Baba
Përkthyesja: Brikena Smajli
Ti nuk je më, ti nuk je më
Jo pse këpucë e zezë
Në të cilën kam jetuar si një këmbë
Për tridhjetë vjet, e varfër dhe e bardhë
Zbrazëtisht duke guxuar të jetoj.
Baba, unë kam dashur të të vras
Ti vdiqe para se të kisha kohë –
Mermer i rëndë, një çantë plot Zot
Statujë e kobshme me një gisht gri
I madh sa një vulë Frisko.
Dhe një kokë në Atlantikun tekanjoz
Ku zhytet bathë e gjelbër në blu
Në ujërat e Nausetit të bukur.
Unë u luta të riktheheshe ti
Ach, du.
Në gjuhën gjermane në qytetin polak
Sheshi i gërryer nga cilindri
I luftës, luftës, luftës,
Por emri i qytetit është i përgjithshëm
Miku im polak.
Thotë se atje ishin një dyzinë ose dy
Kështu unë kurrë nuk mund të them se ku i
Vure këmbët, ku i hodhe rrënjët,
Unë nuk mund të të flas ty kurrë
Gjuha më lidhet për fyt.
Si të kurthohej telash me gjemba
Ech, ich, ich, ich,
E kam vështirë të flas.
Mendova se çdo gjerman ishe ti.
Dhe gjuha tërhiqet me turp
Një makinë, një makinë
Më godet me shuplakë si një çifut
Çifuti në Dakau, Aushvic, Belsen
Filloj të flas si çifute
Mendoj më mirë të jem çifute.
Borërat e Tirolit, birra më e pastër e Vjenës
Nuk janë aq të pastra as të vërteta
Sa prejardhja ime gipsore dhe fati im i çuditshëm
Dhe pakoja ime e Tarokut dhe pakoja ime e Tarokut
Ka mundësi të jem çifute.
Kam qenë përherë e përpirë prej teje
Prej tonit tënd ushtarak, zhargonit tënd zyrtar
Dhe mustaqeve tuaja të rregullta,
Syrit tënd Arian, blu të ndritshëm.
Njeri me armaturë, njeri me armaturë, oh ti –
E çave të çmuarën zemrën time të kuqe dy copash
Unë isha dhjetë vjeçe kur ata të dogjën ty
Afër njëzetave u përpoqa të vdes
Dhe u ktheva prapa, prapa tek ti
Kam menduar se edhe kufomat bëjnë kështu.
Por ata më nxorrën jashtë thesit
Dhe më zhytën në tutkall
Atëherë e kuptova se ç’duhet të bëja
Krijova modelin tënd
Një burrë të zi me një vështrim prej Mainkampfi
Dhe një dashuri dërrmuese dhe të fortë
dhe unë thashë u bë, u bë.
Kështu baba, përfundimisht mbarova
Telefoni i zi rrënjëshkulur,
Zërat kurrë s’më ngrohën megjithatë.
Sikur të kisha vrarë një burrë, do të kisha vrarë dy –
Vampirin që thoshte se ishte ti
Dhe piu gjakun tim vite me rradhë,
Shtatë vjet, nëse don të dish.
Baba tani mund të punosh i qetë.
Është një hu ngulur në zemrën tënde të zezë
Edhe fshatarët kurrë nuk të deshën.
Ata po vallëzojnë dhe të shtypin ty
Ata e dinë mirë se toka është ti.
Baba, baba, ti bastard, unë jam ndërmjet.