Ariel
Përkthyesja: Brikena Smajli
Hapa në errësirë
Atëherë një blu e pakontur
Derdhet kodrash e mjegullohet.
Luaneshë e Zotit,
Si gjithkush rritemi
Përtej themrave dhe gjunjëve! – Brazda
Çan dhe kalon, motër për
Harkun e kafenjtë
Të një qafe që s’mund ta kap.
Syzi – sterrë
Manaferrat e nxira
Varen –
Kafshata të një gjaku të zi, të ëmbël
Hije,
Diçka tjetër
Më tërheq përmes ajrit –
Kofshë, flokë;
Që rrëzohen prej takash.
Perëndeshë
E bardhë, vishem
Duarsh të vdekura, lidhjesh të vdekura.
Por tani unë
Shkumëzoj si gruri, një shkëlqim detrash.
Qarja e fëmijës
Shkrin në mur
dhe unë
Jam shigjeta,
Vesa që fluturon
Vetëvrasëse, drejt dikujt që ngjyen gishtat
Me të kuq
Sy, çajniku i mëngjesit.