S.E.
Me mburrje ia mbaj unazën në gisht!
– Po, grua, – në Amëshin, jo në kartë. –
Fytyra e tij e ngushtë tmerrësisht
Posi një shpatë.
E heshtur goja e tij, ceparënë,
Dhe vetullat madhështi – vrara.
Në fytyrë tragjike janë zënë
Dy vija gjaku bujare.
I brishtë si cipa e degëzave të mbira.
Dy sytë e tij – mrekullisht – të boshtë! –
Nën flatrat e vetullave të shtrira –
Dy hone poshtë.
Jam dama – ai kalorësi me kalë,
– O ju që rroni dhe vdisni pa frikë! –
Të tillët – në kohërat fatale –
Thonë për to vjershën – e shkojnë në thikë.
3 qershor 1914 Koktebel