Vjeshtë
sibilike
Një fëmijë i qielltë
ka me m’braktisë në ëndrra
e me m’hedh
në pullazin e lëmyshkun të duarve të botës
Bosh,
si guacka që abortoi deti
do ndihem
duke lexuar
vijat e shthurura të fatit.
Mbushë me thnegla të vogla, të verdha
uji ku lahen zanat duket keq
Për dreq
ka mbetë në udhëkryq dielli.