Pusi

Autorja: Denise Levertov

Përkthyesja: Luljeta Lleshanaku

Kur isha gashtëmbëdhjetë vjeç
besoja se drita e hënës
mund të më ndryshonte po të donte.
Lëvizja kokën në jastëk, nën të lëvizte shtrati
ndërsa hëna ngadalë
kryqëzohej mbi kangjellat e hapura.

E doja bukurinë, shkëlqimin e rrezikshëm të çelikut,
trupin tim të holluar, zbehtësinë time më të zbehtë.
Bëja me zell banja hëne, ashtu si të tjerët banja në diell.
Por vështrimi i ngulët i hënës së sertë
më mbante zgjuar. Mëngjeseve,
gdhihesha e shpëlarë dhe e kryqëzuar.

Ishin netët e errëta, me gjumë të thellë,
kur ëndërrova më shumë, e kredhur në pus,
dhe zgjohesha e çlodhur, dhe nëse jo e bukur
e mbushur me një tjetër forcë.