45.VENDI TË KËRKON, AFËRDITË…
Eja nga kreta tek ne, tek tempulli yt i shenjtë,
Eja tek korija jote e mahnitshme e mollëve,
Dhe tek tempujt, ku ngrihet lehtë tymi,
Nga temjani që digjet!
Eja këtu, ku uji rrjedh i freskët,
Nën degët e mollëve, dhe toka hijësohet
Nga kaçubat e trëndafilave, dhe ku nga gjethet
Rrëshqet ngadalë përdhe pika e vesës!
Këtu ka luadhe, kullota për kuaj,
Pranvera harliset nga lulet dhe flladi
Fryn lehtë e ëmbël.
Këtu Qiprida, prëndesha e hijshme,
Të sjell njeriun e zemrës, dhe në gota ari
Të derdh nektarin e ëmbël, të përzier
Me gëzimin e festës.