Mojra

Autorja: Julien Green

Përkthyesja: Nerimane Kamberi

Një ndjenjë zagushi e zgjoi nga gjumi dhe me një gjest të shpejt e shtyri batanijën që e mbulonte deri te goja. Sytë u ndalën te tavani. Pa një dritë të cilën nuk e njohu menjëherë sepse i ngjante pak shkëlqimit të një zjarri dhe ktheu instiktivisht shiqimin kah kamina, por nuk ishte ndezur zjarri. Atëherë ju kujtua se llampa e vogël ishte rrokullisur nën shtrat, pa u thyer, gjatë mundjes.
Trupi iu kishte bërë qull nga djersitja, e ngriti gjurin për ta shtyrë edhe më tej batanijën e rëndë, dhe në ndriçimin e zbehtë e pa trupin e tij lakuriq. Nga shprehija e ktheu shiqimin. Përgjatë ijeve të tij, ishte ky trup tjetër frymëmarrja e të cilit ia përkëdhelte gjoksin. Ndalgadal, çdo detal u kthente në vendin e vet në kujtesën e tij: gruaja e cila u përpoqte duke e lutur, mbi dyshemenë ku kishin rënë, pastaj mbi këtë shtrat, dhe ky “pëlqim” i papritur, ky “po” i pakuptueshëm: ishte dorëzuar papritmas; përnjëherë, ishte shëndruar në bishë. E vuri dorën mbi këtë lëkurë tmerrsisht të butë dhe kërceu nga shtrati.
Në ajrin e ftohtë, dhëmbët i kërcenin, dhe nga qafa e deri te thembra e këmbës ndjeunjë dridhje që ia kaploi lëkurën. Fjala e Killigrevit iu kujtua: lupa.ujkonja. Ujkonjë ishte Mojra, dhe kjo ishte dashuria…Veshi robdeshambrin dhe me nervoz e lidhi konopin rreth belit, u kthy te shtrati ku Mojra sy mbyllur afronte një dorë të lodhur kah vendi i zbrazët.

– Zgjohu! i bërtiti.
Ajo fërkoi fytyrën dhe hapi qepallët përgjysëm.

– Kam të ftohtë! Pëshpëriti.

– Ke të ftohtë, tha ai me një zë të ndryshuar. Dhe kapi me plot fuqi
batanijën bojëhiri të trashë që kishte rrëshqitur mbi dysheme, dhe e lëshoi vrullshëm mbi kokën e gruas së re. Mojra kërceu aq fortë sa që rra nga shtrati, po Jozefi e mbante me tërë fuqine e tij nën atë mbulesë leshi të rëndë nga e cila doli një rënkim që I përngjante bërtitmës së një fëmiu.

– Ke të ftohtë! Përsëriti i tërbuar. Ke të ftohtë, Mojra! Trupi i njomë u kthy në një anë, pastaj në tjetrën me një fuqi të jashtëzakonshme. Një energji e tillë I erdhi, sa që Jozefi u frikua se do t’i ikte. Duart e tij u futën aq thellë në batanijë sa që i njohën vijat e saja nën atë trashësi.
Fryma i ishte shpejtuar. Ishte i kërussur mbi të. Fjalë pa rend i dilnin nga goja dhe me një çast qajti pa e ditur fare. Kur trupi i saj nuk lëvizi më, ofshami njëherë dhe tërhoqi batanijën, por përpara kësaj fytyre që e shiqonte, bëri një hap mbrapa dhe mbeti i heshtur.