçanërisht shtresave të larta mund të siguronin një numër të pafund konkubinash: por, nëse me konkubinat e kishin të lehtë, sepse i hiqnin qafe kollaj, nuk mund të bënin të njëjtën gjë me gratë, të cilat kishin shumë të drejta ligjore mbi rregullimin e pronës dhe gjenin mbështetje në familjen e tyre të origjinës.
Në shekujt e mëvonshëm, siç kujton Leila ahmed, “jeta e grave në Lindjen e Mesme mesdhetare mesjetare kushtëzohej nga katër faktorë që ndërthureshin me njëri-tjetrin: ligjet dhe zakonet që rregullonin martesën; ideja shoqërore e izolimit femëror; e drejta ligjore që gratë të zotëronin pasuritë e veta; pozicioni i tyre në sistemin e klasave, i cili përcaktonte se sa të kushtëzuara ishin ato nga tre faktorët e mësipërm”.
Nuk duhet të harrojmë, natyrisht, që brenda të njëjtit territor ose të njëjtit qyttërim, ndarja gjeografike ka favorizuar interpretime të ndryshme të botës femërore, të lidhura këto me ndikimet e mëparshme etnike, tek të cilat ishin ngërthyer lexime të ndryshme fetare. Pranë sektit mysliman të Karixhitëve, për shembull, nuk ishte e lejuar, as mbajtja e konkubinave dhe as martesa me vajza nëntë-vjeçare, edhe pse Muhameti kishte konkubina dhe ishte martuar me Aishen që ishte pikërisht nëntë vjeç. Këto interpretime të ndryshme të islamit në epokën pasardhëse u bën më të shpeshta dhe vihen re ndjeshëm edhe në ditët e sotme – kanë dhënë dhe japin interpretime të ndryshme të rolit e të organizimit të botës femërore.
Në përgjithësi, në periudhën e parë islamike, gratë mund të dilnin nga haremi për të marrë pjesë në disa aspekte të jetës shoqërore, duke filluar që nga vajtja në xhami e deri në pjesëmarrjen në luftë. Gjithçka ndryshoi me epërsinë që pati shoqëria e al-Abbas-ëve në shekullin VII-të pas erës sonë (e cila kishte trashëguar shumë parime nga ajo saksanide): aty gratë nuk merrnin pjesë në manifestime publike, përkundrazi qëndronin rreptësisht të mbyllura në harem të mbikqyrura nga eunukët.
Nga pushimet e tyre në shoqërinë saksanide arabët kishin përfituar një numër të madh skllavesh që vinin nga haremet e tokave të pushtuara. Në Irak, ku ndodhej kryeqyteti i perandorisë saksanide, popullsia përbëhej nga shumë lloj etnish: në fakt, me vendosjen e perandorisë saksanide, në shekullin III-të pas erës sonë ishin aramët* (formuar nga Zarathustrianë, por edhe hebrej, kristianë, manikistë, agnosticistë). Islamizmi solli kështu, një amalgamë zakonesh e mënyrash jetese midis grupeve katërcipërisht të ndryshme. Luftëtarët u martuan edhe me gra jo myslimane, duke ndihmuar në përshpejtimin e proçesit të islamizimit. Kultura persiane, filloi të shkrihej me atë arabe. Është e qartë që hapësirat e izolimit të grave u përshtateshin kushteve ekonomike të familjeve përkatëse.
Në fakt, hareme të vërteta (shpesh me struktura të mrekullueshme arkitektonike), kishin vetëm ato familje që i përkisnin shtresës së lartë, ndërsa ato të shtresës së mesme e të ulët përfaqësoheshin nga hapësira të kufizuara me perde ose material tjetër i këtij lloji.
Në Lindjen e Afërme format e organizimit të botës femërore islamike nuk patën kudo të njëjtat zhvillime me kalimin e shekujve, sepse bashkë me ligjet e Shteteve e të fesë, ndërhynë zakonet lokale për të sanksionuar rregulloret përkatëse: e kjo, mbi të gjitha, spikati në planin ekonomik.
Në disa vende, për shembull në Turqi, duke filluar që nga shekulli XVI-të, nuk janë të pakta dokumentat, në veçanti, kontratat maratesore dhe ato të trashëgimive që dëshmonin se sa të zonjat ishin gratë të administronin pasuri të patundshme të rëndësishme.
Me martesën ose me divorcin, për shembull, ato mbeteshin pronare të pjesës më të madhe të pasurive të konsoliduara e mund të ktheheshin në zotëruese të vetme të pajës së tyre. Pa dyshim, kjo i bënte të ndjeheshin më të lira.
Teodor Spanduxhino në 1561 në veprën e tij “Komente të origjinës së parimeve turke” shkruan: “Sa për divorcin bëhet e qartë që burri mund ta ndajë gruan, mjaft që t’i kthejë asaj pajën. Kur gruaja refuzohet nga burri, ka të drejtë t’i imarrë pajën që i kish sjellë atij, ose e detyron atë të paguajë vlerën e saj në të holla”.
Klaudia Treso në prologun e librit të bukur të Fatma Marnisit Tarraca e ndaluar kujton se kur kapërceheshin budùn-ët, domethënë kufijtë e shenjtë të haremit, “gratë gjendeshin përballë një tjetër lloj “barriere”; një bijà b-i ose një velloje, e cila ishte e aftë të mbronte jo vetëm gratë, por edhe burrat, të cilët duke jetuar në një botë të ndarë rreptësisht në dy pjesë, mund të tronditeshin vetëm duke i parë ato. Është e nevojshme të mbrohesh nga gratë, sepse ato zotërojnë fitna-n, një term arab ky shumë i vështirë për t’u përkthyer, kuptimet e së cilës kanë të bëjnë me artin tipik femëror të joshjes në luftën civile; gjë që do të thotë se, nëse një grua i kapërcen kufijtë që i kanë vënë, mund të arrijë të shkatërrojë ekuilibrin e tërë shoqërisë”.
Dhe pikërisht sot që, në shumë shoqëri të kulturës islamike e në veçanti në Magreb*, po synohet një emancipim substancial i gruas, vihesh përballë dualizmit radikal shkaktuar nga ekzistenca e dy botëve të vendosura në drejtim të kundërt, me dy kohë të ndryshme, me dy shpejtësi shpesh në kahe të kundërta, mes modernes dhe traditës.
Në fakt, të njëjtat lëvizje nacionaliste, nëse nga njëra anë nuk e pengojnë një farë proçesi të modernizimit edhe në zakonet shoqërore e pra, nuk janë kundër një emancipimi femëror, qoftë edhe në përmbajtje, nga ana tjetër tremben nga braktisja e traditave gjë që për ta përbën një kërcënim identiteti.
Prandaj gratë, si boshte të strukturave familjare, bëhen mbrojtëse piërisht të integritetit të këtij identiteti, duke i garantuar vlerat tradicionale edhe në këmbim të lirive të tyre elementare (kujtojmë këtu situatën dramatike të Kabulit, ku tabelanët kanë ripohuar me forcë parimet e izolimit femëror, duke mbyllur edhe shkollat e duke penguar çdo formë qarkullimi). Dhe tek vetë ato, jo pa një konflikt të brendshëm, rritet dualizmi mes botës së punës – arsimimit – modernes dhe asaj së shtëpisë – familjes – traditës.
Vetëm pak muaj më parë, Denis Zintgrah, gruaja perëndimore që zgjedh të jetojë për dy vjet në haremin e sulltanit të riadit për t’i mësuar frëngjishten, nëpërmjet përrallave, djalit të vogël, mbretit të ardhshëm, në kronikën e saj tërheqëse shkruan:
“Haremi është një kështjellë. Kjo jetë e mbyllur më dhuron prehje, më largon dyshimet dhe frikën. Ajo që po më ndodh është shumë e çuditshme. Çdo ditë zbuloj një pjesë të vetes sime, sepse kam kohë ta bëj. Bota e jashtme pak nga pak nuk më intereson më. E harroj”.
Për dy vjet kohët dhe hapësirat e atyre vendeve të imagjinuara e më në fund të jetuara do t’i përkisnin përvojës së udhëtares gna Gjeneva: por dhe kësaj kohe do t’i vinte fundi. Vlerat e saj nuk do të mund të mbijetonin në atë mori figurash aq të largëta në atë mospërputhje kulturash me gjuhë krejtësisht të ndryshme. Më së fundi ajo zbulon se bashkëjetesa e kohëve mes këtij realiteti e atij perëndimor të sajin, është i papërballueshëm. Çmimi i lirisë së saj nuk pati kufij.
Institucioni i haremit jeton, pra, stinën e përjetshme të izolimit të grave, një izolim i përvuajtur, por herë-herë krijues, një dimension jete i jetuar me objektivitet e me subjektivitet, i aftë të rijojë shpesh lidhje komplekse solidariteti.
HAREMI I TOPKAPISĂ‹
Haremet i gjenim në vende të ndryshme të botës aziatike: që nga Kina e madhe, ku gratë izoloheshin në vende të mbrojtura nga eunukët, në Indi ku këto vende quheshin purdab e deri në Persi ku i gjenim me emrin enderun ose zinane.
Në Lindjen e Afërme haremlik-u ose “apartamenti i grave” ishte e kundërta e selamlik-ut ose e “apartamentit të burrave”. me termin haremlik ose harem kuptohej jo vetëm haremi i sulltanit, por haremi në përgjithësi, pra apartamenti që në çdo banesë u takonte grave.
Por, sigurisht, haremi më i kompletuar për sa i takon hapësirës së madhe dhe përmbajtjes së saj e të cilit i janë kushtuar sa e sa pjesë në letërsinë e udhëtimit, ishte ai i Sarajeve të Mëdha të Stambollit. Kjo ishte selia e pushtetit qendror otoman, vendi i oborrit të sulltanit, ku administrohej e gjithë jeta politike e perandorisë.
Harem i Topkapisë është institucionalizuar në 1541 nga rusja e mrekullueshme Rokselana, e preferuara e Sulejmanit të Madhërishëm, pas shkatërrimit të haremit të Pallatit të Vjetër nga një zjarr i madh.
Qysh rreth viteve 1459 e 1465 Sulltani Muhameti II-të, pushtuesi i Konstandinopojës, kishte filluar ndërtimin e një Pallati të Ri mbi një shkëmb që ngulej në det si pykë prapa Shën Sofisë. Është një nga vendet më të tërheqëse: që këtu zotërohen në të njëjtën kohë, deti i Marmarasë, Bosfori dhe Briri i Artë, me lartësitë e bregdetit evropian dhe atij aziatik.
Ndërsa Osmani I-rë, themeluesi i dinastisë otomane dhe pasardhësit e tij, ishin martuar vetëm me gra të huaja jo myslimane, Muhameti II-të e ndërpreu praktikën e martesave dhe institucionalizoi haremin perandorak, të populluar me skllave të kombësive të ndryshme, mes të cilave sulltani zgjidhte të preferuarat e tij e, nga këto do të spikaste vetëm njëra valide-ja, domethënë e ëma e trashëgimtarit të sulltanit. Në fakt nuk ishte e mjaftueshme t’i jepje një djalë sulltanit për t’u bërë sulltaneshë, por ishte e domosdoshme që ai të ishte pasardhësi i fronit. E pasi trashëgimtari nuk ishte fëmija i parë mashkull por mashkulli më i vjetër i familjes, roli i çdo valide-je sulltaneshë të mundshme ishte të kontrollonte rolin e të birit, edhe me qëllim që ai të shpartallonte të gjithë kundërshtarët e konkurrentët.
Përveç administrimit të të gjitha lëvizjeve të haremit, valide –ja merrte përsipër të sundonte deri sa djali i saj, pasardhësi i fronit, të ishte akoma fëmijë, kështu që, deri sa ai të mbushte 12 vjeç, e ëma ishte pothuajse drejtuese e qeverisë së perandorisë.
Cikli i ngjitjes së sulltaneshave të reja kishte një ndërprerje shumë të qartë. Ceremonia më e rëndësishme ishte ajo e marrjes së detyrës me të cilën magurohej kursi i ri. Validè-ja e re sullntaeshë kurorëzohej me një ritual që kishte karakteristika shumë të ngjashme me ato të bashkëkohësve evropianë, ku gjendeshin elemente të shumta të ceremonisë bizantine. Në qendër të një kortezhi, Validè-ja sfilonte në vig ose pajton gjatë rrugës kryesore në anët e së cilës ishin vendosur dy radhë me jeniçerë. Sipas protokollit, në krye të kortezhit ishte intendenti i saj, me një skeptër në dorë, dhe heraldët e Sofa-së (siç quhej Këshilli i Lartë). Pajtoni ndiqej nga një funksionar që i shpërndante monedha turrës (gjest kurorëzimi shumë i njohur ky për mbretërit evropianë): në fund të kortezhit sfilonin pajtonë të shumtë të kamariereve të saj private.
“Perandori – kujton Mandel – e priste Validè-në në hyrje të Bakerion –it: sapo të mbërrinte, i puthte tri herë dorën duke ia vënë në ballë (temena), për ta shoqëruar më pas në harem. Disa ditë më pas, validè-ja sulltaneshë dërgonte – nëpërmjet të parit të eunukëve të zinj të autorizuarit e vetëm që kishin lidhje me botën e jashtme – një peliçe dhe një kamë si dhuratë vezirit të madh, kryeministrit, dhe një peliçe kryetarit të “ulema-s”, këshillit fetar. Ata, pasi i merrnin dhuratat në Portën e Mesit, i vishnin ato me një ceremoni të veçantë dhe si shkëmbim dërgonin dhurata të tjera.”
Brenda haremit Validè-ja sulltaneshë vërente me kujdes lidhjet e të birit me kadin-et, domethënë me të gjitha ato me të cilat sulltani kishte raporte, edhe kur mes tyre spikaste më e pereferuara (ikbal). Është e rëndësishme të kujtosh që sulltanët në fillimet e perandorisë otomane nuk martoheshin kurrë me gra myslimane, por, për arsye diplomatike, lidheshin vetëm me të bijat e perandorëve bizantinë, të princërve të Anadollit e të mbretërve ballkanas. Më vonë, kur haremi u mbush me skllave jo turke, tradita për të mos u martuar me gra jo myslimane vazhdoi, sepse, meqenëse të gjitha këto vajza i përkisnin sulltanit, ai nuk preferonte të martohej me ndonjërën prej tyre. Megjithatë, pati raste, si ai i Sulejmanit të Madhërishëm, ku Sulltani vendosi të martohej me një kadin-e.
Me baseki-t, gratë që i jpenin djem sulltanit, dhënia e përparësive ishte si një lëmsh i ngatërruar: në fakt këto ishin të gjitha të destinuara për t’u bërë potencialisht, validè sulltanesha pasardhëse, e për këtë ishin shumë të vëmendshme ndaj zhvillimeve të brendshme. Siç mund të imagjinohet, ky parim qe burimi i akteve nga më shtazaraket, sepse çdo baseki, për të mbrojtur me çdo kush pozicionin e sulltaneshës –nënë, u përpoq të tregonte se ishte e vetmja që e kishte këtë cilësi, duke arritur deri në shpartallimin e të gjithë konkurrentëve. Mjaft e njohur është masakra e Muhametit III-të i cili, bashkë me të ëmën vrau 19 vëllezër e 7 konkubina që ishin shtatzëna me të atin, për të mos hequr dorë nga titulli.
Në harem jetonin edhe të gjithë vëllezërit e sulltanit e pasardhësit e tyre meshkuj; këtu ata mund të ishin të rrethuar, praktikisht të burgosur, në kafes, “kafazi” i praruar, i cili duhej t’i bënte të parrezikshëm kundrejt vëllait që mbretëronte.
Duhet të nënvizojmë edhe faktin që validè-ja sulltaneshë zotëronte një goxha pasmalik, domethënë, një pasuri që përbëhej si nga të ardhurat vjetore të pasurive të paluajtshme, që i biri ia dhuronte në përfundim të fushatave të tij të luftës, ashtu dhe nga dhuratat e çmuara që i vinin nga fuqitë e huaja. Kjo i jepte dorë të administronte, me një farë pavarësie, gjithë jetën ceremoniale e atë të lidhjeve me jashtë që Pallati kishte me Shtetet e tjera e, kështu pra, të kishte rol kryesor në raportet diplomatike.
Në fund të çdo cikli validè-ja sulltanesh, me vdekjen e dajlit që mbretëronte e si rrjedhojë me marrjen e dtyrës nga validè-ja e re, transferohej së bashku me gjithë gratë e tjera të sulltanit të vjetër e konkubinat e tij në Pallatin e Vjetër, i thënë ndryshe Pallati i Lotëve, ku dikur ishte haremi i sulltanit, para se Rokselana të favorizonte transferimin e tij brenda topkapi-së.
Xhovan Maria Anxholelo, skllavi nga Viçenca që u bë mbajtësi i thesarit të Muhametit II-të shkruan në Kujtimet e tij: “Pallati ku qëndrojnë zonjushat e turkut të Madh është rreth një milje larg nga ai i Turkut të Madh dhe, është ndërtuar mbi një kolonë në mënyrë që të binte në sy që nga poshtë. Përpara ndodhet një muze i madh, i cili rrethon një milje të mirë dhe është i lartë tri këmbë e, ka katër hyrje me porta të mëdha. E në mes të këtij muri ndodht një pallat. Brenda ka shumë dhoma, në të cilat ndodhen zonjushat e Turkut të Madh. E përreth këtij pallati gjenden shumë, shumë kopshte e oborre plot me pemë të llojeve nga më të ndryshmet. E në këto oborre mbajnë sasi të mëdha kafshësh e shatërvanësh që i sjellin nga vende të largëta… E aty brenda ka shumë çifte zogjsh që ky vend të zbukurohet edhe më shumë. E në vijim, të bie në sy rregulli i njerëezve që janë aty, nën mbikqyrjen e zonjushave… Të gjitha ato zonjusha janë bija kristianësh të rrëmbyera nga vende të ndryshme e të vendosura në këtë harem, ku më të vjetrat u mësojnë më të rejave dhe pjesës tjetër, të flasin, të lexojnë, u mësojnë të qepin, të qendisin, t’i bien harpës, të këndojnë e të gjitha ritet e zakonet që duhet të mësojnë…
Jo më pak i madh, madje jashtëzakonisht më i madh, qe Pallati i Konkubinave brenda në Topkapi. Në 1561 Teodor Spanduxhino shkruan: “Jashtë oborrit dhe shtëpisë së Perandorit, të rrethuara me mure të larta, gjenden të mbyllura gratë e tij. Këto janë gratë, të cilat sillen këtu nga vende të ndryshme të perandorisë së tij e që kanë një bukuri të rrallë. Përveç tyre ndodhen edhe skllavet bukuroshe, të cilat janë rrëmbyer nga Turqit o nga toka, o nga deti e i dorëzohen sipas zakonit të së dhjetës Perandorit. Nga këto, ato që i pëlqejnë më shumë, si dhe ato që kanë një mur të veçantë, mbyllen në këtë pallat. Ato të cilat i pëlqejnë Perandorit kapin shifrën pak a shumë të treqind vetave… Nëse këto gra i sjellin aq kënaqësi sa ai të ngopet, qëndrojnë përsëri brenda këtij pallati, janë ato më të nderuarat… Më tej, duke i dhënë atij edhe djem, ato bëhen pastaj pasueset e perandorisë.”
Haremi gjendej, pra, smes apartamenteve private të sulltanit dhe atyre të eunukëve të zinj, të cilët ishin dhe rojet e tij. Përbëhej prej afro katërqind dhomash që rrotulloheshin rreth oborrit të validè-së sulltaneshë që dhe ai përmbante dhoma të shumta. Ndodheshin pastaj; e ashtuquajtura Shtëpia e Zogjve dhe Shtëpia e Karrocave që përfaqësonin kontrollin e vërtetë me botën e jashtme, sepse aty gjendej porta e hyrjes së haremit e ruajtur me shumë kujdes nga rojet paraprake. Në dhomat e shumta banonin një numër i madh skllavesh magjiplote, të përzgjedhura me kujdes, shpesh të dhuruara sulltanit nga guvernatorë të vendeve të tjera. Këto vajza nuk ishin myslimane dhe iu merreshin familjeve të tyre shpesh herë në moshë të brishtë, në mos ishin vetë prindërit e tyre që i shisnin për arsye ekonomike. Më të lakmuarat ishin vajzat që vinin nga Kaukazet, si gjeorgjanet, abkbaze-t, të cilat hiqeshin si pasardhëset e Amazonave. Pasi përzgjidheshin nga eunukët dhe shoshiteshin mirë nga validè-ja sulltaneshë, odaliskat* pranoheshin brenda haremit, pasi të ndryshonin emrin e tyre kristian a pagan në emër persian. Vetëm atëherë mund të fillonin edukimin e mirëfilltë që do t’i bënte shërbëtore të zonja: ndiqnin kurse kërcimi, për paraqitje, për rregullat e mirësjelljes së oborrit, mësonin të recitonin pjesë poetike, t’u binin veglave muzikore, të qepnin e të qendisnin. Aftësia për të shprehur artet e mësuara i shpinte në rritje hierarkike, ndërsa paaftësia për t’i shfaqur këto vuloste nxjerrjen e tyre përsëri në tregun e skllaveve.
Është folur shumë për mjeshtërinë e këtyre vajzave fantastike për t’ia marrë mendjen sulltanit. Mbetet fakti që momenti i takimit mes odaliskës së zgjedhur dhe sulltanit ishte sigurisht i karakterizuar nga një ritual i veçantë që është trajtuar në tregimin e Ledi Meri Uortli Montagut, bashkëshorte e ambasadorit anglez në Portën e Lartë, e cila e përshkruan kështu hyrjen e saj në harem:
“Sulltanesha dukej me humor të mirë e, më fliste me shumë mirësjellje. Unë nuk e humba këtë rast për të mësuar sa më shumë që ish e mundur rreth haremit, i cili është kaq i panjohur për ne. Ajo më siguroi se historia që sulltani i hedh një shami gruas që dëshiron s’është gjë tjetër veçse një sajesë, e, se në raste të tilla veprohet vetëm kështu: sulltani dërgon Kuslir Aganë të lajmërojë gruan e cila do të ketë nderin të shkojë me të. Menjëherë gratë e tjera e urojnë dhe e shoqërojnë në tualet, ku e parfumosin dhe e veshin si një mbretëreshë. Perandori përpara se të hyjë në apartamentin e saj, i dërgon një dhuratë të kushtueshme. Një sajesë është edhe ajo që thuhet se ajo zvarritet në këmbët e krevatit.”
Odaliskat e mësuara viheshin në shërbim të sulltaneshës nënë ose të kryetarit të eunukëve, të tjerat ishin nën kujdestarinë e kadin-eve. Këto vajza shërbenin edhe si një dhuratë e çmuar që sulltani i bënte ndonjë guvernatori tjetër, sidomos nëse nuk ishin bërë konkubina të tij. Pas seleksionimit të parë disa prej tyre zgjidheshin për t’u mësuar se si të kujdeseshin për mbretin personalisht, gjë që do të thoshte se duhet të mësonin t’i bënin banjo të ngrohta, masazhe e gjithçka që kishte të bënte me personin e tij. Por edhe princeshat dhe princërit (d.m.th. fëmijët e sulltanit) edukoheshin sipas rregullave të oborrit mbretëror: princeshat, ashtu si dhe motrat e sulltanit, i martonin ngandonjëherë edhe qysh pesë vjeç me funksionarë të rëndësishëm të oborrit, ndërsa princërit jetonin me nënat deri në moshën e pubertetit e më pas stërviteshin për luftë dhe për drejtimin e Shtetit.
Nëse sulltani, pasi e kishte zgjedhur një odaliskë për një natë, vendoste ta quante “të preferuar”, kjo kishte të drejtën e një apartamenti, një karroce e të skllaveve të veta. E nëse më vonë bëhej sulltaneshë baseki, domethënë e ëma e një trashëgimtari të sulltanit, prestigji i saj rritej në një shkallë më të lartë, tashmë; por, në atë çast, siç edhe e kemi thënë, rritej rreziku i atentateve ndaj saj dhe princit të ri, i cili duhej të jetonte me të ëmën në harem deri në moshën e pubertetit.
Po si ishin këto hapësira të grave në Saraje? Përfytyrimet që kishin vizitorët për këto vende, sigurisht, ishin plot fantazi dhe magjepsje, por, jo gjithmonë përputheshin me realitetin, për vetë faktin se ishin të paktë ata që ksihin mundur të depërtonin brenda haremit. e kemi thënë, të vetmit të autorizuar ishin eunukët, por në raste të veçanta ishin pranuar mjekë, mami dhe tregtarë hebrej, të cilët rrëfenin ato grimca të jetës së përditshme që kishin mundur të shihnin.
Batista Tavernier na e përshkruan kështu haremin nga jashtë: Është e pamundur të kesh një përfytyrim të vërtetë për Vendin ku jetonin Gratë e Sarajeve, as nuk mund të dish saktësisht si hyhet atje brenda. Nuk gjen në gjithë Botën Kristiane, Manastir të Grave, që të jetë aq i rregullt dhe i disiplinuar, ku në mënyrë kategorike të ndalohet hyrja e meshkujve, siç ma ka përshkruar hollësisht eunuku im i bardhë pjesën e brendshme të Sarajeve, ku ai jetoi për më shumë se pesëdhjetë vjet.
Gratë silleshin vërdallë haremit, brenda dhe jashtë, shpesh pa psur ndonjë gjë konkrete për të bërë: nuk janë pa vend, imazhet e përcjella brez pas brezi nga e gjithë piktura e vendeve të lindjes që përshkruan trupa femërorë të lakuar me shprehje përgjëruese e vështrime të perënduara, pothuajse të përmbushura në horizonte të paarritshme.
Veshjet që përdornin ishin prej materiali të butë me të ilat mbështilleshin kokë e këmbë duke lënë gjysëm të zbuluar vetëm fytyrën.
Një përshkrim të bukur na sjell edhe një herë Ledi Meri Uortli Montagu, nëpërmjet letërkëmbimit të shkëlqyer të saj, me miqtë letrarë dhe të afërmit në Angli, në gjysmën e parë të shekullit XVI-të, e mrekulluar nga ky skenar i parezistueshëm e nga shoqëria turke, konceptuar krejt ndryshe nga përshkrimet sterotipike të letërsisë së udhëtimeve që ishte e përhapur deri atëherë në Evropë. Për sa i takon vellos Ledi Montagu i shkruan Ledi Bristol-it: Yashmak-un, ose vellon turke, jo vetëm që e mbaj pa problem, por edhe më ka pëlqyer, megjithëse, për të kënaqur një pasion, siç është kurioziteri, dhe që brenda meje është kaq i fortë, do të ishte kënaqësi të duroja edhe diçka të pavolitshme.
Anglezja e re e nënvizon gjithmonë këtë cilësi të vyer të vellos, e cila edhe pse vihej nga detyrimi, siç mendohej në Evropë, sipas saj, është një element i rëndësishëm i lirisë, sepse të jep mundësinë t’i shohësh të tjerët dhe ata mos të të shohin.
E veçantë është edhe përvoja e saj në hammam, banjon turke brenda haremit, e cila na ndihmoi edhe ne të depërtonim, bashkë me të, në këtë vend të këndshëm plot finesë dhe delikatesë femërore. Kështu tregon Ledi Meri, ndërsa flet për hyrjen e saj në një hammam:
Me një nga këto karroca të mbuluara, rreth orës dhjetë, vajta në banjë. Ishte plot e përplot me gra. Është një ndërtesë në gur formë kupole, vetëm me një dritare në çati, e cila bënte dritë të mjaftueshme […]. Unë isha me veshjen time të udhëtimit, pra si amazonase dhe natyrisht duhet t’u kem bërë përshtypje atyre. E, megjithatë, asnjëra prej tyre nuk shprehu habinë apo kuriozitetin më të vogël, por më pritën me shumë edukatë dhe mirësjellje […]. Sofa-të e para ishin të shtruara me shilte dhe me tapete të pasura, në të cilat uleshin zonjat, e në safa-të e tjera, më mbrapa, skllavet e tyre, pa dallim në veshje, të gjitha siç i kish bërë natyra, krejt lakuriq, pa fshehur as bukuritë, as difektet […]. Kishte shumë prej tyre që përmasat e trupit i kishin në një harmoni aq të përkryer, siç i kemi i parë në tabllotë e pikturuara nga peneli i Guido Renit apo i Ticianos, me një lëkurë të bardhë të ndritshme, i vetmi zbukurim i të cilave ishin flokët e mrekullueshëm të thurur gërsheta, me perla e fjongo, që u derdheshin mbi shpatulla, një përfaqësim i përkryer ky i figurave hyjnore. Ishte interesante të shihje aq shumë vajza nudo, në pozicione të ndryshme; duke biseduar, ose duke punuar, disa që pinin kafe ose banin akullore, apo shumë prej tyre që shtriheshin të shkujdesura mbi shilte ndërsa skllavet e tyre (përgjithësisht bukuroshe shtatëmbëdhjetë ose tetëmbëdhjetë vjeçare) merreshin me thurjen e flokëve të tyre gërsheta, në lloj-lloj modelesh të bukura. Pra, gjatë pirjes së kafes, flitet për të rejat e qytetit, shpiken skandale […]. Isha mrekulluar nga edukata e tyre dhe nga bukuria e tyre, e do të isha dashur të kaloja më shumë kohë me to […]. Lamtumirë Zonjë, jam e sigurtë që ju kam çmërzitur me përshkrimin e një shfaqjeje që nuk e keni parë kurrë dhe për të cilën asnjë libër udhëtimesh nuk mund t’ju informonte, e që s’ka tjetër veç vdekjes për një mashkull, i cili do të guxonte të hynte në këto vende.
Përveç hammam-it, në harem kishte dhe shumë banja private, sepse të kuroheshe e të laheshe, përveç se kënaqësi ishte edhe një detyrim fetar.
Gratë turke ishin të famshme për linjat delikate të fytyrës, ku shquheshin dy sy të mëdhenj të zinj – dhe – që spikasnin më shumë nga përvijëzimi i tyre i lehtë me laps të zi – për lëkurën e tyre të pastër si porcelan, e cila binte në sy në avujt e banjave, ku uji që rridhte në dysheme, sipas një tradite të trashëguar nga llixhat bizantine, çurgonte pastaj i ngrohtë në një shatërvan qendror. Pas përfundimit ë banjës, skllavet vraponin me broke për t’i kthjelluar grupet e vajzave që ishin ngulur duke ngrënë akullore, që të spërkateshin me ujë të parfumosur dhe të lyenin flokët me hinné, të depiloheshin duke përdorur kremra dhe produkte natyrorë, të shijonin një kafe aromatike.
Veshja e grave të haremit ishte e lidhur me rangun dhe rolin që kishte secila brenda hierarkisë së vetë haremit: megjithatë të gjitha vishnin veshje me material të lehtë dhe të kushtueshëm, gjë që nënkuptonte pantallona të gjera, të ngushta tek kyçi i këmbës, me bluza të lehta, shpesh linoje, me jelekë, anash me perla, dhe një mantel muslini që hidhej shpatullave e që shkonte deri tek këmbët e që shpesh ishte prej të një njëjtit material, i cili shpërbente për të mbuluar kokën dhe fytyrën, kur dilnin. Bluza mbyllej deri në fyt me kopsa të çmuara që liheshin zbërthyer në laartësinë e gjoksit aq sa, siç kujton udhëtari francez Dë Luar: “Mes palave të këmishës duket më i bukur se po të dukej i gjithi”. Koka, përkundrazi, ishte e mbuluar nga një skufje nga ku, anash, dilte një stolë, shpesh prej damasku ose sete që cakiste shpatullat. Në këmbë mbathnin këpucë të lehta, lëkure, të ngjashme me atë të një doreze, të qëndisura me shumë finesë. Por, brenda përbrenda haremit, gratë ishin më të çlirëta dhe veshjet e tyre ishin më me fantazi: shpesh veshje të lehta dhe fëshfëritëse që u lejonin atyre të lëviznin lirshëm dhet ë vallzonin. Flokët në më të shumtën e rasteve i mbanin gërsheta, të lyera me kremra aromatikë, por edhe të zbukuruara me kordele shumëngjyrëshe dhe perla të çmuara.
Hapësirat e brendshsme të haremit ishin të ndara në kate: në atë më të ultin ndodheshin kuzhinat, në katin më sipër ndodheshin dhomat e validè-së sulltaneshë dhe e kadin-eve. Shumë udhëtarë habiteshin se si kish mundësi që në këto dhoma nuk mund të shiheshin krevatet. Siç nënvizon Ledi Montagu, këto zhdukeshin gjatë ditës e në vend të tyre vendoseshin sofa-të dhe shtroheshin shiltet e qëndisura. Në dimër ishte e lehtë të gjeje edhe një tandour, domethënë një mobilje me fund të dyfishtë mbi të cilën të vendosje një mangall për të grohur dhomën. Rreth këtij altari të vogël mblidheshin gratë e haremit për të biseduar miqësisht dhe për t’u çlodhur orëve të gjata të dimrit, me aromën e aloes, e qitros e të qelibarit. Në këto çaste intimiteti pihej kafe dhe hahej akullore me bollëk (D’Ohson na thotë se për përgatitjen e akulloreve shkonte një karvan i tërë për të marrë dëborë në Malin e Olimpit, të cilën e sillnin të mbështjellë me copa fanellate), pihej duhan e, shpesh edhe opium, siç mund të vihet re edhe në shumë paraqitje ikonografike.
Salla më e madhe ishte ajo e sulltanit, e cila konsiderohej edhe si salla më elegante: këtu gratë muzikante luanin pjesë muzikore për sulltanin, duke i ndërthurur notat e tyre me lëvizjet e lakuara të kërcimtareve. Mbi një pjesë të ngritur të sallës sulltani merrte pjesë në shfaqje, i rrethuar nga validè-ja sulltaneshë dhe nga të preferuarat, të cilat rrinin të ulura qejfpaprishur mbi shiltet e qëndisura e të veshura me shumë sqimë, e, nga odaliskat që rrinin në këmbë, sepse nuk mund të uleshin në prani të zotërisë.
Sigurisht, vendet më të këndshme e më zbavitëse të haremit ishin kopshtet. Këtu, aromës së jaseminit, të trëndafilit e të shporizit, i bashkohej ajri i ngrohtë i Bosforit: figura të ëmbla femërore shëtisnin mes shatërvanëve e liqeneve të vegjël plot hijeshi, duke dëgjuar këngën e zogjve ekzotikë; u fërfëllinin flatrat prej puhizës së mbrëmjes, e cila shoqëronte mbledhjen e luleve të stinës e të frutave të sapo pjekura, ose ndiqte nga pas zërat e odaliskave më t reja, të cilat argëtoheshin me lojra të thjeshta.
Mund të kundroje në kafazë të mëdhenj e t veçantë kafshë nga më të çuditshmet qrë sulltani shpesh ia dhuronte haremit për të zbavitur miqtë më të vegjël, të cilët vinin buzën në gaz me të parë papagajtë shumëngjyrësh, majmunët, lejlekët dhe zogjtë e shumëllojshëm. E kto elemente, lulet, fluturakët, frutat e veçanta, ishin protagonistë të tregimeve më me fantazi dhe të përrallave më të pasura, siç mund të lexojmë në Një mijë e një netë.
Një hapësirë tjetër jashtë haremit, shumë e frekuentuar ishte ajo e vaskave, ku vajzat e reja mund të mblidheshin në kohën e lirë, të afronin trupat e tyre pothuajse puthitur dhe ngandonjëheë në një mënyrë të dyshimtë. Në këto vaska të mëdhaja kishte shpesh edhe varka të vogla me rema, të cilat më shumë se për të lëvizur u shërbenin atyre si lodra të këndshme me të cilat luanin të shpenguara, pa ndonjë ritual.
Vetëm kur vinte çasti i lutjes gratë merrnin avdes dhe, pa të tilla këto gra përdornin feradge, domethënë, një copë të zezë, e cila u mbulonte plotësisht trupin nga shpatullat deri te këmbët. I vetmi element dallues ishte materiali i çmuar i kësaj veshjeje nga e cila kishte mundësi të kuptoje përballë kujt ndodheshe, pasi fytyrën nuk ia shquaje dot.
Vetëm në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XIX-të kufijtë e haremit filluan të kapërceheshin pak nga pak, meritë kjo e Aime dë Rivëris, kushërirës së Xhuzepina Bonapartit që, pasi e rrëmbyen dhe e mbyllën në harem arriti t’i prishë mendjen sulltanit deri sa u bë e preferuara e tij. Vetëm atëherë gratë e haremit filluan të dilnin mbrëmjeve për t’u larë në Bosfor, në vendin e quajtur Ujrat e Ëmbla, megjithëse të mbikqyrura rreptësisht nga eunukët. Më vonë këto shëtitje u lejuan të bëheshin edhe gjatë ditës e atëherë u bënë burim i një eksitimi të madh për përgatitjet dhe tregimet e çupëlinave të haremit.
Por në fund të 800-ës Abdyl Hamiti II-të, nga frika se mos e vrisnin, përjashtoi nga Pallati i tij lojrat, shfaqjet dhe të gjitha të dalat.
MBRETĂ‹RIA E GRAVE
Me vdekjen e një sulltani, të preferuarat e tij humbisnin çdo lloj privilegji, e bashkë me validè-në sulltaneshë të rënë nga fronti, transferoheshin, të shoqëruara nga një kortezh i pikëlluar, në Pallatin e Vjetër ose në Pallatin e Lotëve.
Kështu sulltanesha e re validè, domethënë e ëma e të zgjedhurit të ri, bëhej personazhi më i rëndësishëm i haremit dhe një nga më të rëndësishmet e skenës politike të Perandorisë Osmane. Koha e tij përsëriste, përgjatë gjithë periudhës së sundimit të tij, të njëjtat rite emërimi dhe pushteti deri në ciklin e ri, i cili inagurohej me vdekjen e sulltanit në pushtet dhe me ngritjen në fuqi të sulltaneshës validè pasardhëse.
Ky zakon u prish nga Rokselana, skllavja e magjishme ruse, e cila e bëri Sulejmanin e Madhërishëm të zinte merak me të deri në atë pikë sa ai u detyrua ta merrte për grua, duke marrë emrin e Hurrem sulltan-it. Në këtë mënyrë ajo qëndroi përkrah tij deri në fund të jetës, ku edhe sot i sheh të prihen së bashku në xhaminë e Sulejmanit në Stamboll, vepër kjo e të famshmit arkitekt Sinanit. Rokselana ishte pa dyshim një grua e jashtëzakonshme: kish guxuar të refuzonte një ftesë të pakundërshtueshme të sulltanit, me justifikimin se fytyra e saj ishte shëmtuar nga gërvishjet e kadin-es së saj të parë, sepse bëhej xheloze që sovrani tregonte kaq interes për të. Kur sulltani e largoi atë grua bashkë me të birin, Rokselana përsëri e pakënaqur deklaroi se do t’i dorëzohej Sulejmanit vetëm në se ai do të lidhte kurorë me të.
Kërkesa e saj ishte me të vërtetë shumë e guximshme: asnjë kadin, përpara saj, s’kishte pasur kurajon ta bënte. Por Sulejmani, duke u nuhatur se ç’cilësi kishte bashëshortja e tij e ardhshme, nuk hezitoi t’i premtonte asaj martesën. Edhe Rokselana, nga ana e saj, pa kaluar shumë kohë që qëndronte përkrah bashkëshortit të saj të ardhshëm, duke përfituar edhe nga fakti që një pjesë e haremit të vjetër ishte djegur, nuk hezitoi t’i propozonte atij transferimin e tërë haremit brenda Sarajeve. Ky transferim shënoi dhe fillimin e asaj që u quajt “Mbretëria e Grave”. Populli nuk e deshi Rokselanën sepse, me qëllim që të mbante pushtetin e saj politik, ajo bëri masakra nga më monstruozet. Por Sulejmani u dashurua pas poezisë dhe buzëqeshjes së saj e, për këtë arriti ta falë edhe pse i vrau djalin e tij të dashur Mustafa.
Thuhet se përgjegjëse për rënien e perandorisë ishte ndërhyrja e tepruar e grave të haremit në punët e Shtetit. Realisht ajo që u quajt Sulltanat ose Mbretëria e Grave qe një periudhë që zgjati një shekull e gjysëm, e cila, edhe pse mes intrigash e masakrash të fshehta, prcaktoi politikën e perandorisë në një moment kur sulltanët nuk ishin absolutisht të aftë ta drejtonin atë. Në fakt, pas vdekjes së Sulejmanit, pasardhësit e tij nuk qenë politikanë të aftë e, për më tepër jepeshin shumë pas grave, pas alkoolit dhe pas opiumit.
Veçanërisht pas vdekjes së Mehmedit III-të, në 1603, pasardhësit e fronit qenë gjithmonë minorenë dhe mbajtja e pushtetit nga ana e nënave të tyre qe plotësisht e autorizuar. Është interesante, në këtë rast, të vësh re se si këto gra qenë të afta të transformonin një situatë, që në fillim në disavantazh (mbylljen në harem) në një kryengritje, sepse duke shfrytëzuar afërsinë me vendin më nevralgjik të pushtetit (Topkapinë) e duke mos qenë të kontrolluara (për shkak të mbylljes) arritën të administronin projekte politike edhe të përmasave të mëdha, natyrisht me ndihmën e bashkëpunëtorëve.
Me vdekjen e Sulejmanit, siç e kemi thënë, sulltanët nuk dalloheshin më për cilësitë e tyre luftarake, sepse, tashmë, jepeshin pas kënaqësive të haremit: ky izolim solli paaftësinë e tyre për të qeverisur kështu që filluan sulltaneshat të drejtonin pushtetin politik, të emëronin unksionarët e lartë të shtetit, të korruptonin burokratët duke manovruar brenda Sarajeve çështjet e gjysmës së Evropës. Bëhet fjalë për vitet 1556 deri 1687.
Mes këtyre sulltaneshave spikati në mënyrë të veçantë Safieja, e ëma e Mehmetit III-të, një veneciane e fisme me emrin Çeçilja Bafo, e cila vinte nga familja e Venier Bafos. Atë, pasi kusarët turq e rrëmbyen ndërsa shkonte të takonte të atin, guvernator i ishullit të Korfuzit, e shitën në harem tek sulltani, të cilin ajo diti ta bëjë për vete. U bë kështu e preferuara e Muratit të III-të, me emrin Safie në 1563 e iu desh të luftonte për një kohë të gjatë me validè-në sulltaneshë, Nur Banu, meqqë ajo aspironte për titullin sulltaneshë.
Nga ky pozicion, arriti të favorizojë më të Qetën, duke komunikuar me ambasadorin venecian dhe atë të Katerina de Mediçi, nëpërmjet skllaves Kira. Veç kësaj u tregua shumë e zonja tek pati një korrespondencë personale me Elisabetën e I-rë, gjë, e cila po të zbulohej nga Porta e Lartë quhej tradhëti. Çeçilja Bafo, më e njohur me Bafa, qe gruaja e parë që mori emrin sulltaneshë. Në fakt sulltani Murat i III-të, duke qenë i dashuruar pas saj, ia dha këtë titull kur ai ishte akoma i gjallë, domethënë shumë kohë më përpara se të zgjidhej sulltan djali i saj. Nuk munguan nga ana e saj aktet e shumta mizore për të mbrojtur pushtetin e të birit, pra, të vetin.
Pas Safiesë në skenën politike u shfaq Kësam, e cila udhëhoqi në vend të djemve të saj të shumtë, por të paaftë, meqenëse jetoi gjatë gjithë kohës në kafés, dhe qëndroi në pushtet për rreth pesëdhjetë vjet. Me vdekjen e saj iu dha fund Mbretërisë së Grave, e cila kish parë të vinin me radhë, siç kujton Pirs, mbretërinë e Mbretëreshave Nëna (1566-1656) pas asaj të të Preferuarave (1520-1566).
Kjo mbretëri brenda mbretërisë, e themeluar nga haremi, lind, siç e kemi thënë, në Kostandinopoli më 1541 me Sulejmanin e Madhërishëm, përshkon gjithë periudhën e Shteteve absolute e të bashkëjetesës me oborret evropiane, deri sa pushon së ekzistuari më 1923 me lindjen e Republikës Turke e, vetëm nën shtytjen e pushtetit çlirues të emancipimit femëror në ato vende, në mënyrë paradoksale, u arrit më parë se në vendet e tjera (e drejta e tyre për votim në 1923, shumë më përpara se në Francë apo në Itali).
Në fund të shekullit XIX-të kontaktet më të shpeshta me Perëndimin, veçanërisht si rezultat i veprave të grave letrare që e shikonin me tmerr realitetin femëror turk në kushtet e izolimit, sollën lindjen e mjaft elementeve emancipues. I tillë qe çorientimi që erdhi nga këto fenomene në shtresën drejtuese kur në vitin 1901 sulltani Abdulhamiti i II-të shpalli një urdhër, i cili ndalonte edukimin e fëmijëve turq në shkollat e huaja, pranimin e mësuesve kristianë në harem dhe afrimin e grave turke dhe evropiane. Por elementet e emancipimit qarkullonin tashmë edhe brenda haremeve të ndryshme. Lëvizja e xhonturqve, intelektualë dhe artistë, dënoi hapur përjetësimin e poligamisë, deri sa lideri revolucionar Qemal Ataturku, më 1922, e shpalli të paligjshëm haremin dhe deklaroi anullimin e poligamisë. Në këtë këndvështrim, i bukur është tregimi i alev Litëll Krutier:
Në Saraje ndodhi një skenë e çuditshme dhe mallëngjyese. Të afërmit e vajzave të haremit u thirrën në Stamboll, me qëllim që të vinin e të merrnin të bijat dhe motrat e tyre. Malësorë e fshatarë u paraqitën grupe-grupe, në veshjet e tyre tradicionale. U futën me të gjitha nderimet në një Sallë të Madhe të Sarajeve ku kadin-et, konkubinat dhe odaliskat e ish sulltanit erdhën për t’i takuar. Kontrasti mes zonjave elegante të pallatit dhe katundarëve të leckosur ishte dramatik. Seicila u hodh në krahët e të dashurve të saj, të cilët kish një jetë që nuk i shihte, duke qarë me ngashërim. Por imazhi më prekës qe fytyra e atyre grave, për të cilat s’kish ardhur asnjë i afërm. Ato mbetën në Pallatin e Vjetër, relike të së shkuarës, viktima të vetë çlirimit të tyre.
Emancipimi e kishte ndërprerë ciklin e tyre: kategoritë e tyre kulturore nuk kishin arritur në kohë t’i përshtateshin asaj që po ndodhte jashtë mureve të izolimit të tyre, me një shpejtësi të ndryshme.
Cikli i haremit të Stambollit kish marrë fund: mbetej tashmë ai jashtë mureve të Topkapisë.
HAREMI IMAGJINAR
Haremi, të cilit i referohemi zakonisht është ai i trashëguar në kulturën perëndimore nëpërmjet elementeve të Lindjes. Është haremi i sulltanit të Kostandinopojës, nga i cili na kanë mbërritur imazhe të jashtëzakonshme dhe tregime ekzotike, pjesa më e madhe nëpërmjet letërsisë së udhëtarëve evropianë të zbarkuar në turqi dhe në ishujt e Egjeut të sipërm.
Po përse vetëm haremi i Sarajeve të Mëdha la mbresa kaq të thella në fantazinë e udhëtarëve, dhe në përgjithësi, të artistëve perëndimorë (meqë, në fakt, disa prej tyre nuk udhëtuan, por u mjaftuan me përshkrimin e realiteteve vetëm të përfytyruara)?
Eduard Sed këmbëngul që brenda këtyre udhëtimeve, shpesh edhe vetëm imagjinare, ka patur një ndjenjë çlirimi ndaj zhgënjimit të imponuar nga morali borgjez i shoqërisë evropiane të viteve 800: këtu “dikush shkruante se nuk ekzistonte liria seksuale, për një tjetër raportet seksuale sillnin një sërë detyrimesh ligjore, morale, ekonomike e ndonjëherë deri edhe politike pesha e të cilave nuk ishte aspak e lehtë […]. Kështu që Lindja ishte vendi më i përshtatshëm për të kërkuar përvoja seksuale të pamundura në Evropë”.
Ajo që të bie në sy është se kultura perëndimore nuk e ka parë haremin si strukturë shoqërore të lindur në momente historikisht të përcaktuara: nuk ka trashëguar, pra, haremin e Lindjes së Mesme, të përbërë nga një hapësirë e mbyllur, ku gratë kalonin një jetë pothuajse të mërzitshme. Ndërsa ka regjistruar, ankthshëm, një imazh shumë të përcaktuar të haremit të oborrit të begatshëm, sqimatar, trasgresiv, pothuajse irreal, i ëndërruar shpesh vetëm nga tregimet e grave të tjera që përpiqeshin të sillnin elemente sporadike të një vendi të rrethuar nga tregimet e eunukëve llafazanë a të mjekëve të oborrit, ose të grave që arrinin të kapërcenin kufijtë (të vetmet personazhe që ishin të afta për të dhënë informacione të vërteta).
Zhvillimi i elementeve të Lindjes nga shekulli XVIII-të deri në shekullin e XX-të i ka rikthyer, nëpërmjet qindra pamjeve dhe tregimeve, aromat, ngjyrat, vellot e asaj bote të imagjinuar, por pothuajse kurrë, ndoshta, nuk arriti të shprehë kuptimin e historisë së asaj dukurie të zbuluar nga sytë vëzhgues që vinin nga realitete të tjera. Ky është haremi turk që ka frymëzuar pikturat e famshme të Ingres, Banjën turke, të Delakruas, Gratë turke në banjë, të Levisit, Në kopshtin e Beit si dhe të Matisë, Renuarit, Kostanit, Trulberit deri dhe shumë koreografë e komediografë të Nëntëqindës.
Që në shekullin e XVII-të të gjithë udhëtarët evropianë që zbarkonin në Stamboll nuk i shpëtonin një gjykimi të frikësuar dhe kurioz të haremit: nga kjo pikëpamje, Beloni, Tavernieri, Çardini e shumë të tjerë janë tepër domethënës. Kur Tavernieri përshkruan apartamentin e grave, thotë kështu: “Nuk gjen në gjithë botën kristiane Manastir të grave aq të rregullt e të disiplinuar ku në mënyrë kategorike të ndalohet hyrja e meshkujve, sa në hapësirën e grave të Sarajeve”. Dhe shtron: “Për sa i takon dashurive të Zotërisë së Madh, janë gjëra të fshehta: nëse nuk ëndërron ose thur romane, nuk mund të thuash asgjë për to”.
Në fakt, megjithë tregimet e përcjella brez pas brezi deri tek ne nga shumë udhëtarë, ndodhte shpesh që sulltani të kishte vetëm një grua të cilës i qëndronte besnike gjithë jetën (si Selimi i I-rë, Mehmeti i III-të, Murati i IV-t, e Ahmeti i II-të) dhe, t’i imagjinosh si të vërteta skenat e sulltanëve të rrethuar nga konkubina që shumë herë i kemi parë të peneluara nëpër tabllo të ndryshme, është shmangie, devijim.
Po përse tregohen histori dhe imazhe të vendeve e realiteteve shpesh të papara me sy kurrë? Eduard Sed, në lidhje me këtë, nënvizon se “Orientalizmi nuk është vetëm një fantazi e shpikur nga evropianët për Lindjen, se sa më tepër një corpus teorik e praktik në të cilin, me kalimin e shumë breazve, është kryer një investim i fuqishëm material. Një investim i tillë i ka shndërruar këto dukuri në një sistem njohjeje të Lindjes, një filtër nëpërmjet të cilit Lindja ka hyrë në njohjen dhe në kulturën perëndimor”.
Pier Martino, në veprën e tij Lindja në letërsinë frënge vë re se, rreth gjysmës së Shtatqindës, numri i udhëtarëve francezë që i drejtoheshin Lindjes së Afërme u zvogëlua, aq sa u rrit numri i udhëtimeve drejt Lindjes së Largët e veçanërisht drejt Kinës. Veçori është edhe numri i madh i veprave letrare pikërisht për udhëtimet në Egje, në Turqi e vendet fqinjë, fryt ndoshta më shumë i udhëtimeve të fantazisë se sa i lëvizjeve të vërteta.
Në këtë kontekst, haremi luan një rol kryesor për të tërhequr vëmendjen e të gjithë shkrimtarëve, edhe në vijim të ndryshimit të kategorive intelektuale që mendimtarët e Shtatqindës përpunuan me përhapjen në Evropë të mendimit shthurrës.
I njëjti sulltan shfaqej tani jo më despot e tiran, përgjegjës për izolimin e vajzave të tij, por ngashënjyes, i ëmbël, i aftë t’i joshte vetëm me mënyra delikate gratë e tij, të cilat tashmë i ofroheshin vetë të ndërgjegjshme e me lëvizje turbulluese. Përshkrime të tjera na përcjellin, përkundrazi, skena romantike ku sulltanët merrnin guximin të sfidonin çdo rrezik me qëllim që të mbronin, mes shumë grave, të preferuarën e tyre pas së cilës ishin dashuruar çmëndurisht: ishte natyrisht një thirrje që i referohej romantizmit të përhapur evropian të asaj kohe.
Më 30 gusht 1789 Horas Uollpull i shkruan Meri Berrit për nder të kënaqësisë që i kish falur atij leximi i Njëmijë e një net: “Nuk mendoj që tregimet e sulltaneshës janë shumë të natyrshme ose shumë të vërteta, por në to ka një shfrenim që të magjeps”.
Të mos harrojmë që vepra e përkthyer nga Antuan Gala në 1704, hapi një shteg në botën e përfytyrimit të Lindjes, duke lejuar afrimin, pothuajse magjishëm, me universin fantastik të përshkruar nga Sheherzade.
Zherar dë Nerval nga ana e tij, në Udhëtim në Lindje (1843), nxjerr në pah emocionet e provuara nga lajkatimi i një skllaveje të quajtur Zetnaibia:
Ka diçka të parezistueshme e që të bën për vete tek një grua të një vendi të largët: veshjet e saj dhe zakonet e saj janë kaq të veçanta sa mjaftojnë për t’iu bërë përshtypje, flet një gjuhë të panjohur, nuk ka asnjë difekt nga ato të ërndomtat me të cilat gratë e vendeve tona na kanë ngopur.
Por pasi e ka fituar skllaven, Zherar dë Nerval nuk di pikërisht se si ta integrojë në jetën e tij. Ç’të bëjë me të tani? Duke qenë i paaftë aq sa ta “qytetërojë” atë, po aq sa të pranojë ai vetë sjelljet e saj “primitive”, poeti e lë të lirë. Është një takim-përplasje kulturash, është një kohë që nuk përputhet, pasi harmonizohet në shpejtësi të ndryshme të primitivues e të qytetërimit. E megjithatë, në papaftësinë për të pajtuar këto dy kohë, është përfshirë ndoshta edhe ai refuzim për kthimin në origjinën që bie erë arkaizëm, e të parëve. Sed kujton gjithmonë:
Lindja nuk është vetëm afër Evropës; është vendi i kolonive më të vjetra, më të pasura, më të përhapura evropiane; është burimi i qytetërimeve dhe i gjuhëve të tyre; është konkurrenti kryesor në fushën kulturore; është një nga simbolet më të përsëritura e më të ngulitura të së Ndryshmes. Në lindje ishte Bibla dhe origjina e Krishtërimit; në lindje shkuan shumë udhëtarë si Marko Polo, Ludoviko di Vartema, Pietro dela Vale; nga lindja u drejtuan tregimtarët me fantazi të gjallë […].
Në këto përvoja pati origjinën një letërsi e pasur, brenda së cilës mund të veçosh disa tema të përsëritura: udhëtimi, kronika, përralla, tregimi ekzemplar, debati polemik. Këto janë lentet nëpërmjet të cilit është perceptuar Lindja e, takimi Lindje dhe Perëndim, merr një formë të përcaktuar. Ajo që ishte e huaj dhe e largët, pak nga pak bëhet çuditërisht familjare; synohet drejt një gjykimi as plotësisht të huaj, as plotësisht të zakonshëm, ndërsa del në pah një mundësi e tretë, ajo që t’i shohësh gjërat e reja, gjërat e para për herë të parë, si versione të diçkaje të njohur kohë më parë. Në thelb, një mundësi e tillë e re nuk është një mjet për të mësuar se sa një metodë për të mbajtur nën kontroll atë që duket si një kërcënim për vizionin tonë të zakonshëm të botës.
E, siç e kemi thënë tashmë, pjesa më e madhe e letërsisë së udhëtimit ishte konceptuar, në fakt, nga shkrimtarë që nuk kishin udhëtuar kurrë, por që të sugjestionuar nga leximet e paraardhësve të tyre, kishin shpikur një Lindje të tyren dhe një harem të tyren.
Rreth kësaj çështjeje, Ledi Meri Uortli Montagu, me mendjemprehtësi, i shkruan mikeshës së saj Ledi Riçit:
Ju dëshironi që unë t’ju blej një skllave greke, e cila të ketë mijëra cilësi të mira. Grekët janë nënshtetas; jo skllavë […]. Letra juaj është e tëra e mbushur me gabime. Shoh që konkluzionet tuaja për Turqinë i keni nxjerrë duke iu referuar Dymonit, atij shkrimtaruci, i cili ka shkruar me të njëjtën siguri dhe injorancë. Për mua që qëndroj këtu është një kënaqësi e veçantë tek lexoj Udhëtimet në Lindje kaq larg së vërtetës, mbushur me kaq gjëra absurde sa po argëtohem pa masë. Nuk mungojnë kurrë shpjegime të hollësishme për gratë që, duket se nuk i kanë parë kurrë, flitet me kompetencë për mirësjelljen e burrave, në shoqërinë e të cilëve nuk kanë qenë kurrë të mirëpritur e, shumë shpesh përshkruajnë xhami, të cilave nuk kanë guxuar kurë t’u hedhin sytë.
Pikërisht për këtë është e rëndësishme të kihet parasysh që përtej filtrit të Orientalizmit, në shumë raste, si në letërkëmbimin që na ka lënë Ledi Montagu, këto burime përshkruajnë ambiente ku jetonin gratë, hapësirën e izolimit, duke shtuar pjesëmarrjen e tyre aktive që i bën të jenë pikërisht ato, në disa periudha, të vetmet protagoniste të administrimit të çështjeve të Shtetit.
Në gjysmën e dytë të Tetëqindës gjithë zhurma e Orientalizmit i kishte lënë vendin një vizioni më pak të ekzagjeruar e më të kujdesshëm ndaj reales. Gjejmë përshkrime të ndryshme, si pikturat, të cilat nuk shërbejnë si simbole të ekzaltimeve erotike, por më tepër kanë si qëllim të nxjerrin në dritë dekadencën dhe vetminë e grave të haremit, tashmë të zonjat për të dalë herë pas here nga apartamentet e tyre, në karroca, të shoqëruara nga eunukët e nga sytë lakmitarë që përpiqeshin të depërtonin mes vellove në zbehtësinë e tyre të trishtë. Nuk mund të harrohet edhe që deri në fund të shekullit XIX-të, në perandorinë osmane gratë ishin izoluar në pothuajse të gjitha shtëpitë myslimane.
Në shtëpitë më komode ndodheshim haremet e pasura, me eunukë e odaliska: në ato më pak komode jetonin edhe dy gra në të njëjtën dhomë, e cila ndahej nga një perde. Myslimanët e thjeshtë, në fakt, në dallim nga sulltanët, martoheshin rregullisht edhe me vajza të myslimanëve tjerë. Ishte e zakonshme, pra, që këto gra, të lindura e të rritura në një harem, kur martoheshin të transferoheshin në një harem tjetër që administrohej nga validè-ja, e ëma e bashkëshortit.
Haremi, pra, konfigurohte si institucion me struktura shumëformëshe: është një fill i kuq që vjen nga antikiteti, që i përket kulturës së Lindjes së Afërme duke filluar rreth dymijë vjet para erës sonë, që i shtohet kulturës islamike, së cilës i reziston duke shprehur herë vlera të njëjta me ato më të njohurat të oborrit të Stambollit, heë thellësisht të ndryshme e jetëgjata.
Por jashtë Sarajeve të Mëdha haremet e tjerë kishin të tjera kohë me më shumë ritme. Ai i Topkapisë është haremi që i korrespondon kohës së pushtetit: lind me Sulltanin e Madhërishëm (Sulejmanin); jeton në oborrin e tij e të pasardhësve të tij kohën e Shtetit absolut; i jep fund me shpërbërjen e perandorisë e me lindjen e republikës.
Nëse në Turqi e në Kinë poligamia është shfuqizuar, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zona të tjera të Lindjes së Mesme apo për Arabinë Saudite ku gratë e shumta, që bashkëjetojnë nën të njëjtën çati, dalin me celularë e kadillakë, por gjithmonë të mbuluara me vello të zeza. Po ashtu në Afrikë, ku, siç kutjon Alev Krutier, rreth 87 për qind e shoqërisë praktikojnë poligaminë.
Haremi, pra, si realitet i jetuar brenda familjeve, s institucion shoqëror që shoqërizohet me poligaminë e izolimin e grave, mbijeton në kohë përtej kufijve të Portës së Lartë: jeton në kasollet berbere ose në shtëpitë prej rëre të shkretëtirës veri-afrikane, ose në tarracat e bardha të shtëpive marokene e të peizazheve të kaltra të detit të Tunizisë. Njëri, ai i Topkapisë, përfaqësoi orientalizmin, një realitet politik e kulturor thellësisht të lidhur me epokën e tij historike; tjetri është një realitet i qëndrueshmërisë e i historisë së dokeve e të sjelljes, të destinuara për t’u modifikuar me kalimin e kohës në përputhje me ndryshimet komplekse të mentalitetit.
_______________________________________________
*i Persisë
*brenda mureve
*qëndrimi larg grave
*Institucion shoqëror ku gruaja ka njëkohësisht disa bashkëshortë
*Besim fetar i bazuar në ekzistencën e një zoti
*Besim fetar i bazuar në ekzistencën e shumë zotërve
*al-Abbas-xhaxhai i Muhametit. Dinastia abbaside ishte në pushtet (viti 750-1250 p. e. sonë). Kryeqyteti i saj – Bagdati.
*Popullsia e lashtë e Sirisë dhe e Palestinës.
*nga Mani-themeluesi i një besimi radikal në Persinë antike – që vinte në kontrast të mirën dhe të keqen, të drejtën dhe të padrejtën, dritën dhe errësirën e që u përhap në Mesjetë, në Lindje dhe Perëndim.
*Besimtarë të rrymave agnosticiste që lindën në epokën e krishtërimit të hershëm.
*Zoanë bregdetare e Afrikës Veri-Peëndimore.
*Skllavet e haremit.