Këngë trishtimi për një jetë që thuajse ishte imja
Përkthyesi: Ukzenel Buçpapaj
U linda në Virginia. Nga babai im i ftohtë, gjykatës, vendimet e të cilit
qenë nxirë nga mitmarrja, mësova të përtyp gjethe duhani dhe të
prek me dorë vendin
ku mbaron shtylla kurrizore e vajzave.
Një natë vodha çelësat e Shevroletit dhe e çova deri n’Atlanta.
Kaloja natën në makinë, mbi sustat e ndjenjëseve të pasme,
i palosja rrobat për t’i përdorur si nënkresë. Njëherë, kur më kapën
duke bërë shurrënpranë rrotave dhe më gjobitën 50 dollarë,
i tregova gjykatësit se qielli është tavan dhe parafangoja e pasme
nevojtore.
Një ditë babai im i ligjshëm u duk në restorantin ku punoja. Ai
më këqyri,
dhe unë ia qepa sytë me gjilpërën magjike që e mbaja përherë
në xhepin e mallit tim,
po të mos ishte e vërtetë kjo rrëfenjë, mund t’ishte mbjellur
në një këngë ala Johny Cash, por unë, që laja dhëmbët
pesë herë në ditë për të hequr njollat e duhanit, vjell krejt
Johny Cash-ët në të njëjtin legen ku vjell Virginia-n.
-Kur do të bjerë bomba? – pisket Roger Vatersi- në këndues
dhe unë filloj të kuptoj se nuk mund të shlyhete nga kujtesa e njeriut
pistoleta Tommy
që babai im i ftohtë e mbante në sirtar.
Asnjë re nuk është nxirë
as nuk ka rënë
në këtë poezi. Atëherë isha
filozof i derdhjes së çastit
të kafesë në motelin
ku kamerierja flokëverdhë do
që të mbytet me ty në pirg sheqeri.
Pse vesh sisore, pyeta njëherë dikë si kjo,
dhe ajo më tha se sisët e saj, si jeta ime, janë sa grushti
që fshihet në dorashkë.