Eugenia
Përkthyesi: Ilir Baçi
Edhe pse përpara mbrëmjes kisha vendosur të mos pija duhan, e megjithëse tymi, që kishte mbështjellë çdo gjë në dhomë, të krijonte ndjesinë e mbytjes, mora një cigare nga paketa e të panjohurit që kisha në krah dhe e ndeza, si për t’u vetëmbrojtur. Défence de fumer. Ishte cigare e markës “Gitane”. Dhe papritmas kujtove Eugenia-n, shijen e atij duhani në gojën e saj, erën e tymit të tij në flokët e saj. Vajzën që lëvizte brenda mugëtirës mbytëse ballkanike, vorbullës së tymnajës nëpër stacionet londineze të trenave dhe kafenetë partizane. Sa herë që e çoja dorën pranë gojës, më kujtoheshin ditët e çmendura që patëm kaluar në shkollën e mesme…
Eugenia qëndronte në këmbë para pasqyrës dhe kthehej sa andej – këtej për të kqyrur këmishën e re, e cila i rrinte shumë e madhe, ngaqë ishte këmishë burrash. – Si të duket?
Unë ngrita supet. – Përse e ke marrë kaq të madhe? Ajo zuri t’i zbërthejë kopsat njërën pas tjetrës derisa gjinjtë iu shfaqën plotësisht, pastaj i vuri pjesët e përparme të këmishës njëra mbi tjetrën dhe i futi nën qemerin e fundit duke e shtënë dorën përfund tij për t’i tendosur. Vuri edhe varësen me kryq, rruazat e zeza të së cilës iu futën në hapësirën mes gjinjve. Vetë kryqi godiste brenda këmishës së saj si e rrahur zemre, ndërsa ajo përshkoi dhomën dhe ra në shtrat pranë meje duke zbuluar qafën e përkryer të prerë në formën e një V-je nga këmisha, me fytyrën të zënë nga një tufë flokësh të ashpra e të yndyrshme si bisht kali, të cilat ia përdrodha nëpër gishta. Megjithëse janar, ende i dukeshin mbi lëkurë shenjat e bluzës verore me rrypa dhe të pantalonave të shkurtra.
Kudo ku ajo ecën… Kur shkon në shkollë dhe kur kthehet. Degët e forsintës lulëzojnë teksa afrohet dhe lëshojnë farat gjurmëve të saja.
Shalët i kërcenin tërë hijeshi duke i krijuar një palë vithe të lidhura, të ngritura, vithe klasike gruaje, edhe pse ishte e njomë. Kindet e fundit i ngjiteshin pas kofshëve dhe i shkisnin si uji në trupin e një notareje.
Ia kishte ënda të m’i bënte provë rrobat e saj megjithëse trupat i kishim shumë të ndryshëm. E preknim njëra-tjetrën në fillim vetëm si shoqe, në vende të parëndësishme, duke i përdorur duart si pasqyra. Shiko. Është më mirë t’i lësh flokët të të bien kështu. Pa lidhe këtë shall rreth belit. Lidhe vetëm një herë nyje dhe të shohim pastaj ç’ngjyrë i shkon lëkurës tënde. Mirë. Qëndro në këmbë drejt. Jo, jo ashtu. Lërmë të të mësoj. Mbaji gjinjtë të ngritur e të veçuar, tani uli pak supet.
I gjykonim trupat tanë dhe bënim një kolazh të pjesëve më të mira – gjinjtë e saj me flokët e mi, beli im, vithet e saj, këmbët e mia, sytë e saj, supet e mi dhe, pa dyshim, goja e saj. Nganjëherë vidhnim dhurata për njëra-tjetrën nga raftet e artikujve kozmetikë, duke ia treguar sho-qes me duar se ç’donim. Pastaj futnim brenda rrobave ç’kishim marrë, dhe dilnim pa na u skuqur faqja fare.
Nuk na zunë asnjëherë.
Më pëlqente të vidhja cigare vetëm sepse kënaqesha kur Eugenia e pickonte celofanin me dhëmbë për ta grisur, nxirrte një cigare me thua dhe e ndizte, e mbytur në kënaqësi, me sytë ngulur te të mijtë në çastin që ngrinte mjekrën për të nxjerrë tymin. E thithja të ndaluarën nga ajri përreth saj.
Ishte qershor. Vera e fundit e shkollës së mesme.
Eugenia dhe unë ishim ulur në verandën e shtëpisë sime dhe po freskonim këmbët në ajrin e natës. Nuk kishim mundur ta kapnim autobusin pas filmit dhe nga qyteti në shtëpi kishim ardhur më këmbë. Babai donte edhe disa orë të kthehej nga puna, kështu që mora nga frigoriferi një nga shishet e birrës që ai mbante për vete, e hapa dhe e solla në verandë ku Eugenia e kishte bërë pirg hirin e duhanit në një takekuteke të vogël te këmbët. Ia kalonim shishen njëra-tjetrës pa folur, duke parë shtëllungën e mushkonjave që mvbështillnin llampën e rrugës. Atë çast diçka u këput brenda meje. Aftësia që ndieja për Eugenia-n u shndërrua fuqishëm në një lloj dëshirimi të pashpjegueshëm, si një uri e papërballueshme. Ndieva që po thithja frymën e saj.
-Eugenia, të vjen gjumë? – pëshpërita me buzët ngjitur pas veshit të saj.
Ajo tundi kokën. – Ende jo.
U ulëm në heshtje. Ajo ndezi një cigare tjetër. Mezi e mbajta veten pa iu hedhur shtyllës së ndriçimit, dhe pa u kaçamitur me dritën e hënës.
Piu për herë të fundit nga shishja dhe më hodhi një vështrim – me ato sytë me qepalla të rënduara – një vështrim të cilin e kisha parë kushedi sa herë duke shteruar të panjohurit holleve të kinemave, shoferët e autobusëve, mësuesin e fizkulturës. Ngela pa gojë. Në veshë ndjeva gjëmimet e zemrës. E adhurova në çast, ndieva kaq dashuri për të saqë isha gati ta shqyeja me dhëmbë. Ishte një ndjesi e re – nuk nxirrja dot as dhe një pipëtimë, mezi merrja frymë për shkak të ngacmimit që ndjeja.
Ajo flaku cigaren në errësirë, mori shishen e zbrazur dhe u zhduk brenda shtëpisë. E ndoqa, me këpucët tona në duar. Në kuzhinë, u kthye dhe më dha shishen, të cilën e hodha në kutinë e mbeturinave, duke u përpjekur të dukesha e qetë.
U ngjitëm lart të shtriheshim. Ishte vonë. Eugenia qe e lodhur. Do ta kalonte natën tek unë. Kishim bërë shpesh kështu, kishim fjetur të dyja në të njëjtin shtrat pa bërë asnjë paudhësi dhe pa ndonjë paramendim. Por sonte ajo ndezi një qiri, më vështroi nga shtrati ndërsa po zhvishesha dhe, kur i zgjidha flokët u zhyta në shtrat pranë saj, më shtrëngoi fort pas vetes, përshpëritii emrin tim dhe nuk m’u largua kur ia vura buzët mbi të sajat, në fillim lehtë, pa ditur se si, – por ajo i hapi pak dhe me majën e gjuhës preku gjuhën time dhe ndjesia e lagësht e saj, duhani dhe shija e birrës më mbushën me kënaqësi. Fillova t’ia shijoj gojën ndërsa ajo m’i kalonte gishtërinjtë në kurriz për të më mbajtur brenda shtratit të ngushtë, vithet, që i kishte ngjitur pas suvasë së freskët të murit, ia shtrëngoja me pëllëmbë, duke e kuptuar më në fund se kisha kohë që doja ta bëja këtë gjë – dhe e kisha bërë, veçse sipër rrobave, duke i lëmuar fundin e butë që vishte, jo kështu si tani, me pëllëmbën time ngjitur pas mishit të saj të freskët, me dorën që ia shkoja përgjatë kurrizit, përgjatë lugëtirës së belit, sipër kafazit të kraharorit, nën të cilin ndiheshin lehtë gulçimet e saj, aq sa mund të ndieja gjëmimet e zemrës sime, azdisjen e gjakut tim të bllokuar, trupin tim që ngjante si një mbulesë mishi hedhur mbi të, në shpinën time ndieva thonjtë e mprehtë që më kaluan butësisht në pjesën e përparme të trupit dhe rrugëtuan deri te thithkat e gjinjve, ajo më pa drejt e në sy pastaj u përkul dhe ma kapi secilën thithkë me dhëmbë duke më shkaktuar në mes të këmbëve që i mbaja të shtrënguara fort një dhimbje të ëmbël dëshirimi, ndërsa po dridhesha pa e kontrolluar veten, dora e saj kaloi mbi barkun tim dhe m’i hapi këmbët që i njihte si trupin e vet, kështu ajo – dhe lëngëzimi që e priste ma morën frymën. Ma zuri dorën dhe ma çoi te seksi i saj, dendësisht i mbuluar me gëzof dhe po aq i lëngëzuar. U dëgjua zhurma e gishtërinjve kur ia kalova mbi trup, ndieva shkumën e lëmuar teksa ajo fërkohej pas dorës sime, duke e shtrënguar fort mes kofshëve të saja, dhe duke nxjerrë një rënkim, një dridhje, kur një kërcitje erdhi nga poshtë…
Sakaq ngrimë – me veshët ngrehur për të dëgjuar hapa në shkallë – por jo, edhe për disa orë të tjera do të ishim të qeta, ajo m’u ngjesh pas trupit si për të më kujtuar, gishtat i kisha aq të lagur saqë po më rrëshqisnin më shumë nga ç’duhej, i fshiva pas çarçafit, dhe menjëherë ia futa prapë brenda që të mos i humbiste kënaqësia, me gjinjtë ngjitur pas të mijve, të ngjeshur, të freskët dhe të butë tej çdo përfytyrimi – mishi i saj i butë mbështetur pas meje, gishtat e saj që më përdridhnin thithkat e gjinjve, goja ime që mezi priste ta shijonte gjetkë, mirëpo lëvizjet nuk doja t’i ndërprisja, kur papritur…
Ajo e arriti orgazmën duke nxjerrë ca tinguj që nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë – pastaj u kthye në shpinë duke lëshuar një psherëtimë dhe unë rrëshqita mbi të duke e fërkuar mjekrën pas barkut të saj dhe kërthizës, duke ndjekur vijën e qimeve që ia ndante fundin e barkut, derisa faqja m’u preh mbi ashtin e mbuluar me mish të butë, aroma e tij e kripur ishte aq ëmbëlsisht e afërt saqë ia hapa këmbët dhe fillova t’a përkëdhel me gjuhë dhe ajo papritur, e zënë nga një kënaqësi e furishme, ma mbërtheu kokën me të dyja duart. Ia rrëshkita gjuhën në brendësi të seksit, ajo u step për një çast dhe u mblodh mënjanë, pastaj kërkoi të vazhdoja. Ia rrëshkitja përsëri poshtë e lart kreshtës së tij gjersa rënkoi dhe e bëri trupin urë, duke m’i shkulur flokët fort. E ndeza mirë, u tërhoqa një çast dhe e ndeza sërish gjerkur nga fyti e saj nisën të dilnin hungërima të vërteta kafshësh dhe vithet e mia filluan të hidheshin ritmikisht, me gjakun e ndezur vetëm nga mendimi se ajo po prishej sërish në gojën time, Eugenia ime – ajo gulçoi vetëm njëherë dhe unë ia shqita gjuhën, pastaj rreshta dhe në atë çast ajo shpërtheu, duke ma shtrënguar kokën fort dhe duke u dridhur një herë, dy herë nga spazmat që e mbuluan valë-valë, pastaj unë zgjata dorën, e futa poshtë dhe u fërkova e u masturbova shpejt deri sa u prisha. Me kurrizet tona të bëra njësh, i kapërthyem shalët gjersa dridhjet erdhën e u bënë tepër të vogla për t’i ndjerë.
Pak nga pak u ndamë nga njëra- tjetra sepse kishim të nxehtë, duke mbajtur vesh çdo zhurmë në shtëpi, kërcitjet në dhomë, duke i bërë veshët katër për hapat e njohur të tim eti poshtë dritares, i cili e kishte zakon të fliste me vete ndërsa kërkonte çelësin, përplaste derën kur hynte në kuzhinë, mërmëriste, hiqte çizmet dhe i hidhte prapa derës.
Pa dyshim, do t’i vinte re mbi tryezë cigaret “Gitane” të Eugenia-s, këpucët dhe çantat tona të shkollës të hedhura në një qosh, do të hapte frigoriferin, do të numëronte shishet boshe dhe do ta vërente mungesën e birrës së tij…
Lutesha të na zinte gjumi shumë kohë përpara se ai të vinte në shtëpi e të ngjitej lart, të fuste kokën në dhomën time dhe, larg qoftë, t’i afrohej shtratit tonë, i tërhequr nga aroma e mistershme e pasionit dhe nga fantazma e aktit tonë që qëndronte pezull mbi trupat e fjetur si teshtitja e lënë nga një leopard o nga një engjëll mbrojtës.