Klithmë kohe

Autorja: Miradije Ramiqi

Në kufje zëri tingëllim
Në anën tjetër alo Evropë alo Amerikë
Në jetën tonë kufijtë nuk kanë rëndësi
Në zgjedhjen e numrave të shumtë
Zbusim dhembjen tonë të thellë

Në kufje të thellë prekemi
Në një natë Ëmbëlsi e largët

Loti mbjell e shëron plagë
Dashuri pse rri aq larg
Dashuri pse ikën aq shpejt

Nyje malli lidh ditët-netët
Ëndërron përjetimet me ty
Në kthimin tënd Farë e fatit tonë
Mbjell dhembjen e bardhë

As shkrimet e këtyre vargjeve
Nuk e shërojnë dhembjen tonë
Nga malli për ty o shpirt i trazuar

Ëmbëlsi e largët Një natë të qetë
Thellë prekemi në kufje telefoni
Në anën tjetër zbusim dhembjen
Tingëllimë zëri
Alo Amerikë Alo Evropë
Alo, alo Kosovë Prishtinë Ulpianë Dardani
Alo Prishtinë Alo alo Kosovë
Thellë prekemi në dheun e shtrenjtë
Kosovë Alo…

Prishtinë, 2000