Abetare për epokën bërthamore
Përkthyesi: Ukzenel Buçpapaj
Në cep të hartës
së marinarit shkruhet: “Matanë
këaj pike ndodhen Përbindëshat”.
Dikush e la dritën ndezur
në depo – brenda
atje te rafti ndodhet një kafkë
që flet. Sy të kaltër
në ajër, të kaltër si
të idiotit. Çdo frikë, çdo
kujtim vlen; dhe po pate
ndonjë fije zemër, një ditë
ka për të të vrarë.