Shenja e kafshimit

Autori: Ronny Someck

Përkthyesi: Ukzenel Buçpapaj

Në mëngjes, pas koncertit madhështor të kaosit, fytyrat u zbrazën
si shishe birre.
Kush u kthye për të shikuar vuri re mollën duke u dridhur
midis buzëve të grave
dhe kafshimin në të.
Po dashuria? Dashuria thurur si llastiku në mbathje:
ç’e mban lart
e tërheq poshtë.