Lojë dashurie, gjallë në akull dhe në zjarr

Autorja: Gwendolyn Brooks

Përkthyesi: Ukzenel Buçpapaj

Është mëngjesi i dashurisë tonë.

Në trastën e minutave jemi ne.
Sa bukur.
Të huaj të gëzuar te mëngjesi ynë,
qeshim, prekim shoqi shoqin,
herë ia hipi herë ma hipën,
duke e ruajtur përgjegjshmërinë.

Në dhomë ndodhet drita e Zotit.

Meqë bota po na sheh nga dritarja,
nuk mund të kaçumitemi më gjatë.

Ti më ngrihesh. Anipse
gazmor, kthehesh prapë të vetvetja.
Ta kqyr
hapin e drejtë dhe krenar.
Ti je i drejtë dhe vetpranues si luan
i veshur afrikançe, Je thepak, i lehtë,
i vetmuar.

Ka një çast në miqësi
kur ndërprerja nuk duhet kuptuar.
S’e duroj dot ndërprerjen.

Ky është lumnimi shkëlqimtar;
koha e kurrë-mos-mbaroftjes.

Në rrugë buzëqeshim.
Ecim
në drejtime të ndryshme
udhës së padehur.