Dritarja pa perde
Luajmë lojën e peshqve
në zallin e jetës pa kripë
Plazhi na ndjek pas
me një dritare pa perde
Ku t’i fshehim fytyrat
në këtë ditë lakuriq
Apokalipsa është përrallë mbi frikën
nëpër budizëm
mrekullitë lëvizin fantastikisht
Shalli i zi ma ka zënë frymën
po nuk është gjarpër që kafshon
gjaku im mbetet pija më e preferuar
S’ndalem së udhëtuari
më thonë OK zonjë
unë e di kah eci tokës së shkrumuar