Verë e përgjakur
këtë verë gjaku
me sy të nxjerrur
mureve të Betlehemit
lexova Biblën
deri në fund
me këmbë të këputura
vizitova malin e përflakur
u bëra feniks në shkrumb
Sa nxehtë me zjarrin në gji
sa ftohtë me vdekjen nën sjetulla
Ruana Zot nga barbarët
djepat ruanaj
ninullat të mos vdesin në këtë tokë