48.SË FUNDI…

Safo

Më në fund
Ti erdhe prapë,
Dhe bëre mirë që erdhe,
Sepse digjesha nga dëshira.
Më hodhe një flakadan në zemër
Dhe i dhe hov flakës së dashurisë.
O qofsh e bekuar, e bekuar, e bekuar,
Ti që erdhe prapë,
Sepse të ndarë lëngonim!