Të gjitha pusullat
Nuk zinte rrjetë merimanga
se i priste dora e ditës tjetër
pusulla e re me shkarravitje
herë e shkruar me kujdes
apo vetëm “të dua”
poshtë, dita e ora
më e gjatë se legjenda
ora e dashurisë
me hapa të ngathtë
herë me vrap
ngatërrohen shkallët
qyteti me njerëz
e shton vetminë
ditët e njejta
pusulla e re
mos të nisë rrjeta