Të hysh pa u ndier…

Autorja: Marina Cvetajeva

Të mundej dot synim i fundmë
Mbi kohë dhe mbi forcë rëndese –
Të ecje e mos lije gjurmë,
Mos hidhje hije kur të ecje

Ndanë muresh…
Mund ta ktheh pas
Rrjedhën? Pasqyrës t’ikësh shqim?
Kështu: lermontov në Kaukaz
Të hysh pa trembur shkëmbinj.

A mund – të dëgjosh muzikë –
Në organo të kesh vetë Bahun –
Pa dridhur ajrin një çikë?
Të farosh pa lënë as pahun

Në arkë…
A mund të qeshni kur qani?
Ose… të numëroni pa numra?
Kështu: me kohë si oqeani
Të hysh, pa trembur ujra…
14 maj 1923