Autoportreti

Autorja: Miradije Ramiqi

(Sipas Albreht Dyrerit: Ecce homo)

S’është i rastësishëm
çdo përgjasim me Ty

Rruga ime është në vija
Nëse nuk më njeh Të njoh
Tërhiqe edhe një vijë

A a’më zbulove nëpër të prekur
Më ktheve sërish afresk në mur
Shën Mërisë ia dhe tre gishtërinj
Që i harroi në flokun tim të fjetur
Zgjohu, më the, të të ëndërroj
Ashtu siç më njeh Të njoh
Dil nga korniza, më the
Jo, të thashë, aty je edhe Ti
Në një buzëqeshje gravurë
Sa shumë i gjason portretit tim
Në çdo peizazh, i dashur
Të është zënë edhe fytyra jote
Ç’të bëj tjetër për ty, mjeshtër

Tërhiqe edhe një vijë