Madhështia
Përkthyesja: Sazana Çapriqi
I shkova për vizitë plakës Susan Gray
Bijtë e saj ushtarë kishin marshuar
E, ja ç’më tha:
“Unë luftën s’e urrej jo – dihet se burrat luftojnë –
Oh, po këto bajraqe e uniforma,
Që s’na lanë dot të rrojmë
Dhe lufta në qoftë e shkruar,
S’e ndal dot se vjen, do vijë ,
djemtë nga loja t’i nxjerrë varg.
Po, s’është e drejtë fare o xhan
O ç’ju duhet kjo çmendi
Që hijeshoni vdekjen mor aman.”
E lashë plakën Susan plot maraz;
Pranë kah kalonte orkestër e famshme
Që thërriste burrat të vdesin plot gaz.